Robertson: Mos me pas qenë Rugova dhe Amerika, Kosova sot e kësaj dite do të ishte në

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Sivjet u mbushën 17 vjet që kur kanë zbarkuar trupat amerikane- NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe nga Kosova, duke i dhënë fund kështu regjimit kriminal të Sllobodan Milosheviqit ndaj popullit të Kosovës.

Dita 12 qershorit e vitit 1999 për Kosovën dhe shqiptarët si dhe miqtë e paqes dhe lirisë, sidomos kundërshtarët e diktaturës ka rëndësinë e vetë, sepse mu në ketë dite Serbia kapitulloi në Kosovë. Pas Haveir Soalnës, kreu i atëhershëm i Aleancës gjatë këtyre viteve të fundit, madje edhe vet sekretari gjeneral i NATO-s z.George Lordi Robertson për t’i kontribuar paqes në rajon ka qenë gjashtë herë deri më tani.

Shefi i NATO-s Robertson: Thuani faleminderit Rugovës dhe Amerikës që ju çliruan!

Sidoqoftë përveç ndërkombëtarëve edhe nga ana e shqiptarëve NATO dhe SHBA të konsiderohet çlirimtare të Kosovës dhe sikur t’mos ishin trupat e Aleancës, sigurisht sot Kosova nuk do ta kishte as lirinë e as institucionet e veta legjitime.

Këtë e dëshmoi edhe z. Lordi Robertson gjatë një bisede me “Presheva Jonë” i cili duke bërë fjalë për rolin e NATO-s në Kosovë u shpreh se “NATO në Kosovë ka pasur rol të shumëfishit në promovimin e paqes dhe demokracisë duke vënë stabilitetin dhe sigurinë për gjithë qytetarët e saj. NATO në Kosovë do të qëndrojë deri atëherë kur popullata e Kosovës ka nevojë për ta dhe kur siguria nuk është kontestuese..”

Që nga instalimi i ushtarëve të parë të NATO-s në Kosovë më 12 qershor pas kapitullimit të Serbisë fashiste në Kosovë ndërkombëtarët i kishin punët e ndarë për ta vënë paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke i dhënë përparësi sigurisë së lëvizje së lirë të qytetarëve, rindërtimit dhe inaugurimit të institucioneve të Kosovës me qëllim të avancimit të proceseve demokratike në Kosovën e shkatërruar politikisht dhe ekonomikisht nga regjimi kriminal i Beogradit.

Përveç ndërkombëtarëve edhe nga ana e shqiptarëve NATO dhe SHBA të konsiderohet çlirimtarë të Kosovës dhe sikur t’mos ishin trupat e Aleancës, sigurisht sot Kosova nuk do ta kishte as lirinë e as institucionet e veta legjitime. Ish-shefi i NATO George Lordi Robertson i cili duke bërë fjalë për rolin e NATO-s në Kosovë u shpreh se “NATO në Kosovë ka pasur rol të shumëfishit në promovimin e paqes dhe demokracisë duke vënë stabilitetin dhe sigurinë për gjithë qytetarët e saj. Prandaj thuani faleminderit dr.Rugovës dhe NATO-s qe ju ka çliruar !. Mos me pas qenë Rugova dhe Amerika, Kosova sot e kësaj dite do te ishte nën Serbi si Presheva! ..”

Ne vazhdim ai ka pohuar se “NATO në Kosovë do të qëndrojë deri atëherë kur popullata e Kosovës ka nevojë për ta dhe kur siguria nuk është kontestuese. Prezenca e 50 mijë trupave të Aleancës në Kosovë të cilat trupa për katër vjet dëshmuan misionin e tyre paqësor në rajon, duke i dhënë mësim Evropës se si duhet vënë stabilitetin dhe si duhet luftuar diktatura e kanë justifikuar shumë diplomatë botëror.”

NATO si një organizatë e organizuar mirë ushtarake mori mbi supe sigurinë kufijve dhe luftën kundër krimit të organizuar sidomos përreth kufijve dhe arrestimin e kriminelëve. Misioni paqësor në Kosovë duke u prirë trupave të NATO-s me emrin KFOR i priu gjenerali britanik Jackson (12 qershor 8 tetor 1999), pastaj gjenerali gjerman Rienhard (8 tetor 1999-18 prill 2000) e kështu me radhë.. Gjenerali i NATO-s Uesli Clark i cili udhëhoqi trupat e NATO-s gjatë bombardimeve kundër “Jugosllavisë” së Milosheviqit në vizitën e fundit dhe në Kosovë më 2 maj të vitit 2000 kishte deklaruar se “NATO dhe KFOR janë këtu për popullin e Kosovës që ta mbrojë dhe ta mbështesë atë, si dhe të krijojë një siguri për të”.

Në fillim 50 mijë trupa (shtatë mijë amerikane), ndërsa aktualisht në Kosovë gjenden 23 mijë trupa të NATO-s si rezultat e situatës së mirë në rajon. Përveç misionit paqësor gjatë intervenimit të NATO-s kundër caqeve serbe duke bombarduar për 80 ditë rresht forcat serbe në Kosovë, Serbi e Mal të Zi.

Falë angazhimit dhe rolit të KFOR-it duke dominuar 544 shkolla e më vonë, mundësoi hapjen e një mijë shkollave në Kosovë për të ndjekur për herë të parë mësimet mbi 30 mijë fëmijë shqiptarë në Kosovën e lirë. Riatdhesimin e afro një milion shqiptarëve nga vendet fqinje të Kosovës (Shqipëri, Maqedoni, Preshevë) dhe vendet të dëbuar nga Miloshevqi, vendosja e mbi 5000 të zhvendosurve brenda Kosovës, shkatërrimi i mbi 120.000 shtëpive.

natototttt13.jpg
largea_natorobertnefa11151453230187.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top