Rrëfimi i të mbijetuarit: Ndjekja e Dajtit për drogë dhe vrasja e shokëve

elbruna

Anëtar i Respektuar
Punonjësi i policisë: Asnjëri prej nesh nuk e dinte që po ndiqnim Dritan Dajtin, përveç komandantit. I mbanim në vëzhgim për trafik droge - I kërkuari ndërkombëtar i drejtësisë shqiptare, 38-vjeçari Dritan Dajti, mbahej nën vëzhgim prej kohësh dhe në momentin kur shkaktoi kasaphanën me katër policë të vrarë, do të vihej në pranga edhe për “trafikim të lëndëve narkotike”. Një burim i rezervuar .
Rrëfimi i punonjësit e policisë

Kur automjeti tip “Touareg” ka qenë i ndaluar në rrugicën para pallatit ku fshihej prej ditësh Dritan Dajti, makina tip “Ford” e policisë ka ndaluar në anën e djathtë, nga ana e pasagjerit, i cili nga informacionet paraprake rezulton të ketë qenë Dajti dhe në rolin e shoferit, kunati i tij, Erges Xhorxhi, 22 vjeç. Në rrëfimin e tij, punonjësi i policisë thotë se kur dy automjetet kanë qenë krah njëri-tjetrit, policët kanë dalë jashtë dhe kanë urdhëruar djemtë që të dilnin nga makina luksoze, pasi ishin të arrestuar. “Në ato momente është qëlluar nga brenda makinës me pistoletë dhe me automatik “Tomson”. Gjithsesi, po presim ekspertizën, për përcaktimin e saktë të armëve të zjarrit të përdorura”, - sqaron punonjësi i policisë. Duke vazhduar së rrëfyeri variantin e tij të ngjarjes, punonjësi i policisë thekson se Dritan Dajti ka ekzekutuar nga brenda makinës dy policët e parë të Sektorit të Operacioneve Speciale, Fatos Xhanin dhe Altin Dizdarin. Gjatë kohës që Dritan Dajti dhe kunati i tij kanë dalë makina dhe kanë vrapuar drejt pallatit ku strehoheshin, i treti i grupit të tyre, Ledion Mara, kanë qëlluar në drejtim të dy policëve të tjerë: Saimir Duçkollari dhe Kastriot Freska. Nga këqyrjet e para në vendin e ngjarjes, rezulton se ndaj tyre ka qëlluar 23-vjeçari Ledion Mara, nipi i 38-vjeçarit Dritan Dajti, i cili ka qenë në pjesën tjetër të vendngjarjes. E nëse skena e eliminimit fizik dyshohet se ka ndodhur brenda pak sekondash, Dajti dhe Xhorxhi kanë dalë nga makina dhe janë drejtuar për nga lokali, aty ku mbeti i vrarë nga policia Mara dhe u plagos me dy plumba në parakrahun e djathtë Dajti. Në këtë mënyrë, bilancit të vdekjes tragjike të katër policëve i shtohej plagosja e Dajtit, vrasja e Marës dhe vënia në pranga e Xhorxhit.

I katërti i dyshuar

“Gjithçka ndodhi në pak sekonda. ثshtë e tmerrshme që humbën jetën katër kolegë të mi”, - thotë ende i tronditur punonjësi i policisë, pjesë e këtij operacioni fatal të mesditës së djeshme në Durrës. Ndërkohë, nga të tjera burime të rezervuara pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mësohet se një person i katër mund të ketë ndihmuar Ledion Marën për ekzekutimin e dy policëve para lokalit. Burimet bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa pika gjaku, që mund t’i përkasin këtij njeriu, për të cilin u zhvilluan disa orë kërkime nga RENEA, të cilët kishin bllokuar zonën përreth dhe po realizonin krehjen e zonës. Agjentë me antiplumb, të cilët ndihmoheshin nga një qen policie, blinduan për shumë orë vendin e ngjarjes, deri në afërsi të orës 19:00, pothuajse shtatë orë pas tragjedisë, ku katër policë humbën jetën.

Gazeta Korrieri.
 
Ne shqiptaret nuk mbahemi cdo gje e papare do behet ne shqiperi ....Sa keq qe ndodhin kto gjera :(
 
Kur humb nje njeri te afert asgje ste intereson me,as hakmarrja..Gjithmone kemi degjuar per police te vrare ketej dhe andej,po kur te ndodhka ty vete qenka shume e tmerrshme :(
 
Back
Top