Rohrabaker: Shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë?

gerrard73

Anëtar i ri
Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Dana Rohrabaker, i cili dikur ka qenë shkrues i fjalimeve të Presidentit Ronald Regan, kohët e fundit foli me Zërin e Amerikës mbi gjendjen në Ballkan. Kongresmeni iu referua veçanërisht rajonit të Preshevës, në jug të Serbisë, i banuar me shumicë shqiptare, ku muajt e fundit ka patur tensione. Ai tha se e vetmja zgjidhje funksionale për stabilizimin e rajonit do të ishte një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Me zotin Rohrabaker bisedoi kolegu ynë Ilir Ikonomi.

Dana Rohrabaker përfaqëson në Kongres njërën prej zonave më të bukura dhe më të pasura të këtij shteti perëndimor të Amerikës.
“Raketa Saturn 5 që çoi njeriun e parë në Hënë, është ndërtuar në distriktin tim. Jemi një distrikt që përfaqëson atë që është vetë thelbi i Amerikës: lirinë, gëzimin, teknologjinë, tregtinë, shpirtin e biznesit, respektin për njerëzit e tjerë. Shpresoj që edhe unë vetë të jem i tillë", thotë ai. Rohrabaker, njëri nga të paktët anëtarë të Kongresit amerikan që ushtron serfin, sportin e rrëshqitjes mbi dallgë, është po ashtu ndër të paktët sot në Kongres që interesohet për çështjet e Ballkanit. Ai mendon se plagët në atë pjesë të Europës nuk janë shëruar:

“Ne këtu në Amerikë që mbështetëm pavarësinë e Kosovës u përpoqëm shumë dhe unë jam krenar që isha pjesë e tyre. Por puna do të quhet e mbaruar vetëm kur në rajon të ketë normalitet, i cili ende nuk është arritur", shton ai.

Kongresmeni thotë se ka ende disa njerëz të cilët nuk kanë arritur në përfundimin që transformimi i ish Jugosllavisë ka marrë fund. Ai i referohet mes të tjerave edhe tensioneve që herë pas here acarohen në Luginën e Preshevës, një rajon në jug të Serbisë, i banuar kryesisht nga shqiptarët. Zgjidhja, sipas kongresmentit Rohrabaker, do të ishte një shkëmbim i ndershëm territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.

“ثshtë e nevojshme të arrihet një mirëkuptim i përgjithshëm, një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës që të përfshijë një shkëmbim territoresh. Ato rajone që janë pranë kufirit dhe mbizotërohen nga një popullsi shqiptare, të bëhen pjesë e Kosovës. Ndërkohë, ato zona në Kosovë që ndodhen në veri të lumit Ibër dhe pranë kufirit me Serbinë e që banohen kryesisht nga serbë të bëhen pjesë e Serbisë", vlerëson Rohrabaker.

Qeveria amerikane vazhdimisht i ka hedhur poshtë idetë për ndryshime kufijsh në Ballkan, duke thënë se kjo do të sillte një reaksion zinxhir. Zoti Rohrabaker, i cili ka qenë ndër të parët që i kërkoi administratës të armatoste Ushtrinë اlirimtare të Kosovës, nuk është dakord.

“Qeveria amerikane prej kohësh ka qenë kundër çdo ndyshimi në kufijtë e vendeve. Neve na u desh ta kapërcejmë këtë kur u bë mjaft e qartë se populli i Kosovës do të masakrohej nëse do të vazhdonim të mbanim një qendrim të tillë", thekson ai. Në zyrën e kongresmenit sot kanë ardhur edhe dy lobistë të organizatës Lidhja Civile Shqiptaro-Amerikane, ish anëtari i Kongresit Xho DioGuardi dhe ekspertja juridike Shërli Kllojs DioGuardi. Zonja Shërli Kllojs thotë se sugjerimi i kongresmenit Rohrabaker është një ide e guximshme:

“Statuskuoja nuk funksionon. 10 vjet më parë, ishte kongresmeni Rohrabacher i cili qendronte në linjën e parë bashkë me të tjerë si kongresmenët Tom Lantosh, Ben Gilman dhe Henry Hyde, më pas edhe senatori Xho Bajden të cilët bënë thirrje për pavarësinë e Kosovës në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar, madje edhe administratat amerikane ishin kundër. Sot ai është përsëri në linjën e parë. Nëqoftëse Beogradi do të insistojë për të marrë veriun e Kosovës atëhere edhe shqiptarët duhet të insistojnë për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin", thotë Rohrabaker.

Kongresmeni Rohrabaker i referohet një dokumenti të rëndësishëm të historisë amerikane: “Një territor në vetvete nuk ka të drejta. Asnjë vend nuk ka të drejta mbi tokën. Janë vetëm njerëzit ata që kanë të drejta. Dhe nëse shumica e një populli në një terrritor të caktuar nuk dëshiron të jetë pjesë e një qeverie tjetër ata kanë të drejtën që u jep qenia shumicë për të marrë vendim dhe për t'u bërë të lirë e të pavarur. Mos po citoj këtu Deklaratën amerikane të Pavarësisë apo jam duke shpjeguar një parim të qeverisjes? Që të dyja. Mendoj se Amerika duhet t'i kthehet përsëri këtij parimi por ne druhemi shumë se mos bëhen ndryshime të cilat pastaj mund të dalin jashtë kontrollit".

Intervista me kongresmenin ndërpritet nga tingulli i një zileje që i kujton atij se duhet të jetë në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve për të votuar. Republikani konservator është anëtar i disa komisioneve të Kongresit duke përfshirë atë të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Komisionin për Shkencën dhe Teknologjinë. (Zëri i Amerikës)
 
E jona eshte edhe Mitrovica dhe Kosova Lindore. Idet e tilla duhet te na qojne deri te idea e madhe Shqiperia nje dhe e vetme.
 
Nuk e paske lexu temen. Ideja e ktij kongresmenit dallon nga e jotja. Ai pretendon se per nje stabilizim te plot te ktij rajoni, duhet te ndrrohen territoret. Qe dmth Presheva t'i bashkohet Kosoves e veriu i Mitrovices t'i jipet serbise.
Po te kthehemi pas ne histori, kjo i bie se teritoret tona duhet te ndrrohen me teritoret tona. Dhe nese nje dit ndodh kjo, nese shqiptaret per hire te te tjerve pranojne nje " shkembim " te tille, per neve do te jet vetvrasje, per nderin tone qe kemi mbrojte gjithmone ky do te jet nje gjest aspak burreror, e qe ne historine tone kjo ngjarje do te shenohet si absurditeti me i madhe dhe vendimi me i ulet i marre ndonjehere nga populli shqiptar.
Sa i perket ksaj teorie te nxjerre nga ky amerikani, un per momentin prap preferoj te jetoj ktu ku jam, dhe kshtu siq jam. Jo pse un nuk dua t'i bashkohem Kosoves, por sepse Mitrovica kurrsesi sduhet ti falet serbise.
Andaj, duke e dite se ne te kaluaren gjate gjithe ekzistences tone neve kemi luftuar vetem per nje qellim, per tmos i dhene asnje pellemble toke asnje pushtuesi, tani sa eshte e hijshme qe krejt ne heshtje e ne paqe t'i jipet nje terotor i tere serbise.
Shekspiri ka thene " Sa te varfer jan ata qe skan durim " , ndersa Naum Veqilharxhi ka thene " Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që të shtyn të mohosh kombin tënd " .
Neve duhet te kemi durim, dhe te mos mohojme ate qe na perket neve e qe dikur ka qene e jona, sepse sllavet e dijne qe sot, ose neser, apo nje dite tjeter, do t'u ik nga duart kjo Presheve.
Historia vonon, por nuk harron.
 
Koha e tkurrjeve mendoj se ka ikur njehr per njeher, besoj per nje kohe te gjate, andaj them se ne kete kohe avantazhesh me mire eshte te mendojme per dic tjeter, kuptohet nese ka kush per te menduar. :gjujpeshk:
 
Ti biem samarit thote ky...
 
Nuk e paske lexu temen. Ideja e ktij kongresmenit dallon nga e jotja. Ai pretendon se per nje stabilizim te plot te ktij rajoni, duhet te ndrrohen territoret. Qe dmth Presheva t'i bashkohet Kosoves e veriu i Mitrovices t'i jipet serbise.
Po te kthehemi pas ne histori, kjo i bie se teritoret tona duhet te ndrrohen me teritoret tona. Dhe nese nje dit ndodh kjo, nese shqiptaret per hire te te tjerve pranojne nje " shkembim " te tille, per neve do te jet vetvrasje, per nderin tone qe kemi mbrojte gjithmone ky do te jet nje gjest aspak burreror, e qe ne historine tone kjo ngjarje do te shenohet si absurditeti me i madhe dhe vendimi me i ulet i marre ndonjehere nga populli shqiptar.
Sa i perket ksaj teorie te nxjerre nga ky amerikani, un per momentin prap preferoj te jetoj ktu ku jam, dhe kshtu siq jam. Jo pse un nuk dua t'i bashkohem Kosoves, por sepse Mitrovica kurrsesi sduhet ti falet serbise.
Andaj, duke e dite se ne te kaluaren gjate gjithe ekzistences tone neve kemi luftuar vetem per nje qellim, per tmos i dhene asnje pellemble toke asnje pushtuesi, tani sa eshte e hijshme qe krejt ne heshtje e ne paqe t'i jipet nje terotor i tere serbise.
Shekspiri ka thene " Sa te varfer jan ata qe skan durim " , ndersa Naum Veqilharxhi ka thene " Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që të shtyn të mohosh kombin tënd " .
Neve duhet te kemi durim, dhe te mos mohojme ate qe na perket neve e qe dikur ka qene e jona, sepse sllavet e dijne qe sot, ose neser, apo nje dite tjeter, do t'u ik nga duart kjo Presheve.
Historia vonon, por nuk harron.

"Me te tille djem gjynah te lengoje Shqiperia "
ISMAIL bej VLORA
U shtova dy thenieve te tua dhe kete thenie te plakut te Vlores
Te shkon :D
 
Une nuk e njoh territorin dhe nuk jam ne gjendje te shprehem, por me ate qe shikoj nga jashte, zona e Mitrovices se Veriut rrezikon te mbetet sidoqofte e Serbise. Me ate qe kam arritur te kuptoj ne zonen e veriut jane shumica serb, dhe jane duke krijuar strukturat paralele, dhe nje zgjidhje e shpejte do te jete shume e veshtire. Ndersa Lugina e Presheves jane me shumice shqiptare, por eshte ne territor te Serbise. Pra ajo qe thote kongresmani amerikan eshte se gjithkush duhet te jetoje ne kopene e vet, shqiptaret me shqiptaret, serbet me serbet. Ketu per si e shikoj une situaten, nuk ka vend per patriotizem por mendoj se duhet perdorur me shume llogjika, por kjo nuk do te thote t'i falim territore Serbise. Kongresmani amerikan don te thote(sipas meje) se, per te zgjidhur perfundimisht konfliktet mes shqiptareve dhe serbeve, duhet t'u mundesojme te dy paleve te jetojne brenda komuniteteve respektive. Nuk besoj se do te ishte e mundur qe shqiptaret e serbet te bashkejetojne ne te njejtin vend dhe nen te njetin streh, te pakten deri sa te jetojne gjeneratat aktuale.
Ky eshte konkluzioni qe une nxorra nga deklaratat e kongresmanit amerikan, sigurisht qe nuk duan te na demtojne neve si shqiptar. Sidoqofte une do te doja te degjoja edhe opinionit e atyre qe jetojne ne Kosove, ku ndoshta jane ne gjendje te na e shpjegojne me mire situaten. Po te ndodhte nje shkembim i tille, do te ishte ne interes te Kosoves, dhe do te dilte e humbur apo e fituar nga ky shkembim??
 
Mitrovica eshte histori e shqiptareve As une nuk dua te flas per patriotizem , po me qe se ke pare nga afer , po ta shpjegoj une qe kam shkuar atje
Ne veri te kosoves , jane vertete shumica serbe , po ata ( serbet) kane ndjekur dhe vazhdojne te mos i lejojne shqiptaret te jetojne ne shtepite e tyre ne Mitrovicen veriore
Nje gje e tille s'ndodh ne zona te tjera ne brendesi te Koosves ku ka qytetare serbe
Kryeministri aktual i kosoves shkoi dhe vuri tullen e pare ne ndertimin e shtepise se nje minoritari serb.:( E ndersa e kunderta ndodh me ndertimin e shtepive te shqipove ne veri te Mitrovices atje duhet te nderhyje policia qe te lejohen shipatret te punojn rehat ne shtepi te tyre
A nuk te duket pak si ironi kjo shumica serbe ne veri te Kosoves MIK !
 
Une nuk e njoh territorin dhe nuk jam ne gjendje te shprehem, por me ate qe shikoj nga jashte, zona e Mitrovices se Veriut rrezikon te mbetet sidoqofte e Serbise. Me ate qe kam arritur te kuptoj ne zonen e veriut jane shumica serb, dhe jane duke krijuar strukturat paralele, dhe nje zgjidhje e shpejte do te jete shume e veshtire. Ndersa Lugina e Presheves jane me shumice shqiptare, por eshte ne territor te Serbise. Pra ajo qe thote kongresmani amerikan eshte se gjithkush duhet te jetoje ne kopene e vet, shqiptaret me shqiptaret, serbet me serbet. Ketu per si e shikoj une situaten, nuk ka vend per patriotizem por mendoj se duhet perdorur me shume llogjika, por kjo nuk do te thote t'i falim territore Serbise. Kongresmani amerikan don te thote(sipas meje) se, per te zgjidhur perfundimisht konfliktet mes shqiptareve dhe serbeve, duhet t'u mundesojme te dy paleve te jetojne brenda komuniteteve respektive. Nuk besoj se do te ishte e mundur qe shqiptaret e serbet te bashkejetojne ne te njejtin vend dhe nen te njetin streh, te pakten deri sa te jetojne gjeneratat aktuale.
Ky eshte konkluzioni qe une nxorra nga deklaratat e kongresmanit amerikan, sigurisht qe nuk duan te na demtojne neve si shqiptar. Sidoqofte une do te doja te degjoja edhe opinionit e atyre qe jetojne ne Kosove, ku ndoshta jane ne gjendje te na e shpjegojne me mire situaten. Po te ndodhte nje shkembim i tille, do te ishte ne interes te Kosoves, dhe do te dilte e humbur apo e fituar nga ky shkembim??

Gabim e ke zotëri, barikada që ndodhej në mes së urës së lumit Ibër tani e 2 - 3 vite nuk ekziston më. Rruga për në veri të Mitrovicës është e hapur dhe qarkullojnë si Shqiptarët andej edhe serbët vijnë këndej pastaj ka shumë fshatra me shumicë Shqiptare në veri sic janë Suhodolli, اabra, Vinarci, Gushavci mandej lagja Kodra e Minatorve dhe Lagja e Doktorëve në këtë të fundit tani vonë kanë filluar rikthimin dhe rindërtimin e shtëpive Shqiptarët!?
Do të ishte gabim trashanik nëse "qeveria e Kosovës" e pranon këtë propozim, pasi kufiri do të na vihej në qendër të qytetit pastaj serbia e di se herët ose vonë do ta humb pjesën e saj jugore ku bëjnë pjesë Presheva, Bujanoci, Medvegja. Ky propozim është dhënë edhe nga ish kryeministri serb, tanimë i vrarë Zoran Gjingjiq i cili pati dhënë si propozim që të shkëmbehen këto territore dhe të njihet pavarësia e Kosovës nga Serbia!
 
Met te lutem , me qe jemi ketu a ma spjegon pak ca kuptimi ka ai Monumenti te Kodra e Minatoreve
U ngjita derin atje dhe s;kish asnje shenim vetem ca pacavure ne Serbisht
Shume legjenda me kane thene po asnjera s'ishte e njete me tjetren :p
Kush e di , lutem te ma spjegoje :D
 
Une nuk e njoh territorin dhe nuk jam ne gjendje te shprehem, por me ate qe shikoj nga jashte, zona e Mitrovices se Veriut rrezikon te mbetet sidoqofte e Serbise. Me ate qe kam arritur te kuptoj ne zonen e veriut jane shumica serb, dhe jane duke krijuar strukturat paralele, dhe nje zgjidhje e shpejte do te jete shume e veshtire. Ndersa Lugina e Presheves jane me shumice shqiptare, por eshte ne territor te Serbise. Pra ajo qe thote kongresmani amerikan eshte se gjithkush duhet te jetoje ne kopene e vet, shqiptaret me shqiptaret, serbet me serbet. Ketu per si e shikoj une situaten, nuk ka vend per patriotizem por mendoj se duhet perdorur me shume llogjika, por kjo nuk do te thote t'i falim territore Serbise. Kongresmani amerikan don te thote(sipas meje) se, per te zgjidhur perfundimisht konfliktet mes shqiptareve dhe serbeve, duhet t'u mundesojme te dy paleve te jetojne brenda komuniteteve respektive. Nuk besoj se do te ishte e mundur qe shqiptaret e serbet te bashkejetojne ne te njejtin vend dhe nen te njetin streh, te pakten deri sa te jetojne gjeneratat aktuale.
Ky eshte konkluzioni qe une nxorra nga deklaratat e kongresmanit amerikan, sigurisht qe nuk duan te na demtojne neve si shqiptar. Sidoqofte une do te doja te degjoja edhe opinionit e atyre qe jetojne ne Kosove, ku ndoshta jane ne gjendje te na e shpjegojne me mire situaten. Po te ndodhte nje shkembim i tille, do te ishte ne interes te Kosoves, dhe do te dilte e humbur apo e fituar nga ky shkembim??

Nese ket " nuk ka vend per patriotizem por duhet te perdoret logjika " , e drejtove ka un, ateher po ta them se un sqarova nje gje qe ndoshta ty as nuk te intereson sepse nuk je banor as i njerit teritor as i tjetrit qe ai kongresmeni ka pohuar se duhet ndrrohen.
Me kete shkembim fiton serbia nga vet fakti qe po ia jep Kosoves nje pjese qe dikur ishte e saj, dhe si "dhurate" po mer nje pjese tjeter qe prap eshte dhe ka gjen gjithmone toke e Kosoves.
Po te hyjme ne detaje, kjo teme nga aspektit politik kalon ne ate ekonomik ku ne shume menyra perputhet me ligjin bankar. Vetem ne banka per te marr nje kredi te re, duhet spari ta lash borxhin e vjeter. Ne ne vend te parave po i japim serbeve nje teritor te ri (Mitrovicen), per te na kthy teritorin e vjeter (Presheven).
Kjo nuk duhet lejohet, sepse te jesh i vendosur dhe i prere ne ate qe bene, nuk dmth se luan rolin e nje patrioti. Por edhe nese tingllon si gje e tille, kur ben zgjidhjen e duhur, ti duhet tjesh krenare per dy gjera ; se pari qe je me patriot se nje serbe, se dyti qe tregohesh me i zgjuar se ai duke e lene anash modestine dhe duke ia bere me dije se teritori ose nje cope toke i falet vllaut, por kurre shkaut.
Po te ndodhte nje shkembim i tille, neve nuk bejme asgje, perveq se vertetojme boten qe edhepse dijme shkrim e lexim, ne prap jemi nje popull pa intelekt.
 
Ftesa qe i behet politikes shqiptare ne pergjithesi dhe asaj te Kosoves ne vecanti eshte nje propozim kapitullimi i politikes nderkombetare perballe presionit serbo-rus.Ajo qe serbet nuk arriten ta fitonin gjate pushtimit mese 100 vjecar ,kerkojne ta fitojne tani ne kohe paqeje.Kjo kerkese shkembim teritoresh eshte absurde ne formulim por edhe ne llogjike .Shqiptaret kudo qe jane nuk duhet te leshojne me territore.Jemi ndrydhur boll ne territoret tona perballe invazioneve serbo -greke.Pranimi i kerkesave te tilla do te thote qe shqiptaret nuk kane me burra ne trojet e tyre dhe jo vetem kaq.Pranimi i propozimeve te tilla do tu hapte oreksin pretendimeve aneksioniste te Greqise dhe Bullgarise per teritore shqiptare ne jug te shqiperise dhe ne Maqedoni .
 
Sempre Barca, une desha vetem te dije diçka me shume, dhe asgje me teper. Une nuk e njoh si territor por natyrisht e di qe Mitrovica eshte e shqiptareve. E di edhe qe serbet vitet 80 sillnin kolone serb per te populluar Mitrovicen me popullsi serbe. Natyrisht qe kush eshte shqiptar e di te gjitha keto gjera. Por duhet te kemi parasysh edhe veshtirsite, duhet te kemi parasysh se ndoshta edhe nuk mund te fitohet gjithmone, ndoshta edhe mund te duhet te sakrifikohet diçka. Une me kyte nuk dua te them se duhet bere keshtu apo ashtu, siç thote nje thenie e vjeter, une nuk po dua por po drua.
Po te varej nga une do te kerkoja tokat ilire deri ne Slloveni ku jetonin Liburnet. Sidoqofte duhet pare raliteti ne sy, dhe ndoshta diٍka do te duhet te sakrifikohet. Deklaratat e kongresmanit amerikan te lene te kuptosh se diçka eshte do te ndodhe, sepse nuk mund te vazhdohet me strukturat paralele. Une mendoi se sido qe gjerat te shkojne te humber do te jene vetem serbet, ata jane duke u munduar te marrin aq sa do t'u japin, para se te jene te detyruar te njohin pamvarsine e Kosoves.
 
Met te lutem , me qe jemi ketu a ma spjegon pak ca kuptimi ka ai Monumenti te Kodra e Minatoreve
U ngjita derin atje dhe s;kish asnje shenim vetem ca pacavure ne Serbisht
Shume legjenda me kane thene po asnjera s'ishte e njete me tjetren :p
Kush e di , lutem te ma spjegoje :D

aag3cy.jpg

Përmendorja e Revolucionit

Përmendorja u kushtohet luftëtarëve të rënë dhe viktimave të terrorit fashist 1941-1945.
Përmendorja është ndërtuar në formën e kovës për transportimin e xehës në teleferikun "Trepça", të vendosur në dy shtylla dhe simbolizon aksionin e armatosur të bërë me 30 korrik 1941.
Zgjidhja arkitektonike është vepër e Bogdan Bogdanoviqit nga Beogradi.
Madhësia e distancës ndërmjet shtyllave është 16 dhe 18 metra.
Në afërsi të përmendorës, në platonë nga ana veriore, janë vendosur dy varreza përkujtimore ku janë varrosur eshtrat e Muharrem Bekteshit, Hero i Popullit dhe të pesëmbëdhjetë minatorëve të vrarë të Trepçës.
 
Attachments

  • aag3cy.jpg
    aag3cy.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Sempre Barca, une desha vetem te dije diçka me shume, dhe asgje me teper. Une nuk e njoh si territor por natyrisht e di qe Mitrovica eshte e shqiptareve. E di edhe qe serbet vitet 80 sillnin kolone serb per te populluar Mitrovicen me popullsi serbe. Natyrisht qe kush eshte shqiptar e di te gjitha keto gjera. Por duhet te kemi parasysh edhe veshtirsite, duhet te kemi parasysh se ndoshta edhe nuk mund te fitohet gjithmone,

Un e di se nuk fitohet gjithmone, por edhe e di se ne jemi ata qe kemi humbe gjithmone. Tani e kemi radhen te fitojme e ti mbushim gjith ato zbrastira te cilat i kemi humbe disa nga mos dija e disa te tjera nga mosfuqia.
Edhepse kjo periudhe kerkon kohe, por un kam nje bindje te thelle dhe nje besim qe sma luhat askush se nje dite secili gure do te vihet ne vendin e vet.
 
Back
Top