Robin Krasniqi kampion i botës në IBO dhe WBA, mposht me nokaut pas tre raundesh gjermanin Boesel

Robin Krasniqi kampion i botës në IBO dhe WBA, mposht me nokaut pas tre raundesh gjermanin Boesel​

1602401809161.png
Robin Krasniqi ka arritur ta mposht Dominic Boesel për titullin e botës IBO dhe WBA.

Boksieri ynë ka arritur ta mposht me nokaut Boeselin pas vetëm tre raundesh.
Të dy raundet e para ishin të mira për Krasniqin, që tentonte të sulmonte gjermanin.
Aty ai dha disa goditje të mira, por që kulmi erdhi në raundin e tretë.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Fillimisht pas dy goditjeve të bukura ai e rrëzoi në nokdaun, ndërsa me të ngritur Boesel në këmbë, një kombin tjetër e rrëzoi përfundimisht në tokë gjermanin.
Krasniqi bëhet shqiptari i parë kampioni i parë i botës.auto_31602366969.png
Ai do të mbajë titujt në IBO dhe WBA (përkohësisht).

Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje, prej tyre 19 me nokaut. Boesel para këtij takimi kishte 30 fitore dhe vetëm një humbje, duke e pësuar tani të dytën në karrierë. /Telegrafi/
 
Keshtu do shkelqejm edhe ne shkence, kur te forcohet edhe sistemi i arsimit ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni. Femijet e emigranteve shqiptar ne perendim mund t'i gjeni ne universitetet me te mira ne bote. Disa kane arritur edhe te behen profesor ne Oxford dhe tjeterkund.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top