Roli i kolonizimit në sistemin politik të botës islame

Roli i kolonizimit në sistemin politik të botës islame

Mendimipress.com

Përshkrim: Nëse i shikojmë aferat aktuale, nuk ndihmojmë asgjë përveç se bëjmë publike se bota myslimane është vazhdimisht e shqetësuar nga dhuna dhe ankthi. Në këtë artikull do të diskutojmë se si ka arritur kolonizimi dhe ndërhyrja perëndimore të luajnë rolin primarë për të realizuar këto afera.

Kur’ani dhe Sunneti janë udhërrëfyes për aktivizimin moral dhe politik të myslimanëve përgjatë shekujve. Shembulli se si profeti Muhammed dhe pasuesit e tij i drejtonin jetët e tyre dhe zhvilluan komunitetin e parë islam shërben si shëmbëlltyrë për çdo shtet dhe shoqëri të drejtuar sipas parimeve të islamit.

Më shumë se sa një profet, Muhammedi (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të) ishte themelues i shtetit. Në epokën e Muhammedit dhe pasuesve të tij, të gjithë myslimanët i përkisnin një komuniteti uniteti i të cilit bazohej mbi bashkëveprimin e fesë dhe shtetit, ku besimi dhe politika ishin të pandashme. Islami u shtri nga ajo që sot quhet Arabi Saudite përmes Afrikës së Jugut, përgjatë Lindjes së Mesme deri në Azi dhe Evropë. Historikisht, islami ka qenë ideologji fetare për themelimin e shteteve të ndryshme islame, duke përfshirë perandoritë e mëdha islame: Ummajed (661-750); Abbasid (750-1258), Perandoria Osmane (1281-1924), Safavid (1501-1722), Mughalët (1526-1857). Në secilën nga këto perandori dhe sulltanate të tjera, islami ishte baza e shtetit në institucionet ligjore, politike, arsimore, edukative, ekonomike dhe shoqërore.

Në shekullin 11 bota islame u sulmua nga Turqit dhe Mongolët. Ata nuk ishin pushtuar nga Islami; përkundrazi ata u futën në botën islame si pushtues dhe u konvertuan në islam gjatë shekujve në vijim.

Gjatë dy shekujve të fundit bota islame ka qenë pre e një tjetër transformimi nga perëndimi. Evropianët të cilët erdhën në shekullin 19 dhe 20 për ta kolonizuar ushtarakisht botën islame nuk u konvertuan sikur turqit dhe mongolët. Për herë të parë myslimanët u vunë nën kontrollin e perandorive evropiane të Rusisë, Holandës, Britanisë dhe Francës.

Shekulli 20 u dominua nga dy tema dominuese: kolonializmi evropian dhe betejat e myslimanëve për pavarësi. Trashëgimia e kolonializmit mbetet e gjallë edhe sot. Kolonializmi ka ndryshuar hartën gjeografike të botës islame. Pas luftës së dytë botërore, francezët morën Afrikën Jugore dhe Perëndimore, Libanin dhe Sirinë; Britanikët morën Palestinën, Irakun, Gjirin Arabik, nën-kontinentin indian Malajzinë dhe Brunein; ndërsa Gjermanët morën Indonezinë . U ndryshuan institucionet edukative, ligjore, dhe ekonomike dhe u sfidua feja Islame. Zyrtarët pushtues dhe misionarët e krishterë u bënë ushtarë të pushtetit dhe imperializmit evropian. Krishterizmi shihej nga kolonialistët si besim superiorë ndaj islamit dhe kulturës së saj. Një pozicion i tillë u pa në qëndrimet e Lordit, Konsullit britanik në Kairo nga viti 1883-1907. “…si një sistem shoqërorë, islami ka qenë një dështim total… ai lejon robërinë… tendencat e tij të përgjithshme janë jo-toleranca ndaj feve të tjera…”

Kolonializmi evropian zëvendësoi vet-sundimin islam sipas ligjit islam i cili kishte ekzistuar që nga koha e profetit Muhammed. Kolonialistët ishin kryqtarë modern – luftëtarë të krishterë të cilët kishin dalë jashtë vendit të tyre për të çrrënjosur islamin. Francezët zhvilluan betejën e tyre të kryqit kundër hënës. Dallimi i vetëm ishte se evropianët këtë herë erdhën jo me kalorësi dhe shpata por me një ushtri misionarësh të krishterë dhe institucione misionare si shkolla, spitale, dhe kisha, pjesa më e madhe e të cilëve ekzistojnë akoma në vendet myslimane. Francezët i konfiskuan xhaminë e Algjerit dhe e shndërruan atë në katedralen e Shën Filipit me flamur francez dhe me një kryq mbi minare duke simbolizuar dominimin e të krishterëve. (1)

Shekujt e betejave të gjata të botës islame kundër pushtetit kolonialist perëndimorë u pasuan me regjime autoritare të vendosura nga fuqitë evropiane. Mungesa e shteteve stabil ka bërë që shumë njerëz të pyesin nëse ka diçka në islam që është armiqësore ndaj shoqërisë civile dhe sundimit të ligjit. Përgjigja e kësaj pyetjeje shtrihet më shumë në sferën historike dhe politike sesa në atë fetare. Shtetet moderne islame janë vetëm disa dekada të vjetra dhe ato janë gdhendur nga pushtetet evropiane për tu shërbyer interesave perëndimore.

Në Azinë jugore, britanikët e ndanë nën-kontinentin indian në Indi dhe Pakistan, duke i dhënë secilit nga një pjesë të shtetit me shumicë myslimane të Kashmirit. Konfliktet që rezultuan nga këto veprime kanë çuar në vdekjen e miliona njerëzve në betejat komunitare në mes Hindusëve dhe myslimanëve dhe me konflikte që vazhdojnë edhe në ditët e sotme. Në lindjen e mesme, francezët themeluan Libanin modern me pjesë nga Siria dhe britanikët caktuan kufijtë e Irakut dhe Kuvajtit dhe krijuan një territor të quajtur Jordani. Ata gjithashtu krijuan një shtet të ri të quajtur Izrael duke përjashtuar popullsinë jo-hebreje dhe duke marrë tokat të cilat u përkisnin të krishterëve dhe myslimanëve dhe duke ia dorëzuar ato autoriteteve të huaja hebreje. Këta kufij arbitrarë shkaktuan konflikte etnike, fetare dhe rajonale duke përfshirë luftën civile libaneze ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, pushtimin e Libanit nga Siria, luftën e gjirit e cila rezultoi me pretendimet e Sadam Huseinit ndaj territorit kuvajtian dhe me konfliktin izraelito-palestinez i cili nuk do koment.

Modelet politike dhe ekonomike u morën nga perëndimi për të zëvendësuar sistemet politike dhe ekonomike islame pas pavarësisë nga sunduesit kolonial në mesin e shekullit 12, duke krijuar shtete të tejmbushura pa sisteme për mbrojtjen e qytetarëve, me papunësi të lartë, korrupsion qeveritarë, dhe me krijimin e hendeqeve në mes të varfëve dhe të pasurve. Në vend të krijimit të një cilësie më të mirë të jetës, perëndimizimi çoi në prishjen e traditës familjare , fetare dhe vlerave shoqërore. Shumë myslimanë fajësojnë modelet politike dhe ekonomike perëndimore si burim për zhdukjen e moralit dhe sëmundjet shpirtërore.

Qeveritë e pa zgjedhura, liderët e të cilave janë mbretër, zyrtarë ushtarakë apo ish ushtarakë, sundojnë në shumicën e vendeve të botës islame. Pushteti shtetërorë mbikëqyr forcat e sigurisë, policinë, dhe ushtrinë dhe të drejtat e a e shtypit dhe e të folurit janë të kufizuara. Shumica e vendeve islame operojnë brenda një autoritarizmi kulturorë i cili është kundër shoqërisë civile dhe lirisë së shtypit.

Kur njerëzit e pyesin veten se përse në botën islame sundon dhuna dhe ankthi, përgjigja me siguri mund të gjendet tek ndërhyrja kolonialiste, si ajo e shkuara dhe kjo që ekziston tani në këto rajone. Kështu që çdo sukses i ardhshëm varet nga rikthimi në një shoqëri e cila qeveriset nga parimet e njerëzve që jetojnë në të, ku do të qeverisej sipas ligjit Islam.

Fusnotat: Azim A. Nanji, ed., Almanaku mysliman (Detroit: Gale Research, Inc., 1996), p. 123; Arthur Goldschmidt Jr., A Concise Historia e lindjes së mesme, 3rd ed. (Boulder, Colo.:ثestvieë Press, 1988), p. 231; John L. Esposito, Kërcenimi Islam: Mit apo realitet?, pjesa e tretë. (Neë York: Oxford University Press, 1999), p. 50; Faëaz A. Gerges, Amerika dhe islami politik: Përplasje kulturash apo përplasje interesesh? (Cambridge: Cambridge University Press, 1999).



islamReligion.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top