Rrëfimi (anonim) i një eskorteje në Shqipëri!

D.

.
7D5DA65B-060F-466D-BE1B-9C3BE9D8AE90.jpeg


Dokumentari “Unpublished” në Euronews Albania trajton herë pas herë tema të caktuara aktuale/problematike dhe rrëfime profesionistësh e njerëzish të thjeshtë.


Këtë herë, në Unpublished u investigua për femonemin e eskortave (shoqërueseve) shqiptare.
Një vajzë 28-vjeçare rrëfen historinë e saj.


“Rreth 7 vite më parë, kur isha 21 vjeçe, fillova të kuptoja që më pëlqente të bëja shopping, por rroga në Shqipëri ishte e pamjaftueshme, që unë të mund të blija ato çfarë dëshiroja. Prandaj si të vetmen mënyrë që të realizoja të gjitha dëshirat që kisha, ishte të shisja trupin tim. Kisha parë edhe nga shoqja ime e ngushtë, që ajo bënte një gjë të tillë, ashtu si një pjesë e shoqërisë dhe kjo ishte një tjetër shtysë që të bëhesha dhe unë si ato, me idenë që të jem në të njëjtin nivel ekonomik”, shprehet 28-vjeçarja.
Ajo vazhdon:

“Klientët e parë m’i gjeti shoqja ime. Me kalimin e kohës kishim edhe bashkëpunim me klientët e tjerë. Ne, ose të paktën unë, i pyesnim nëse kishin të afërm që donin shërbim dhe shpeshherë na kontaktonin. Ka pasur edhe klientë që i kemi parë njëherë dhe nuk i kemi parë më kurrë.”

Kështu, "klient pas klienti vajza zgjeroi rrjetin e saj të kontakteve, filllimisht në Shqipëri dhe më pas nëpër botë, dhe kjo veprimtari është e kuruar mirë që nga nisja e deri në përfundim të shërbimit", shprehet Euronews.

“Shërbimet i kryenim në vende të ndryshme. Ka pasur raste që i kam pritur edhe në shtëpinë time, kur kanë qenë klientë të përsëritur, përndryshe në hotel apo në banesat e klientëve. Në disa herë përdor makinën time, dhe më pas iu kërkoj edhe paratë e transportit klientëve, ose me taksi. Në rastet kur klienti është njeri shumë i rëndësishëm, na dërgon makinë luksoze ose na dërgon në destinacion."
“Klientët janë nga më të ndryshmit, sidmos njerëz që merren me punë të mira. Kulmi i punës sonë është kur vijnë biznesmenë të huaj që kërkojnë shoqëruese, meqenëse janë larg familjes dhe jetës së tyre” – tregon eskorta. "Në shërbimet, të huajt janë më të sjellshëm."
Gjatë rrëfimit, vajza tregon edhe raste me klientë të dhunshëm, apo të “çuditshëm” dhe kjo "industri" zhvillohet edhe online, me çmime apo detaje të tjera.

“Tarifat variojnë, por në fillim merrja 100 euro. Pasi punova dy vjet, në vitin 2016, fillova të bëja edhe disa “investime” dhe ndërhyrje te vetja. Bëra ndërhyrje në fytyrë dhe në disa pjesë të trupit dhe pasi e mora veten, rrita edhe çmimin. E para, sepse ti duhet të mirëmbash veten dhe e dyta, tashmë je një stad më lart”, shprehet vajza.


Rrëfimin e plotë e gjeni këtu.

Burimi: Unpublished, Euronews Albania
 
Ah medet thuaj.
Nejse ,ne fund te fundit varet se si e koncepton c`do kush formen e jetes.
Keto vete e zgjedhin kete forme jetes.
Te pakten si detyron kush.
 
Shum mire. Pune te mbare! Uroj qe ta kene bere te lumtur kto gjerat qe tani arrin ti blejë meqe e paska pas hall kte pike :rolleyes:
 
Profesionin me te vjeter ne bote po bejne e kto te shkretat dhe pse nga halli jo nga qjefi.Me duken me te ndershme se keto perfituset e tjera materialiste qe mbajne dashnora e burra per para.

Me shume nga qejfi se sa nga halli ?

Per te gjykuar jo, por ama dhe skemi pse ti justifikojme ??
 
Sdi cte them por nga halli e bejne. Nga qejfi do i quanin dashnore si puna e ktyre vipseve dmth. Madje kto vipset mua ma shpifin me shume se ato te shkretat qe i kane pazaret e qarta.

Dashnore jane kur kane nje a dy te cilet nuk paguajne por i mirembajne, me dhurata e gjera dmth ?

Shume e kane mga halli, sepse vertete kane varferi ekstreme. Por shume e bejne jo sepse jane me varferi por sepse skane nje jete aq te kenaqshme, si shembulli me siper sepse zbuloi se i pelqente shopingu ?
E kesaj i them per qejf une, jo per hall.
E si kjo jane me shume ne fakt.
 
Dashnore jane kur kane nje a dy te cilet nuk paguajne por i mirembajne, me dhurata e gjera dmth ?

Shume e kane mga halli, sepse vertete kane varferi ekstreme. Por shume e bejne jo sepse jane me varferi por sepse skane nje jete aq te kenaqshme, si shembulli me siper sepse zbuloi se i pelqente shopingu ?
E kesaj i them per qejf une, jo per hall.
E si kjo jane me shume ne fakt.
Edhe kjo logjike qendron.

Dakort jam.
 
Ok punë është edhe kjo, më mirë, është një profesion.
Sipas situatës ngreje edhe ti.... çmimin.
 
Hall eshte kur s'ke buke me çu ne shpi me mbajt kalamajt gjalle, kurse ksaj me siper i them thjesht tyryfyçkë qe e ka prish shoqnia.
 
Sinqerisht skuptoj per cfare po e gjykoni qe permendni nene e bab...

Ajo ka lindur e lire
Ofron nje sherbim duke qene e qart ne cmime
Nuk po e detyron njeri dhe din cben me trupin e vet... kshu qe skuptoj ci hyn ne pune botes a i shpenzon ne taka apo ne boobs leket.

A e ben me deshire?! O po i lumt.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top