Rrëfehet vajza që vrau babanë me thikë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Vajza 17-vjeçare nga Kaçinari i Mirditës, e cila vrau me thikë babain e saj, rrëfeu dje në gjykatë gjithçka kishte ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut. Dëshmia e R.Gjokës u bë në seancën në të cilën do të merrej masa e sigurisë. Gjykata e “liroi” 17-vjeçaren nga dhomat e paraburgimit dhe vendosi masën me “arrest shtëpie”. Vendimi i gjykatës është shoqëruar me lotët e adoleshentes, e cila në tentativë për të shpëtuar nënën nga dhuna barbare e të atit, e vrau aksidentalisht këtë të fundit me thikën e bukës. Dëshmia e vajzës ishte identike me atë që ka pohuar në momentin e arrestimit ku ajo u akuzua për veprën penale të “vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.
“Babai erdhi i dehur. Pinte gjithnjë dhe na rrihte të gjithëve, por sidomos nënën. Edhe natën e ngjarjes ai erdhi i dehur. Filloi të dhunonte nënën. Në shtëpi isha unë, si dhe motra e vëllai që janë më të vegjël. Ata u trembën e nisën të qanin. Në këtë moment babai mori një armë automatike dhe na e drejtoi duke na kërcënuar se do të na vriste”, – kështu e nisi rrëfimin e saj para togave të zeza 17-vjeçarja, e cila ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Gjatë dëshmisë së saj, ajo hera-herës ndalonte për të mbledhur veten, pasi skenën e asaj nate, ashtu siç e pohoi edhe vetë nuk kishte për ta harruar kurrë.
“Unë rrëmbeva një thikë që gjeta mbi tavolinë dhe ia drejtova babait, por ai mu vërsul dhe gjatë përleshjes ra mbi mua. Thika i preu qafën. Nuk doja ta vrisja, por ai vdiq.... vijoi më tej 17- vjeçarja. Babai i saj, Gjergj Gjoka ndërroi jetë pasi iu pre arteria kryesore e qafës. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit të dhënë nga fqinjët e familjes Gjoka. Fillimisht u dyshua për një vetëvrasje të mundshme të viktimës, por më pas gjithçka që kishte ndodhur në familjen Gjoka u zbardh nga grupi i hetimit. Autorja e krimit rezultoi se ishte vajza e viktimës, e cila menjëherë pas arrestimit e pranoi vrasjen. Por ajo mohoi ta kishte kryer krimin me vullnetin e saj. Sipas dëshmisë së dhënë në polici, e cila u ripërsërit edhe dje në gjykatë, ngjarja kishte qenë aksidentale. Ajo vetëm sa kishte dashur ta trembte babain, pasi ai në sy të fëmijëve po i dhunonte të ëmën. Dhuna e ushtruar natën e ngjarjes u vërtetua edhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, por edhe nga vetë grupi i hetimit. Me sy të lirë dallohej qartë në trupin e nënës së vajzës së arrestuar dhuna e ushtruar ndaj saj. Prej tre ditësh, 17- vjeçarja është mbajtur e izoluar në dhomat e paraburgimit të Mirditës, ndërsa për të është kujdesur një ekspert psikolog. Ai ka qenë i pranishëm në të gjitha seancat e marrjes në pyetje të vajzës. Pas dëshmisë së dhënë dje në gjykatë, togat e zeza vendosën që 17–vjeçarja të hetohej në kushtet e arrestit shtëpiak. Këtu u mor parasysh edhe kërkesa e psikologut dhe e mbrojtjes për një masë lehtësuese ndaj saj, duke pasur parasysh jo vetëm moshën në të cilën ajo ndodhet, por edhe rrethanat e këtij krimi.
panorama
 
E shkreta..Do i duhet kohe te kaloje kete traumen,e mbi te gjitha do i duhen njerez te kualifikuar qe ta ndjekin per ta ndihmuar.
Ne Shqiperi ka gjithe ato kriminela qe vrasin e çfare nuk bejne e askush nuk i arreston.
Ndersa kete vajzen, qe ka dashur thjesht te mbronte nenen e pjesen tjeter te familjes e arrestuan...:(
 
Qe nga titulli me vjen keq,pavarsisht rrethanave te ngjarjes prindi eshte prind dhe vdekja nuk i urohet.
 
Ske cfare te thuash !!!
 
kane bere gabim qe e kane lene vetem me arrest shtepie, eshte thyer ligji duhet te vuante denimin ne burg, sepse ajo e ka kapur thiken per ta therur por mbase ndonje avokat mbrojtes ka sajuar kete alibi dhe ja ka thene vajzes.
 
kane bere gabim qe e kane lene vetem me arrest shtepie, eshte thyer ligji duhet te vuante denimin ne burg, sepse ajo e ka kapur thiken per ta therur por mbase ndonje avokat mbrojtes ka sajuar kete alibi dhe ja ka thene vajzes.

po babai per ca e ka kapur kallashin?
 
Ska faj kjo vajze e shkrete,adoleshente dhe qfare tmerri ka pare me sy.se pari dhuna pastaj kercenimi me arm,bertimat dhe ne fund duke e mbytur babain e saj qe kret jeten nuk do e harron kete skene.Sdidomos qe eshte adoleshte :(.Inshallah i falet kjo gje tek Allahu.
 
jam dakord qe e kane nzjerre ne shtepi ,e shkreta vajze ,gjith ky inkub ,kush e di me sa probleme do te mbetet psikologjikishte ...
 
po babai per ca e ka kapur kallashin?

kjo e kallashit ka qene e vertete apo jo nje zot e din se ndoshta keto shtrigat ja kane vare kallashin kur ka qene i vdekur.

mbase jane bere planet per ta hequr qafe me kohe,

une mendoj se familja e kesaj gruas e kan shtyre mbesen e tyre te vrase baben e vet, e kane frymezuar, dhe i kane mbushur mendjen per te bere kete krim.

mendoj se policia duhet ta shikoje kete piste.
 
kjo e kallashit ka qene e vertete apo jo nje zot e din se ndoshta keto shtrigat ja kane vare kallashin kur ka qene i vdekur.

mbase jane bere planet per ta hequr qafe me kohe,

une mendoj se familja e kesaj gruas e kan shtyre mbesen e tyre te vrase baben e vet, e kane frymezuar, dhe i kane mbushur mendjen per te bere kete krim.

mendoj se policia duhet ta shikoje kete piste.

Me fal per citimin , por habitem se si mund te kesh keto mendime . Shtriga?! Ne nje familje gruaja dhe vajzat jane shtriga?! Po burrit cfare i mbetet apo Luciferri?
I nderuar ky eshte nje rast fatkeq ku bashkeshorti ka bere menyre jetese pijen dhe dhunen ne familje , e kupton cfare traume eshte per tere familjen ( sepse ky eshte avantazhi i ju meshkujve keni forcen teper femrave) . E leme per nje moment vajzen ( e cila po themi ligji e kap pasi ka kaluar moshen 14 vjece) po femijet e tjere te rriten ne nje klime te tille dhune, eshte e tmerrshme.
Sa per ate pisten qe thua duhet te ndjeke policia, edhe mundet te jete dhe ne fund do jete nje trup gjykues qe do vendose se kush eshte e verteta.
Mendimi im ky gjithsesi Respekte
 
Back
Top