Rraca Shqiptare

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Por, thuaj se të gjithë anthropologët kanë vëzhguar në popullin t’ënë tipare që provojnë se duhet të ketë, me doemos, kryqzime me raca të huaja. Krerët dolikoqefalë, syt e kaltërt e flokët e verdhë, që hasen aty këtu edhe ndër ne, nuk janë veçorira të racës dinarike. Lindin, pra, dyshime që duhen sqaruar. Spjegimin na e jep, deri diku, Marcello Boldrini. Ky, me gjithë se nuk e largon preras dyshimin e kryqzimevet, qoftë edhe shumë të kufizuara, me racat sllave, thot se “kushtet gjeografike, faktorët ekonomikë, ndryshimet e përgjasimet anthropologjike me popujt fqinjë, gjuha, zakonet përkrahin hipothezën e përzierjevet të vjetra që munt të kenë ndodhur edhe përpara vëndosjes së këtij populli në selin e sotëshme…” 24)
Kush munt të thotë, atëherë, se Ilirët e lashtë, kur zunë vënt në Gadishullin ballkanik, nuk ishin, që të gjithë, të një tipi të vetëm fizik, por kishte midis tyre individë të pajosur me te gjitha tiparet që shihen edhe sot në popullin shqiptar ?

Tashi duhet bërë edhe një pyetje me rëndësi që ka lidhje vetëm me tregonjsin qefalik: kur përshkrimet e vjetra dhe kafkat e të vdekurvet thonë se llirët kanë qënë kokë-gjatë, si munt të spjegohet brakiqefalija e fortë që vihet ré në Shqiptarët e sotshëm e, përgjithësisht, edhe në përfaqsonjsit e tjerë të racës dinarike? Anthropologët për shumë kohë janë orvatur t’a spjegojnë këtë fenomen. Kanë thënë në krye se, kur në disa varre, si për shëmbull në Glasinac, shihen ndër kohë të ndryshme kafka që kalojnë nga dolikoqefalija në brakiqefali, ka një popull kokë-shkurtër që vjen prej së largu dhe përzihet me vëndësit kokë-gjatë. Bile, pas një hipoteze të dytë — të dalë gjithnjë në kohën kur anthropologjija gjendej në shpërgënjt e foshnjëris — brakiqelalija kishte origjinë aziatike, domethënë ngastrat që popujt brakiqefalë zinin në kartën e Evropës ishin trevat ku popujt indo-gjermanë ishin përzierë me popujt jo të gjakut arjan t’ardhur prej kontinentit lindor. Por sot të dyja këto hipotheza janë rrëxuar preras dhe prej të gjithë shkencëtarëvet ësht pranuar se popujt kokë-shkurtër kanë rrënjë kryekëput evropjane. 25) Anthropologët janë, gjithashtu, të mendimit — me gjithë që fenomeni nuk ësht spjeguar edhé — se në disa zona tregonjësi qefalik vjen duke u rritur; po kalohet pra vazhdimisht prej kafkave dolikoide në kafka brakoide pa patur përzjerje gjaku. Pittard-i këtë fenomen e ka vënë ré në komunën e Londrës dhe në krahinën e Savojës; 26) Biasutti thot se këtë shndrrim të trajtës së kokës nuk -duhet të lodhemi për t’a kërkuar ndër gërmime të banesavet të dikurshme të popujvet, pse sot, në shumë krahina t’Evropës, nga të cilat në disa lugina t’Alpeve, ësht e dokumentuar shtesa e brakiqefalis. 27)

Në kohën kur Franz Bopp-i dhe shkolla e tij bënin krahasime ndërmjet gjuhësh të ndryshme për të zbuluar në to karakterin hindo-gjerman, një studjonjës i math engles, Max Mueller-i, shkruante se popujt që flitnin gjuhë të një rrënje, kishin edhe besime që i përngjanin mjaft njëri tjetrit. 28) Theorija e tij qe luftuar prej shumë kuj për një kohë të gjatë, por më vonë u kuptua se lufta qe e pavënt. 29) U pranua gati nga të tërë mithologët se në themel theorija e Max Mueller-it ishte e drejtë e prandaj, edhe një herë nisën kërkimet në këtë drejtim.

ثsht pohuar prej të gjithvet se baza e mithologjis arjane ësht besimi i diellit. Ky besim, si ndër popuj të tjerë të lashtë me gjuhë arjane ashtu edhe ndër Ilirët, qe në pah të math dhe, për çudi, pjesë të tij kanë mbetur gjallë gjer në ditët t’ona në popullin shqiptar.

Disa vjetë më parë u zbulua n’Austri kryeqyteti i krahinës Noricum që banohej prej Ilirësh.30) Thirrej Noreia dhe gjëndej në malin Lugenboden. Ndër sa ndërtesa të tjera u zbulua edhe pallati mbretror dhe, jo shumë lark këtij, një tempull i goditur në të tretin shekull p.e.s.. Ky tempull ësht i rrumbullakët, 31) me tetë metra diametër dhe i rrethuar me një postrehë, pullazi i së cilës mbahej, si duket, me shtylla të drunjta. Në mes ishte altari, i përbërë prej katër rrasash të të mëdha e të rënda, të latuara e të ngritura mbi tokë. Ndën altar ndodhej vatra e zjarmit për flit që truheshin. Ndonjë statujë Perëndije nuk u gjet në këtë vënt të shënjtë, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona. Por mënyra e ndërtimit të kujton me një herë tempujt e vjetër të Romës ku nderohej dielli.Në majë të një kodre që gjëndet pranë katundit Igls në malsi të Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar një tempull tjetër ilir, në mes të të cilit u gjet shtrirë një rras’ e madhe që përbënte altarin. 32) Në mëngjes, kur dielli dilte për të parën herë në buzë të malit, rrezet e tij binin mu në mes t’altarit duke-kaluar nëpër një gallustër të hapur, për këtë qëllim, në pullas. Që kjo ndërtesë ësht faltore nuk duhet të kemi asnjë dyshim; varret rreth – e – rrotull sajë vërtetojnë se, një soj si sot, edhe Ilirvet të moçëm i u pëlqente t’i varrosnin të dashurit e tyre afër tokës së bekuar.

Ndër popujt e tjerë të vjetër që banonin në Ballkan, kulti i diellit ka qënë shumë i përhapur. 33) Ky kult as nuk ka qënë i njohur në kohën greke arkaike e klasike me përjashtim të Helios-it në Rodi; por edhe për këtë dyshohet se mos ka origjinë të huaj. Një filozof platonik, Maksimi prej Tiros, tregon se fisi ilir i Peonvet adhuronte diellin në trajtë të pafytyrzuar të një disku të vogël të lartësuar mbi një shkop të gjatë. Në monedhat e mbretit Lykkeios të Peonis, që qe aleat i Ilirvet të tjerë e i Thrakasvet kundër Mbretit të Maqedhonis, shihet dëndur koka e Apollit stolisur me dafina; ky ka qënë perëndi që përfytyronte diellin.

Edhe Thrakasit që, si ç’thamë, janë të njëj gjaku e gjuhe me Ilirët, e adhuronin diellin. Sofokliu, në tragjedin e çdukur Tereus, vë këto fjalë në gojën e Thrakasit Orfé: “O Diell hyll shumë i nderuar prej Thrakasvet, miq të kuajve.” Në një tragjedi tjetër t’Eskilit, Bassaridet, Orfeu squhet që me natë për t’u ngjitur përpara agimit në majën e malit Pangeo që t’i falej Diellit, i cili për të ishte Perëndija m’e madhe.

Nuk ka shënja të shumta t’adhurimit të diellit anikonik nga ana e Thrakasvet. Por provohet mirë besimi i tyre ndaj Apollit, të cilit shumë herë i ngjiten mbiemra vendës, si për shëmlbull Sitalkas, ashtu si ç’janë thirrur shumë nga princat e vëndit, dhe Zerynthois që përfaqson emrin e një fisi të tyre. Fytyra e “kalorsit thrakas” ka zakonisht rreth kokës një kurorë rrezesh, shënj’ e qartë kjo që vërteton lidhjen shpirtrore të popullit me diellin

Të përmëndim, me qënë se ra rasja, edhe një legjendë maqedhonase, mbassi edhe populli që polli Lekën e Math ësht, si pas mendimit të shumicës së historjanvet, i një origjine me Ilirët. Perdika, themelonjsi i shtëpis mbretnore të Maqedhonis, ishte m’i vogli i tre vllezërve të cilët, nga toka e Iliris, kishin shkuar në Lebaia dhe ishin marrë në shërbim si barinj’ prej mbretit të vëndit. Kur mbretresha mbrunte bukët, kishte vënë ré se kurdoherë buka e Perdikës bymehej dy herë më shumë nga bukët e tjera. I a kallxon këtë gjë Mbretit dhe ky, i trëmbur prej këtij farë paralajmërimi, i dëbon të tre vllezrit. Ata kërkojnë rrogën q’u qe caktuar, por mbreti nuk u a jep. Veç, u tregon këtyreve diellin që n’atë çast po hynte në shtëpi nga një bir’ e pullazit, dhe u thotë: “kjo ësht rroga që ju meritoni.” Dhe ja ku Perdika përgjigjet në këmbë e në dorë: “edhe ne e pranojmë” dhe, me një thikë që kishte me vehte, shkroi mbi tokë rrethin e diellit. Pastaj hyri tri herë mbrënda këtij dielli të vizatuar për dhé e u largua bashkë me të vllezrit. Vepra me karakter magjik dha përfundimin e pritur, pse Perdika, kur pushtoi të gjithë Maqedhonin, u bë edhe zot i Lebaia-s. Legjenda dëshmon hapët se edhe ndër Maqedhonas dielli adhurohej.

Ndërsa ky adhurim i diellit tregon me saktësi vulën arjane që mbante populli ilir dhe popujt q’ishin të njëj gjaku me të, traditat e mbetura gjer më sot ndër Shqiptarë flasin hapet mbi origjinën ilire të popullit t’onë.

Populli i malevet dhe i fushavet beson edhe sot me këmbëngulje në diellin. Njëzet shekuj krishterimi e myslimanizmi nuk kanë mundur t’i a çrrënjosin këtë besim. Ai vazhdon të hetohet për diell e për rreze të tij. Një varg bestytnish (supersticjonesh) e lidhin me të. Në folklorin t’onë gjënden pjesë të shumta këngësh në të cilat kreshnikët flasin me diellin si të flisnin me një vehtje të gjallë, i kërkojnë atij të mira dhe i binden.

Por ka edhe më. D. Nikollë Gazulli na tregon se Ilirët kishin për simbol të diellit kryqin me grepça, atë që kanë pasur edhe të gjithë popujt arjanë dhe që përfaqsonte zjarmin, flakën e gjallë. 34) Ky simbol, na siguron Autori, ësht i njohur edhe sot ndër malsit e Snkodrës. Shumë gra e qëndisin kryqin me grepça ndër xhubleta të tyre. Në hetimet që ai ka bërë duke pyetur ato që mirren me këto qëndima, ka nxënë se ky trashgim u ka mbetur prej plakash të moçme.

***

Tashi të përmbledhim mendimet mbi origjinën e racës shqiptare.

Pamë në këto faqe se Ilirët janë popull me gjak e gjuhë indo-gjermane dhe se Shqiptarët janë bijt e tyre të vëndosur në krahinat e sotshme që nga kohët më të lashta.

Nga theorit e ndryshme linguistike, shkencëtarët po përkrahin më shumë atë që thotë se gjuha shqipe ësht një gjuhë thrakoilire dhe, duke qënë se po provohet se Thrakas e Ilir janë dy degë të një ethnos-i të vetëm, duhet pranuar mendimi i Ribezzo-s, si pas të cilit Shqiptarët e sotshëm janë pasardhësit e Ilirvet.

Kërkimet arkeologjike na vijnë në ndihmë pikërisht atje ku lajmet historike mungojnë dhe provat gjuhësore nuk kanë fuqi. ثsht një periudhë kur karta ethnografike e Ballkanit ësht përzier shumë, pse popuj të ndryshëm aziatikë janë dyndur mbi tokët e Gadishullit dhe popujt anas (autoktonë) kanë qenë të detyruar të ndryshojnë vënt. Zbulimet e tumuleve të Komanit dhe ato të Afionës japin lëndë të mjaftë për të vërtetuar vazhdimin e elementit ethnik që nga shkatrrimi i Perandoris së Romës gjer në shekullin e tetë e.s.. Pas kësaj kohe historija nuk flet më për migrim fisesh të huaja në tokën e banuar prej Shqiptarvet.

Anthropologët nuk kanë lëndë të mjaftuarshme skeletrike për të vëndosur se Shqiptarë e Ilirë janë një racë e vetme. As kronikanët e vjetër nuk përshkruajnë gjë me saktësi. Por nga studimet e bëra mbi Shqiptarët e sotshëm provohet se këta janë të një race të vetme që thirret dinarike ose ilirike dhe kanë afrim vetëm me ata popuj që janë vëndosur në vise ku historikisht provohet se ka një nënshtresë të dëndur Ilirësh.

Më në funt, nga mithologjija nxjerrim gjith ato prova për të vërtetuar se të parët t’anë ishin
arjanë dhe se Shqiptarët e sotshëm ruajnë edhe sot shumë besime në lidhje me diellin. Këto bestytni na kanë mbetur trashgim nga besimet e Ilirvet.
 
Pe: Rraca Shqiptare

Rendex shume e mire ku informacion, perehere e pyesja vetveten per rrenjet historike te shqiperise.. pra kjo del qe shqiptaret ne ato kohera ishin ne grupin e paganeve?
 
Back
Top