Një ngjarje e rëndë është raportuar në policinë e Vlorës, kur një adoleshnte ka denoncuar babin e saj, i cili e ka përdhunuar duke e lënë madje edhe shtatzënë. Policia e qytetit bregdetar tha se ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet V.ا, pasi dyshohet se ky 41 vjeçar, i cili akuzohet për këtë ngjarje të rëndë.
Opinion.al
Ndërkohë në media është bërë me dije se vajza është detyruar të abortojë fëmijën, fryt i këtij akti ccnjerëzor, sepse sipas mjekëve shfaqte probleme dhe keqformime.
Nën shoqërinë e tezes dhe me ndihmën e nënës ajo ka vendosur të denoncojë të atin monstër në polici. Fetusi i abortuar pritet t’i nështrohet ADN*-së, për të zbuluar atësinë, ndërkohë që mësohet se 17*-vjeçarja vijon të qendrojë në maternitetin e Vlorës në kushte të rënda psikologjike.
Në një prononcim për News 24, nëna e vajzës ka rrëfyer ngjarjen e rënde dhe pasojat që ajo ka lënë tek vakjza adoleshente. “Kohët e fundit vajza nuk po ndihej mire, bëri testin, rezultoi shtazënë. Ne e çuam në spital por fetusi ishte me deformime dhe mjekët vendosën që vajza ta abortojë fëmijën. Pas abortit vajza ka paraqitur probleme shëndetësore”,* tha ajo.