Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Roli i ADN-së në zbulimin e sëmundjeve

اfarë lloj sëmundjesh mund të gjenden në ADN? Pyetje të ngjashme u bëjnë konsumatorëve disa firma që ofrojnë analiza gjenetike për të përcaktuar nëse një person ndodhet në rrezik për t'u prekur nga diabeti, sëmundje të zemrës e probleme të tjera shëndetësore. Por gjithnjë e më shumë të dhëna studimore tani tregojnë se analizat gjenetike nuk përmbajnë shumë informacion për parashikimin e sëmundjeve.



Kundrejt një shume prej 500 dollarësh, çdo njeri mund të kryejë analizën e ADN-së së vet për të zbuluar gjenet që lidhen me sëmundje të ndryshme.

Ekspertët thonë se ekzistojnë shumë gjene të ndryshme që ndikojnë në zhvillimin e diabeteve dhe sëmundje të zemrës. Por, çdo gjen, kur merret veças, ndikon shumë pak në shtimin e rrezikut për prekjen nga sëmundjet.

Duke marrë në shqyrtim vlerën e analizave të ADN-së në parashikimin e rrezikut të sëmundjeve, shkencëtarët pranë universitetit të Harvardit morën mostra gjenetike nga më shumë se 6 mijë pacientë, disa prej të cilëve kishin diabet të tipit 2. Ata analizuan ADN-në e pacientëve për 10 variacione gjenetike që lidhen me rrezikun e diabetit. Si përfundim, kjo analizë nuk ndihmoi shumë për parashikimin e diabetit të tipit 2.

Pastaj, shkencëtarët u përqendruan në faktorët tradicional të rrezikut siç janë mosha e pacientit, historia shëndetësore familjare dhe mënyrat e jetesës. Edhe pas kësaj, parashikimi i sëmundjeve në bazë të analizave gjenetike u përmirësua shumë pak, vetëm 1 përqind. Ekspertët thonë se mënyrat e tanishme të analizave të ADN-së për parashikimin e sëmundjeve mund të përmirësohen me kalimin e viteve. Por, tani për tani, kryerja e një analize të tillë është vetëm shpenzim parash. Shkencëtarët këshillojnë se pacientët është më mirë të përqendrohen në uljen e gjasave për t'u prekur nga diabeti duke ngrënë ushqime të shëndetshme, duke kryer ushtrime fizike e duke mbajtur peshën trupore nën kontroll sesa të shpresojnë se një analizë ADN-je do t'i parashikojë këto sëmundje



wordpress.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back