ZER0LIBRA
Antarë
Vepra “Pallati i Endrrave” i Ismail Kadare, eshte nje nga veprat distopitke politike me te frikshme te shkruara ndonjehere, sipas mendimit tim, qendron pa frik ne nivelin e 1984 te George Orwell. Cfare eshte distopia? Distopia eshte nje veper qe ka si qellim t’i beje nje kritike shoqerise se sotme duke perdorur nje te ardhme te mundshme ku ekzagjerohen te metat e shoqerise se sotme per te na paralajmeruar. Mund te krijohet nje distopi me cilendo te mete te shoqerise, dhe me menyra te ndryshme per te degjeneruar.
Vepra “Pallati i Endrrave” eshte nje distopi qe ndryshe nga te tjerat, shtrihet ne te shkuaren, ne Perandorine Osmane, dhe ajo qe kritikohet eshte shoqeria shqiptare ne kohen e diktatures. Zhvillimi i ngjarjeve ne Perandorine Osmane mund te kuptohet si nje kriktike qe i behet shtreses drejtuese te Shqiperise qe propagandonte se po e conte kombin drejt zhvillimit ne nje menyre revolucionare, por qe ne te vertete po e linte ate ne nje gjendje te mjerueshme duke e drejtuar ne menyre tiranike. Dhe autori e ka perdorur jo pak here alegorine e Perandorise Osmane per te paraqitur shtresen drejtuese te vendit, kujtojme poemen “Pashallaret e kuq” per te cilen Kadare rrezikoi jeten e tij.
Te “Pallati i Endrrave” pushteti nuk mbahet me ane te teknologjive te afta per te te spiunuar kudo, apo me ane te drograve ose ushtrive qe shtypin gjithcka; ketu pushteti mbahet me ane te burkoracise dhe psikologjise. Burkracia eshte nje menyre udheheqjeje e cila perdor nje ndarje detyrash ne menyre te nderlikuar per te mbrojtur pushtetin, pra nje barriere dokumentesh. Burokracite organizohen keshtu qe ta detyrojne individin vetem te zbatoj rregullat. Elementi burokratik ne veper qendron te organizimi i institucionit te Pallatit te endrrave, i cili ka seksione dhe pune te caktuara me perpikmeri, por qe arkitektura e pallatit dhe procedurat e punes jane hallakatese dhe marramendese ne menyre qe individit te mos i mbetet gje tjeter vecse te bindet.
Elementi psikologjik qendron tek personazhi kryesor dhe te funksioni qe kryen Pallati i endrrave. Mark-Alemi, personazhi kryesor, vjen nga nje familje e cila eshte kundershtare e drejtperdrejte e sulltanit, pra e regjimit. Mark-Alemi hyne te intitucioni si punonjes dhe mbi te bie gjithe pesha e burokracise se pallatit. Ate e pelqejne dhe i japin detyra te reja duke ngjitur shkallet e hierarkise se institucionit. Atij kjo gje i pelqen, pasi e ndjen veten te perfshire drejtperdrejte ne shoqeri, por me pavetedije, per shkak te punes qe bente, ai behet shkaktari i tragjedise ne familjen e vet.
Po perse duhet te ekzistoje nje institucion i tille? Ky institucion eshte alegori e atyre institucioneve famkeqe te spiunazhit qe ekzistonin ne kohen e diktatures. Ato jane linfa jetesore e diktaturave, jane ato qe u japin siguri, jane themelet ku mbahet dhe barriera ku ruhet pushteti.
Po perse endrrat? Perse shteti vepron ne baze te interpretimeve qe i behen endrrave nga ky institucion? Endrrat jane nga elementet me intim te jetes se njeriut, jane dicka mbi te cilen njeriu nuk mund te kete kontroll, shfaqen kur ai eshte i pavetedijshem. Endrrat perdoreshin nga themeluesi i psikanalizes, Sigmund Freud, per te kuptuar frikrat dhe ate cka e mundonte njeriun ne thellesi, dhe me pas te sherohej. Por interpretimi i endrrave eshte nje fakt teresisht subjektiv, dhe Freud eshte gjykuar si ne gabim mbi kete gje, megjithese puna e tij do te jete e cmuar per psikologjine. Te “Pallati i Endrrave”, endrrat perdoren nga shteti per te gjetur elementet qe shfaqin rrezikshmeri, dhe te shuhen qe pa lindur. Ky eshte nje fakt absurd, njeriu nuk mund te gjykohet dhe te ekzekutohet mbi dicka te cilen nuk ka kontroll. Ketu del ne pah edhe mania qe kane diktaturat per te ruajtur pushtetin e cila arrin deri te absurdi per ta bere dicka te tille. Elementi me i frikshem i gjithe vepres eshte se, sic duket, endrrat dergohen te institucioni ne menyre te vullnetshme, pra populli behet vete shkaktari i vuajtjes se tij.
Tani lind pyetja: Perse eshte “Pallati i Endrrave” model negativ i shtetit? Shteti mendohet si mjet me i mire qe perdoret nga njerezit per te garantuar rregullin dhe sigurine. Mirepo, edhe tirania, ne rastin tone “Pallati i Endrrave” mund te thuhet se gjithcka e bene ne funksion te ruajtjes se sigurise dhe rregullit. Perse atehere eshte negativ ky lloji shteti? Shume thjesht sepse i mohon njeriut te drejten themelore te tij, ate te zoterimit te plote te jetes, pra te qenurit i lire. Karakteristika kryesore e njeriut eshte liria, i lire njeriu ka arritur te krijoje shtetin. Te “Pallati i Endrrave” atij i mohoet liria, tani nuk eshte me shteti qe i sherben njeriut, por e kunderta, njeriu shtetit. Njeriu tjetersohet, ai reduktohet ne nje mekanizem qe i sherben shtetit, por njeriu nuk mund t’i pershtatet asaj qe del jashte natyres se tij, dhe ja perse shtete te tilla perfundojne gjithmone ne kolaps.
Cili eshte modeli me i mire i shtetit qe kemi sot? Modelin me te mire te shtetit qe kemi sot eshte ai i formuluar nga filozofi Karl Popper. E permledhur, modeli me i mire i shtetit eshte ai qe mbikqyre dhe ruan te drejtat dhe lirite e njeriut dhe qe ndryshon ne menyre qe t’i pergjigjet zhvillimit te mendimit dhe evolucionit njerezor por gjithmone duke ruajtur lirine, pasi vetem e lire shoqeria mund te zhvillohet. Kete Popper e quan “shoqeri e hapur” e cila gjithashtu nuk duhet te japi premtime qe nuk mund t’i mbaje, dhe nuk beson se fundi i justifikon gjithmone mjetet(tek “Pallati i Endrrave” ndodh pikerisht kjo, fundi qe eshte ruajtja e pushtetit, arrihet me cdo mjet deri tek absurdi). Shoqeri si ajo e “Pallatit te Endrrave”, qe Popper i quan “shoqeri te mbyllura”. Ato jane te varfera ne cdo drejtim, zgjasin pak dhe shkojne drejt kolapsit, ndersa “shoqerite e hapura” zgjasin me shume dhe jane me te pasura.
Por, si lindin diktaturat, dhe si mund te parandalohen ato? Perseri Popper e ka nje pergjigje: “ Ne emer te tolerances duhet te mbrojme te drejten e mos tolerimit kundrejte jo-toleranteve.” Ky njihet si paradoksi i tolerances dhe eshte ne baze te “shoqerise se hapur”. Shoqeia e hapur eshte e karakterizuar nga toleranca, pra te lejosh qe ide dhe njerez te ndryshem nga ti, te gezojne te njejten liri si ti, derisa te shkelin lirine tende. Nese e shkelin aty ata e humbasin te drejten e lirise. Popper thote se duhet te jeshe tolerant me te gjithe, por ne bote ekzistojne njerez qe nese marrin pushtet do ta shuanin krejt tolerancen, dhe do te lindte diktatura. Qe nje shoqeri te funksionoj drejt dhe mos te degjeneroje ne tirani, duhet qe toleranca te jete ne 99%, per te gjithe, pervec individeve jo-tolerant, ndryshe toleranca do te arrinte ne 0% dhe jo-tolerantet fitojne. Te keta individe ne shoqerine tone perfshihen: nazi-fashistet, ekstremistet fetar,monarkistet, racistet, ksenofobet, homofobet, etj; qe duhen bindur me fakte dhe logjike. Nese keta kalojne ne dhune, ne te njejten menyre u duhet pergjigjur qe te mos marrin kurre pushtetin.
Romani “Pallati i Endrrave” trajtohet jo me kot ne mature. Shumica e nxenesive jane 18 vjec dhe fitojne te drejten e votes. Tani eshte mire te shpjegohet perse eshte nje veper artistike e tille kaq e rendesishme ne formimin arsimor te te rinjeve. Kjo mund te argumentohet me ane te mendimit mbi moshen mazhorene te filozofes gjermane Hannah Arendt. Arendt thote se te qenurit mazhoren, do te thote te emancipohesh dhe mbi te gjitha te veprosh politikisht. Pra te qenurit mazhoren do te thote te veprosh ne hapesiren publike qe eshte politika, te behesh pjesmarres, pra te marresh vendime ne menyre autonome dhe duke marre pergjejgesine e ketyre vendimeve. Te behesh mazhoren eshte veprim politik, dhe qe te behet ky veprim duhet guxim dhe ndergjegje e plote. Neper diktatura si “Pallati i Endrrave”, njerezve u hiqet mundesia e pjesemarrjes politike, kthehen ne skllever, ne “minoren”, sic i quan Arendt. Njerezve nuk u lihet hapesire dhe liri veprimi, jane te udhehequr drejt zgjedhjeve te caktuara, qe nuk jane me te tilla por jane detyrime. Diktatura i kthen njerezit ne femije, ne “minoren”. Por edhe demokracite mund te kthehen ne hapesira “minorenesh”, qytetaresh te papergjegjshem, dhe keto kthehen ne demokraci autoritare, demokraci te semura, dhe ku hidhen rrenjet e diktatures. Nese jetohet ne menyre te shkeputur nga politika, demokracia vyshket, dhe kthehen ne diktatura, pasi ne jeten e qytetareve mbizoteron apatia, mosinteresimi dhe pertacia. Liria ruhet me pjesemarrjen politike, dhe aty ku nuk ka pjesemarrje dhe qytetaret flene, aty lind diktatura.
“Pallati i Endrrave”, pervecse nje veper e bukur artistike, ka dhe nje vlere te madhe morale. Ajo na kujton per nje te shkuar te erret qe perpiqemi ta harrojme, por vazhdon te na ndjeki si nje “fantazme”. Ajo eshte nje veper qe na ndergjegjeson mbi vleren e lirise te cilen nuk e kemi dhurate nga askush por qe pergjate gjithe historise eshte fituar me gjak. Ajo duhet ruajtur me cdo kusht duke u bere pjesemarres me ndergjegje te plote ne menyre qe tmerre te tilla te mos ndodhin me kurre.