Rrefenja e vapës!

Ej miq…

Nje super produksion qe do i’u mbertheje e do i’u beje te dritheroni si nje menyre per te balancuar temperaturat e larta te kesaj vere perveluese.

Rrefenja e nje mije neteve pa gjume.
Copeza tregimesh qe te gjitha se bashku do bejne qe te harroni detin.
Nje kryeveper boterore virtuale.

Bazuar ne ngjarje te verteta, dhe burim frymezimi nga vepra me fame boterore me 7 vellime dhe plot 24 libra qe pushtoi tregun letrar dhe kinematografik “Tregalle”.

Mbahuni miq, po vjen uragani!

Nje rrefenje qe do ju ngjitet ne lekure si ai paraziti qe ushqehet me gjakun tuaj qe nga lindja e deri ne vdekje.

Drame!
Romance!
Erotikë!
Aksion dhe Fantashkence!

Hiqni çdo aksesor apo mjet perdorimi metalik te mprehte qe keni ne shtepite tuaja dhe zevendesojini me te tjere si-motra apo si-vellezer prej plastike te riciklueshme.

Respektoni natyren dhe ambjentin ne menyre qe natyra t’iu respektoje ju!

InComing….
 
Jo vallaj, per pershkrime, paraqitje e kshu gjera te medhaja nuk jam une.. Ky te len ne suspance me keq se Arbana Osmani
Kur kështu ti,unë të.njoh si orator të madh.
E mban mënd atë shprehje: Nëse se kishte atë gojë as qent stë hanin 😂
 
Pupupu mortja që stë ha,po ishte shprehja jote mo.
Atyre të tregalles i ka bo shëndet e ngrëmja me siguri 😂😂
 
opo c'shkojne kto tu nejt ne verande nen driten e henes... fresk...noj pije e ftohte (jo alkolike se skemi mush moshen:p)
n'pritje te serive 😁
 
Do e ket vjedh redaktorja se s'ka mundesi... Do i kete lon mbresa te medhaja 😂😂😂
Pffff aty kisha piknisjen une, ka qene faqja me dy gjethe rukule te balsamosura permbi flete, e cik me poshte nje foto nga vrapi maratonamak-ist i pilit drejt verandes se 15 kateshit!😔
 
Hahahahahahha vetem mos m'thuj qe edhe djersa sqetlles pilit ishte balsamos te faqa tjeter😂😂😂😂😂😂
 
Parathenie:
Njeriu, gjate gjithe jetes se tij qe nga lindja dhe deri ne vdekje, zvarritet, kacavirret dhe mundohet te kape sa me shume “fruta”, nga ato qe jeta ka lene ne shtegun tone te perpjete, qe e hengert dheri ishalla!

Ndonjehere, si per te treguar qe ja dalim pas nje lodhje dhe stermundimi te gjate, klithim me ate zerin kumbues dhe çjerres te mbretit te xhungles: Mjau!

… dhe te gjithe e kuptuan qe “fruti” qe kape ne ate moment nuk qe frut por nje zhape bananeje qe te hodhi nje majmun legen nga lart pemes.

Por ti perseri vazhdon rrugen, nuk terhiqesh.
Ashtu, sy pa trembur e vetull gajtan, ballin me rrudha dhe lekuren gjithe qime qe kane marre drejtim te pa ditur.

Siç thone: Ne jete rendesi ka momenti, jo qellimi fundor.
Ose, nuk ka rendesi se humbe luften, rendesi ka qe fitove betejen.

E pra, ja keshtu ndodh, qe njeriu qenka nje kafshe e kaluar kafshes, madje me raste ska te krahasuar as me kafshen.
Por kjo nuk duhet te na zhyse ne pesimizem, perkundrazi, duhet te na jape force te vazhdojme me tej.
Dhe ne ecim…
…ecim, me tej, drejt sirtarit ku gjyshi mban brisqet e rrojes dhe tere ndroje se mos na sheh dikush marrim me vrap nje brisk, pasten e rrojes, furçen dhe ikim me vrap e mbyllemi ne banjo me çeles.

Duam te imitojme gjyshin me pak fjale, te heqim mjekrren.
Mirpo ku ka brisk qe pret telat qe na kane mbire ne lekure si nje mesazh qe jeta nuk u tregua aq e drejte dhe e bute me ne.

Kujt i plasi!
Kjo eshte jeta, kape para se ta kapin!
Merre para se ta marrin!
Lepije para se te shkrihet!

Dhe me kryesorja: Pse Rusia pushtoi Ukrainen?!

Mbase u zgjata pak por eshte e nevojshme te dini se çfare trajton kjo kryeveper dhe formen e saj.

Mbani frymen miq, na duhen edhe dy sponsora dhe jemi gati te vime tek ju me serine e pare.

Stay tuned!
 
Punova disa ditë tek tezja.
Aty erdh një plak i vjetër,e ma vuri syrin për djalin.
I them zotëri un jam në njohje me dikë,e ti faleminderit për rrespektin.
Nuk mu nda plaku,u mërzit🤣🤣😂.
Mos vallë plaku ma pat vu syrin për vete,e gjeti pretekstin për të birin.
 
Punova disa ditë tek tezja.
Aty erdh një plak i vjetër,e ma vuri syrin për djalin.
I them zotëri un jam në njohje me dikë,e ti faleminderit për rrespektin.
Nuk mu nda plaku,u mërzit🤣🤣😂.
Mos vallë plaku ma pat vu syrin për vete,e gjeti pretekstin për të birin.

I paske te forta ti.. Ke ndonje rrefenje tjeter?
 
Ej miq, mbani frymen, po vjen ajo!
Rrefenja qe do beje hatane.

Mbushni thaset me kokoshka.
Lume le te vershoje coca-cola.

Sonte do i’u flas per nene-madhen.🥰🥰🥰

Ne nje pyll te larget e te erret te quajtur Çikruk jetonte nje grua ne moshe, krejt e vetme e cila ne zgavren e nje peme gjigande kishte bere shtepizen e saj.

Nene madhja nuk kishte frike nga asgje, ajo ishte rritur e kalitur me kafshet e pyllit qe kur prinderit e paten braktisur si fryt i nje nate te frikshme ku ndodhi e padeshirueshmja.

Ajo e fillonte diten me gjueti, vriste drere te pafajshem qe me pas me llokma mishi nga trupi i tyre te ushqente ujqit e uritur qe i mbante si kafshe shtepiake per ti ruajtur kopshtin me fruta e zarzavate.
Me pas bente nje dore muhabet me arushen e pyllit e cila konsiderohej si e shenjte sepse ishte gjeneza e atij pylli te larget e te ftohte.

Pasditja kalonte shpejt sepse nene madhja rrethohej nga dhjetra qindra kafshe te vogla qe i jepnin e merrnin muhabet.

Ndersa darka ishte e veçante, ne darke nene madhja kishte ritin e lojes me fjale.
I therriste me radhe nje e nga nje kafshet dhe ca i thoshte njerit nuk ja thoshte tjetrit dhe priste rezultatin e zenkave mes tyre.

E kshu Kalonin dite e nete ne kte rutine e monotoni mbytese per nene madhen e pyllit Çikruk.

Nje dite ne mengjes, ne deren e shtepizes se nene madhes shfaqet nje gjuetar azgan.
Shtati i tij si kryqtaret e ushtrive me famkeqe te krishterimit.
Fytyra e ashper si per te treguar jeten e eger qe bente dhe trupi i mbushur me armatime te shumellojta.

Nje trokitje u degjua, tak tak tak…


…çfare do ndodhe valle?!
A do ja hape deren nenemadhja gjuetarit enigmatik?
Çfare kerkon gjuetari ne shtepizen e nene madhes?
Pse nene madhja ngurroi ta hapte deren?

Pse Rusia vjedh grurin ukrainas dhe e shet ne treg te zi?

Per keto e te tjera mbani frymen miq deri ne serine radhes…

Nje super produksion i Treflix qe ka pushtuar zemrat e miliona njerezve ne mbare boten e gjalle.

Historia e pyllit çikruk vazhdon…
 
Fillimi ishte pak horror por u zbut gjate zhvillimit te ngjarjes…..mu kujtua vetja me ate epitetin azgan por jo nuk jam une sepse ai ushtari mendoj qe eshte i ngjashem me ate personazhin qe ne kohe te veshtira nuk i bente pas as 🐐 se shenkollit 🤪😹😹😹😹
 
  • Haha
Reactions: D.
Nuk e kam lexuar akoma, vetem fillimin por "nene madhe" i therrisnim ne gjyshes mga ana babait. Cdo darke na tregonte perralla 🥺🥺
 
Top