Roli i fundit i Luiza Xhuvanit

Kur Luiza XHuvani dha doreheqjen mendova me vete, ka bere gjene e duhur, por ajo qe me la shije habie ishte fjalimi i Edit me pas dhe glorifikimi i sistemit te tij, se nuk i ngjan atij te vjetrit etj etj.. GJe e cila mua mu duk shume e pavend ne ate moment zie si te thuash. Ju si do e gjykonit kete "skenar"???

Dhe sot rastesist hasa kete shkrim te Andi Bushatit, i cili me pelqeu vertet shume. Po e ndaj dhe me ju...



Edi Rama ka rezultuar sot regjizori më i pashpirt dhe më mizor që Luiza Xhuvani ka pasur në jetë. Në ditën më të keqe të saj, ai e nxorri deputeten aktore, me lot në sy e me zë që i dridhej, të jepte shfaqen më të rëndë që ajo ka dhënë ndonjëherë përpara publikut të saj. Një nënë e traumatizuar, e veshur me të zeza, që sapo ka kuptuar se jeta e birit të saj ka vajtur për dreq njëherë e përgjithmonë, gjënë e fundit që mendon të bëjë është të ngjitet në skenë. Kjo skenë, nuk ka qenë ajo që Luiza ka menduar për sot.
Tragjedia e saj është një nga ato që të bëjnë të mbështillesh rreth hallit tënd, rreth familjes tënde, rreth njerëzve të tu të dashur, për t’u ngushëlluar dhe për të kthjelluar mendimet. Natyrisht që ajo mund ta ketë menduar dorëheqjen e mund ta braktiste edhe vetë profesionin e politikanes, që e bënte shumë më të dukshëm dhe e vendoste shumë më pranë projektorëve jetën e trazuar të birit të saj.
Por është e vështirë ta mendosh se pikërisht në momentin kur ajo ka marrë lajmin tronditës, të ketë menduar se para se t’i çojë veshjet dhe ushqimet të birit në qeli, të shkojë e të trokasë në dyert e Kryeministrisë, për t’i thënë Ramës se nuk do të lërë asnjë njollë mbi kostumin e tij. Pra Luiza Xhuvani nuk ka shkuar vetë. Atë e kanë detyruar ta japë këtë shfaqje. Asaj i kanë dhënë rolin më të shpifur dhe më mizor të jetës së saj, me një qëllim të vetëm: që në ditën më të vështirë të saj si nënë, ajo të shndërrohej në aktore që të mund të hiqte baltën nga figura e kryeministrit.
Loja me të ishte e ulët. Ajo ngre disa pyetje. Përse duhej që një deputete (jo nënë e një djali vrasës) ta jepte dorëheqjen e saj në podiumin e Kryeministrisë ? Pse duhej që Luiza t’i paraprinte me fjalën e saj, fjalimit të Ramës? Për të tregur se ky i fundit nuk ishte si Berisha? Për t’i dhënë atij mundësi që më pas të fliste për Gërdecin, 21 Janarin dhe dallimin mes politikanëve të të dy kampeve?
Vërtet dallimi me pushtetin e Berishës është i dukshëm. Vërtet mbrojtja që iu bë birit të tij në Gërdec dhe gardistëve në 21 Janar, është një krim edhe më i rëndë se krimet që ata bënë. Por pyetja që bëhet sot është: A është i justifikueshëm çdo mjet, për të bërë këtë diferencë? A i vlente përdorimi, përdhosja, dhimbja dhe mjerimi i një nëne të traumatizuar, për të nënvizuar sot, pikërisht sot, këtë ndryshim thelbësor?
Me sa duket Edi Rama nuk e ka tabu të përdorë çdo mjet për ta arritur qëllimin e tij. Dhe ajo atij i duhej sot. Ai e kuptoi këtë nga reagimet në rrjetet sociale. Ai e kuptoi këtë, kur njerëzit në korr i kërkonin nga marazi, dorëheqjen e Luiza Xhuvanit. Dhe ai iu bind babëzisë së turmës. Ua hodhi si leckë Luizën. Kur nuk i duhej më si deputete, e përdori në profesionin e saj të parë, atë të aktores.

//lapsi.al

Kjo foto me rrenqethi, Luiza si ne zi, dhe Edi me duket kaq i frikshem :@

IMG_20141105_021206_2.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Roli i fundit i Luiza Xhuvanit

Ne jemi shoqeri qe veprojme ne baze te qasteve? Jemi shoqeri euforike, jetojme pa ndonje arsye, pa ndonje objektive dhe hygjym delja e pare ujit hygjym ne ne mes te dimrit.

Pa dashur te ngre keshtjelle morali mbi dhimbjen e nje nene, Luziza, me dorerheqjen e saj beri nje parade qesharake sa per te ngopur qastin shqiptar: Ja keshtu duhet!

Per mendimin tim ajo munde te bente me shume se kaq. Pra nuk duhej te jepte doreheqje, por si nje nene e mire, dhe nuk ka nene te keqe, me forcen e saj, ngase ka voten e popullit, munde te bente projekte te fuqishme brenda parlamentit per fuqizimin e komponentes gjyqesore e cila gje qalon nder shqipe mjafte dukshem. Pra si nene munde te mblidhte rreth vetes dhe deputete tjera per te ngritur zerin larte dhe per te kerkuar drejtesi per te gjithe ata te vrare ne shqiperi duke filluar nga viktimat qe ishin prodhim i dores se cunit te saj.

Dhe kjo gje them se Luizen do ta bente me te madhe se sa mbyllja qe i beri vetes kinse per ti dhene driten partise!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top