Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rregulla të reja për hyrjen e shqiptarëve në vendet e BE

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Sipas ndryshimeve, aplikantët duhet t’i përgjigjen në një seri pyetjesh duke futur informacione themelore siç janë emri i tyre, adresa, data e lindjes dhe detajet e pasaportës.


BE- Duke filluar nga viti i ardhshëm, shtetasit e vendeve të treta që kanë marrë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian, përfshirë Shqipërinë do të duhet të kalojnë nëpër një sistem të ri për hyrjen në Zonën Schengen.

Unioni ka hartuar tanimë një program që synon “forcimin e kufijve të zonës Schengen”, i njohur si Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, ETIAS. Nëpërmjet këtij sistemi, BE do të kontrollojë paraprakisht të dhënat e udhëtarëve para se të hyjnë në vendet anëtare.

Do të duhen vetëm disa minuta për të plotësuar një aplikim në internet, i cili në një shumicë dërrmuese të rasteve (mbi 95 për qind) do aprovojë automatikisht hyrjen”, thotë Katarzyna Kolanko, zyrtare e Komisionit Europian.

Sipas ndryshimeve, aplikantët duhet t’i përgjigjen në një seri pyetjesh duke futur informacione themelore siç janë emri i tyre, adresa, data e lindjes dhe detajet e pasaportës. Do të ketë gjithashtu disa “pyetje që lidhen me shëndetin dhe sigurinë”.

Çdo shqiptar që do të udhëtojë në një vendet e zonës Shengen do të duhet të aplikojë fillimisht, të paguajë një tarifë prej shtatë eurosh dhe të presë për përgjigjen elektronike nëse udhëtimi i tij aprovohet, raporton Eksluzive.

Sipas autoriteteve pasi një qytetar të marrë dritën jeshile nga kontrollet e sigurisë, ai do të jetë i vlefshëm për tre vjet për një numër të pakufizuar udhëtimesh në vendet e BE. Por edhe pse procedura është në dukje e thjeshtë, ajo mund të paraqëse probleme për ata të cilët nuk e përdorin mirë internetin.


ETIAS nuk është vizë”

Komisioni Europian ka theksuar vazhdimisht se marrja e autorizimit nga ETIAS nuk është vizë. “Udhëtarët nga vendet që përfitojnë nga udhëtimi pa viza në BE, përfshirë ata nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, do të vazhdojnë të përfitojnë.

Ky është thjesht një hap i vogël procedural për udhëtarët që nuk do të lejohen të udhëtojnë në zonën Shengen, për t’i ndihmuar ata të shmangin burokracinë dhe vonesat në kufijtë e BE”, tha Kolanko.

Këta persona përfshijnë qytetarët që kanë probleme me drejtësinë, ata që kanë ekspulse apo ata që e kanë kaluar afatin e qëndrimit tre mujor. Përveç ETIAS, Bashkimi Evropian aktualisht është duke zhvilluar një sistem të ri që do të lexojë të dhënat biometrike.

“Sistemi do të kontrollojë të dhëna të tilla si emri, dokumentet e udhëtimit, gjurmët e gishtërinjve dhe imazhi i fytyrës”, tha Kolanko. Sidoqoftë, të dhënat biometrike do të mblidhen vetëm herën e parë që një shtetas shqiptar kalon kufirin e BE-së.

(a.m/dosja.al)
 
Eh medet,kur je jashte `standarteve`ekonomike dhe politike dhe ligjet behen denigruese ndaj teje.
si e si tu veshtersojne edhe ate pak liri qe u dhane.
Jo po kete jo po ate. pffff.
Sa mire keta per vete levizin me nje cope karte identiteti ne tere Evropen.
 
Danezët janë të parët që vështirësojne hyrjen e Shqipërisë në BE. Ka patur debate të ndryshme por nuk lëshojnë pe.
Mbase së shpejti edhe BE do pësojë fatin e ish Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik.
 
Problem ka qen para 10 vitesh si me kalu kush sdi me kalu tani ska deshire me jetu se posibilita jane pa fun
 
Shqiptaret perher te diskriminum kane qene , nuk perben lajm qe do paska ca pyetje shtese ne 2020 , jena msu.
Pashaporta ime eshte plot vula dhe kur vje puna nuk shohin sistemin TIMS hyrje daljet e mia por merren me kqyrjen e vulave dhe vizave nese jane fallco apo te verteta. Vl
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top