Roberto Saviano: ""Ju rrefej mafien shqiptare""

Askushius_DK

Anëtar i ri
Shkrimtari i librit “Gomorra”, Roberto Saviano, rrëfen lidhjet e mafies italiane me klanet Kamorriste por edhe marrëdhëniet e komplikuara me vetë mafiozët. Një tregim special për krijimin e mafias, hapat e artë të “kapove” shqiptarë, martesat dypalëshe por edhe planet për të ardhmen.

Marte, 16 Dhjetor 2008 10:09:00
“Mafia shqiptare ka familje të fuqishme që lejojnë keqbërësit italianë dhe shqiptarë të jetojnë të qetë në Shqipëri. Shqiptarët që kryejnë krime në Itali dhe jetojnë qetësisht në Shqipëri, në Itali janë kriminelë, sepse familjet arrijnë të korruptojnë gjykatësit shqiptarë, të paktën një pjesë të tyre. Mafiozët shqiptarë dhe kamorristët janë e njëjta gjë. Bëjnë dhe martesa mes tyre”
Shkrimtari i librit “Gomorra”, Roberto Saviano, rrëfen lidhjet e mafies italiane me klanet Kamorriste por edhe marrëdhëniet e komplikuara me vetë mafiozët. Një tregim special për krijimin e mafias, hapat e artë të “kapove” shqiptarë, martesat dypalëshe por edhe planet për të ardhmen. Ku konsiston lidhja mes politikës dhe mafias por edhe rreziku që quhet “Kosovë”.

Zoti Saviano, “Gomorra” është libri yt i parë, suksesi yt. Tani je i famshëm, por vetmitar. Nëse do të mundeshit të ktheheshit pas, do ta shkruanit përsëri këtë libër?

Po, do ta shkruaja, sepse s’jam penduar kurrë për atë që kam shkruar, por në të njëjtën kohë nuk është një libër që më pëlqen. Nuk e kam shumë për zemër librin tim, sepse më futi në këtë situatë. Por do ta rishkruaja. ثshtë një ndjesi pak kontradiktore, por kështu është.

Unë, kur erdha këtu, pashë policët, dhe pata frikë. Po ti, ke frikë?

Jo, nuk kam frikë, sepse jam mësuar të jetoj kështu, që prej dy vjetësh dhe kam ndjesinë sikur i mbaj gjërat nën kontroll. Ka çaste vëmendjeje shumë të madhe, ka dhe çaste qetësie. Si në çastet e vëmendjes dhe ato të qetësisë, jetoj i shoqëruar nga shpura, nga pesë karabinierë. Nuk e di pse s’kam pasur kurrë frikë. Veç, kam ndjerë bezdi që jetoj i blinduar.

As pesë policët nuk patën frikë, pavarësisht kërcënimeve të dhjetorit.

Herën e fundit që u zbulua një plan eliminimi, pati një çast që u ndjemë shumë të vetmuar. Nuk e di nëse kjo ishte frikë.

Flasim pak për librin. “Gomorra”, i cili sapo ka ardhur në shqip. ثshtë një libër për Kamorran. اfarë është Kamorra? Ku qëndron ndryshimi mes Kamorrës, Cosa Nostrës dhe Ndraghetës?

Sot, dy organizatat më të mëdha kriminale në Evropë, janë pikërisht Ndrangeta në Kalabri dhe Kamorra në Napoli. Cosa Nostra është një organizatë e rrezikshme, por s’është më aq e rrezikshme sa dikur, krahasuar me këto të dyja. Kamorra ka një strukturë horizontale, jo piramidale, si e Cosa Nostra-s. ثshtë një organizatë e bërë për konfederata. Janë familje, gjithsecila autonome, me bizneset e veta, por që bashkohen në federata, në të njëjtin nivel me familjet e tjera.

ثshtë organizata më mizore, që ka vrarë më shumë se 4 mijë vetë 30 vitet e fundit. Ka vrarë më shumë se çdo organizatë tjetër terroriste evropiane, më shumë se IRA, ETA, Brigadat e Kuqe, më shumë se terrorizmi islamik në Evropë. ثshtë një organizatë që bën kryesisht biznese në fushën ligjore: çimento, transport, nënkontraktime të çdo lloji. Pastaj, bizneset e paligjshme janë kokaina dhe trafiku i armëve. ثshtë një organizatë që ka lidhje të forta ndërkombëtare.

Edhe Ndrangheta ka gjithashtu lidhje të forta ndërkombëtare, dhe mbi të gjitha, investon në Evropën perëndimore. Nga hetimet e prokurorisë së Napolit, është zbuluar se Kamorra ka blerë tituj shtetërorë në vendet e lindjes, ka investuar në ferma dhe hotele, ka ngritur turizmin në këto vende dhe ka qenë e para që ka investuar në Rumaninë e pas اausheskut. Një nga bosët e Napolit, Pietro Liçiardi, u arrestua në ish- اekosllovaki. Kjo do të thotë shumë. Do të thotë që organizatat kriminale kanë ekonomi të shtrirë në shumë vende.

Të flasim pak për Shqipërinë. Keni shkruar aq shumë për Shqipërinë, sa mbeta pa fjalë. Flisnit për mafien shqiptare. Sipas jush është kaq e fuqishme?

Ekziston shumë fuqishëm dhe për mendimin tim, është një nga mafiet e panjohura më mizore në botë. ثshtë më pak e njohur se bën më pak gjëra. Organet gjyqësore, policia financiare, karabinierët, antidroga, antimafia kanë shumë dokumente për praninë e mafies shqiptare në Itali. Duhet bërë një dallim i madh mes mafies shqiptare kosovare, mafies shqiptare të Shqipërisë dhe mafies shqiptare të Maqedonisë.

Nuk bashkëpunojnë?

Bashkëpunojnë, por s’është e njëjta gjë. Dhe kanë lidhje shumë të forta me organizata kriminale shqiptare në Nju Jork. Mafia shqiptare që njoh më mirë është ajo që kishte lidhje në territorin tim. Klani i Kazalezëve, një klan shumë i fuqishëm, ka qenë klani i parë i një organizate mafioze italiane që i ka hapur dyert një të huaji. Të huajt e parë që kanë hyrë në organizatë, kanë qenë shqiptarët, sepse kanë një strukturë sociale dhe familjare shumë të ngjashme me atë italiane.

Zbatojnë, në një farë mënyre, kanunin, që jep shumë siguri, sepse rregullat janë të qarta, të shkruara. Të gjithë mund t’i mësojnë dhe t’i respektojnë. Respektohen shumë “kapot e maleve” që zbatojnë me përpikmëri kanunin. Mbi të gjitha, janë organizata që kanë ardhur në vitet ’90. Ka qenë një bos shqiptar që i dhanë një zonë të tërë, quhej ....

اfarë është ky?

Një bos, të cilit Kazalezët i dhanë një territor të tërë. S’kishte ndodhur kurrë në historinë e kriminalitetit italian që një i huaj të drejtonte aktivitetin kriminal të një territori.

اfarë ishte ky njeri? Me çfarë merrej?

Me gjithçka. Zhvatje, drogë, por mbi të gjitha me çimento dhe firmat e ndërtimit. Mafia shqiptare në këtë territor jo vetëm është shumë e fuqishme, por para disa muajsh pati dhe të vdekur. Dy shqiptarë të implikuar u vranë, sepse s’kishin paguar atë që duhej të paguanin, për përqindjen e trafikut të drogës që drejtonin.

Këtë mendoj gjithmonë kur dëgjoj për shqiptarët që vriten. Shqiptarët këtu janë shpërndarës droge, që marrin shumë pak para, hiçgjë. S’është kështu?

Mendoj se ka qenë kështu, por sot, mafia shqiptare, dhe shpërndarësit shqiptarë të drogës, kanë bërë karrierë. Sot, djemtë që shpërndajnë drogë në rrugë, janë më shumë afrikanë, nigerianë, rumunë. Të gjitha ato organizata që janë të dobëta. Mafia shqiptare ka familje të fuqishme që lejojnë keqbërësit italianë dhe shqiptarë të jetojnë të qetë në Shqipëri. Shqiptarët që kryejnë krime në Itali dhe jetojnë qetësisht në Shqipëri, në Itali janë kriminelë, sepse familjet arrijnë të korruptojnë gjykatësit shqiptarë, të paktën një pjesë të tyre. Mafiozët shqiptarë dhe kamorristët janë e njëjta gjë. Bëjnë dhe martesa mes tyre.

Martohen me njëri-tjetrin?

Një bos i mafies në Domiciana, në zonën bregdetare, u martua me një shqiptare. Shqiptare nga fshati. ثshtë diçka shumë e papritur, sepse bosët e mafies femrat nga lindja i mbajnë si dashnore, por nuk martohen kurrë me to, sepse martesa është gjithmonë një marrëveshje ekonomike. Sot kjo gjë po ndryshon. Kjo ka qenë e kaluara. Në të shkuarën, femrat nga lindja, polake, rumune, edhe shqiptare, konsideroheshin si dashnore perfekte, që toleroheshin dhe nga gratë. Nëse një bos kishte një dashnore italiane, përbënte problem. Kurse një dashnore nga lindja tolerohej.

Si ka mundësi qe dini kaq shumë gjëra për mafien shqiptare?

I kam parë gjithmonë. Bullgarët, për shembull, i kam parë më pak, që janë një mafie më e pranishme në Itali.

اfarë bën mafia shqiptare?

Mafia shqiptare ka filluar me prostitucion dhe pastaj eci përpara. Nga trafiku i drogës, tani ka kaluar te çimento. Kështu dhe ata u futën në biznesin e madh.

Kur ka filluar kjo lidhje?

Që në fund të viteve ’80. Në fund të viteve ’80 është parë prania e shqiptarëve në Itali, por ka nisur që në vitet ‘70 me kontrabandën. Shqipëria dhe Mali i Zi janë vende në dorë të organizatave kriminale.

Edhe në atë kohë ka pasur mafie?

Po. Sigurisht. Si në Shqipëri, ashtu dhe në Republikën e ish-Jugosllavisë kanë qenë personazhe të blerë nga organizatat kriminale.

Kush?

Drejtues komunistë qe paguheshin nga organizatat kriminale. Firma e parë që investoi në Rumaninë e pas اausheskut, quhej Albanova Eserel. Albanova është emri i vjetër i Kazal Del Prinçipe, kryeqytetit të Kamorrës. Kjo firmë kishte marrëveshje të bëra para rrëzimit të murit, me të gjithë drejtuesit komunistë, që s’merrnin më paga nga shteti, por ua jepnin ata. Edhe policia bregdetare shqiptare dhe e Malit të Zi, paguheshin nga Sakra Korona Unita, për kontrabandë cigaresh. Kur u rrëzua komunizmi, të parët që shkelën në këto vende ishin organizatat kriminale, që më pas ndihmuan dhe sipërmarrësit e ndershëm të huaj të shkonin aty.

Nëse një napolitan ose milanez shkon në Shqipëri të investojë, ka një mijë probleme me burokracinë. Nëse shkon nëpërmjet organizatës kriminale italiane, gjithçka është e zgjidhur. Ata dinë me kë të flasin për të marrë autorizime, rroga të qeta. Kjo është magjia e organizatave kriminale, që funksionojnë si motor ekonomik.

Kuptoj çfarë bëjnë shqiptarët në Itali. Po mafiozët e Kamorrës, çfarë bëjnë në Shqipëri?

Investojnë në çfarëdolloj ndërmarrjeje

Keni dokumente për të shkruar një libër të ri për mafien shqiptare?

E shoh me kureshtje të madhe mafien shqiptare sepse ka një ëndërr të madhe tek mafiozët e mëdhenj shqiptarë. Ta bëjnë Kosovën Kolumbinë e re të Evropës. Të mbjellin kokainë transgjenike, që të rritet në temperatura të ndryshme nga ato të Amerikës së Jugut. Të mbjellin kokainën transgjenike në Kosovë dhe të lejojnë mafien shqiptare të ketë monopolin e kokainës.

Sot nuk mund të bëhet, sepse kokaina transgjenike, që tashmë ekziston në Kosovë, është shumë e kushtueshme. Prandaj nuk ka leverdi. ثshtë më e leverdisshme ta importosh nga Amerika e Jugut se ta prodhosh. Por pas njëzet vjetësh, Kosova do të jetë padyshim Kolumbia e re.

Do të jetë vërtetë?

Të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë mendojnë se do të ndodhë kështu.

Po politikanët çfarë bëjnë ndërkohë? A kanë nevojë politikanët për mafian? Apo është mafia ajo që ka nevojë për politikën?

Unë mendoj se është politika ajo që ka nevojë për mafien. Në të shkuarën nuk ka qenë kështu, kurse sot është. Pse? Sepse organizatat mafioze janë sipërmarrje. ثshtë njësoj sikur një vend të hiqte dorë nga BMV-ja, Microsofti. Faturimi në Itali i tre mafieve, sipas prokurorisë kombëtare antimafia, është 100 miliardë euro në vit. Sipërmarrja më e madhe italiane. Si mund të heqësh dorë nga një shifër e tillë?

Ata janë të armatosur. Ti ke vetëm fjalët. Por ata kanë frikë nga ti. Mund të kihet frikë nga fjalët?


Vetëm nëse dëgjohen. Unë ekzistoj për sa kohë më dëgjojnë. Kur të reshtin së më dëgjuari, nuk do të ekzistoj më.

------------------------------------------
ps. Meqe kemi shume antare ne FV qe jetojne ne Itali , mund te diskutojme me me vertetsi per kete ceshtje .........
 
Titulli: Roberto Saviano: ""Ju rrefej mafien shqiptare""

paksa te egzagjeruara mu duken
 
Titulli: Roberto Saviano: ""Ju rrefej mafien shqiptare""

Po verej me kujdes nje tendece qe nuk eshte vetem ne kete rast te ketij krijusi te opinioneve,Robert Saviano,te dirixhuar prej te tjereve qe rrine prapa perdes.Cfare psikoze te re duan te ndertojne keta te fshehtet?Keta duan te shmangin ne opinionin Europian si dhe ne ate Amerikan me ane te librave,filmave seriale,emisioneve televizive per nje klase te re mafiozesh te cilet po u zene vendin Italianeve te cilet kane pasur kete opinion deri me tani ne gjithe boten.
Te shkretet shqiptare,qe vetem per nga numri i popullsise si dhe nga tregu ku luftohet,i cili eshte i veshtire per lojtaret e vegjel,perbejne vetem nje pike te vogel uji.Duan ti paraqisin faktor dominues,komandues,kryesor,vetem per te shmangur vemendjen nga Mafia e Vertete,e cila ne Europe ne shumicen e rasteve i ka rrenjete ne qeverite te ashtuquajyura demokratike.
Edhe kesaj radhe duan te na bejne budallain dhe shembullin e radhes.
Kush asht mafia vertete dhe ku e ka seline ajo?
 
Titulli: Roberto Saviano: ""Ju rrefej mafien shqiptare""

po dhe shume te ekzagjeruara si fakte nuk me duken...per mendimin tim mafia shqiptare ka ekzistuar dhe ekziston edhe sot e kesaj dite...Shqiptaret e nisen me tafikun e femrave, prostitucionin dhe ne lajmet italiane sot degjohen perdite se si kapen shqiptare qe shesin droge....keshtu qe sbesoj se ku ka ze eshte pa gje....
S'jane shqiptaret me te miret nga ky drejtim....
 
Titulli: Roberto Saviano: ""Ju rrefej mafien shqiptare""

che cazzo ne sa Saviano della mafia shqiptare, keto qe thot, ai i ka lexuar ne gazeta, po hapet shum si vaji ne lakra, me gjera qe nuk i ka jetuar vet, tjeter gje per kamorren ku te gjitha i ka perjetuar vet, nuk i mjaftoi publiciteti qe beri me gomorra
 
Titulli: Roberto Saviano: ""Ju rrefej mafien shqiptare""

Po verej me kujdes nje tendece qe nuk eshte vetem ne kete rast te ketij krijusi te opinioneve,Robert Saviano,te dirixhuar prej te tjereve qe rrine prapa perdes.Cfare psikoze te re duan te ndertojne keta te fshehtet?Keta duan te shmangin ne opinionin Europian si dhe ne ate Amerikan me ane te librave,filmave seriale,emisioneve televizive per nje klase te re mafiozesh te cilet po u zene vendin Italianeve te cilet kane pasur kete opinion deri me tani ne gjithe boten.
Te shkretet shqiptare,qe vetem per nga numri i popullsise si dhe nga tregu ku luftohet,i cili eshte i veshtire per lojtaret e vegjel,perbejne vetem nje pike te vogel uji.Duan ti paraqisin faktor dominues,komandues,kryesor,vetem per te shmangur vemendjen nga Mafia e Vertete,e cila ne Europe ne shumicen e rasteve i ka rrenjete ne qeverite te ashtuquajyura demokratike.
Edhe kesaj radhe duan te na bejne budallain dhe shembullin e radhes.
Kush asht mafia vertete dhe ku e ka seline ajo?


Mafia eshte ngado, edhe ngado do vazhdoj te jete, perderisa rrenjet e saj jan aq te thella sa zakonisht lidhen me koka shteti, dhe shqiperia per kto lidhje, eshte nje nder vendet e para ne liste.

Un e pash kte intervisten e Rudina Xhunges, po e degjova me Babin, dhe kur fliste Saviano sikur tregonte ate c'kan hequr Babai im dhe ortaket e tij per 15 vjet ne shqiperi me aktivitet private. Atje ku te kerkonin te kishe "kontaktin" e duhur me personin "e duhur", dhe po mos ta kishe kete, jeta jote dhe ajo e firmes tende do ishte nje ferre totale. Ngado qe ktheje koken kishe dike qe te kerkonte llogari, dhe mundesisht ndonje 100-mije leksh per mos te "besdisur", kupton ti, per mos te "besdisur", sepse cka po behej ishte komplet legale. Per mos te folur kur i vinte radhe nderrimit te qeverive, tjeter pune kjo.

Nejse, pa u futur ne detaje. Ktu pertoj ta rilexoj kete por nje gje me beri pershtypje kur e degjova. Kur thoshte qe mafiozet italian me pare kishin vec dashnore te huaja, dhe kete grate e tyre e toleronin, mjaftonte qe ato mos te ishin italiane, ne fakte martesa me jo-italiane as qe nuk konceptohej. Ndersa tani, keta mafioze kan filluar te martohen normalisht me te huaja pa i mbajtur ato vec si dashnore, kryesisht me vazja shqiptare, dhe kjo ka filluar te konsiderohet normale. E cuditshme se si ndron mentaliteti dhe ne nje pike te tille. :D :D
 
Titulli: Roberto Saviano: ""Ju rrefej mafien shqiptare""

Martohen me njëri-tjetrin?

Një bos i mafies në Domiciana, në zonën bregdetare, u martua me një shqiptare. Shqiptare nga fshati. ثshtë diçka shumë e papritur, sepse bosët e mafies femrat nga lindja i mbajnë si dashnore, por nuk martohen kurrë me to, sepse martesa është gjithmonë një marrëveshje ekonomike. Sot kjo gjë po ndryshon. Kjo ka qenë e kaluara. Në të shkuarën, femrat nga lindja, polake, rumune, edhe shqiptare, konsideroheshin si dashnore perfekte, që toleroheshin dhe nga gratë. Nëse një bos kishte një dashnore italiane, përbënte problem. Kurse një dashnore nga lindja tolerohej.


ja ky eshte rezultati i shqiptareve qe perdoren femrat shqiptare per prostitucion. me indinjon shume ky lajm
 
Titulli: Roberto Saviano: ""Ju rrefej mafien shqiptare""

Nuk po i futem nje teme te gjate ku do te thoja perse mafia gjen terren pikerisht ne vende te tilla "te varfera" te cilesuara ,ose "te painvestuara" nga disa te tjere.Arsyet jane me te thella.Lojtaret e medhenj ne elite krijojne vete vrimat e zeza ,zona gjeografike,si napoli,apo palermo,apo ...Pse pak investitore privat te fuqishem ka Italia qe do ta kthenin jugun e Italise per nje kohe te shkurter njesoj si Veriu.Por asht shteti ne mes.Asht kupola ku do edhe ajo nje fush te lire te saj,ku te korri e te mbjelli investimet e zeza.Dhe kuptohet pisat kane serine e tyre matematikore qe ne rastin e mafies ndahet ne dy degezime njera shteterore,tjetra ajo e kontraktuara qe ka fituar tenderin per kete pune ne rivalitete te ashper me kriminele homologe.Serite ndryshojne vetem sepse alternohet dhe pushteti.Ata te vijene radhe tek era e dyqanit,e fabrikes, e firmes ku kerkesa shumatore jane nga 100 leke dhe deri ne "x" perputhje me numrat e hallkave marrese.Dhe keta Savianot bejne ne pjese ne luften e eger midis klaneve para fitimit te nje tenderi.Saviano eshte anetar pikerisht i klanit te cilin i kane dhene detyre te sulmoje,
 
Titulli: Roberto Saviano: ""Ju rrefej mafien shqiptare""

E dhimbshme . Sa popull jemi ne qe paskemi kete ushtri te tere mafioze sa po behemi rrezik ne bote se nje dite do drejtojme mafien ? Sa vjet kemi ne qe po bredhim rugeve te evropes per te mare ne dore frenat e mafies Italiane qe ka shekuj ne sundim ?
Kur behet fjale per nam te keq tymin na nxjerin ne ....
Mundohen me te gjitha menyrat te na e bejne rrugen sa me malore ,arrijne deri aty sa ti ruajne dhe me police keta Savianot vetem e vetem qe te shpifin
Sot po e marr vesh une qe koka dashka temperaturen e Kosoves ? ??????!!!!!!!
S'kane turp ! Ngelen duke shpifur
 
Titulli: Roberto Saviano: ""Ju rrefej mafien shqiptare""

Mendoj qe ajo qe ne te vertete njihet si mafia italiane vjen pikerisht nga jugu i Italise. Pse valle pikerisht ne kete vend ? Kush jane ne te vertete keta njerez, traditat e kulturat e tyre ? Me cilat tradita kanunore perngjasojne ? Filmi La Piovra 8, flet edhe per disa toponime shume te shqiperuara...

Nje kusherira ime ne Itali, ne Milano me sakte punon si parukere, por nuk ka lene vend te botes pa shkelur. Kur erdhi vjeti pashe 8 celulare me numra te ndryshem per te folur. Mendoj qe ky artikull nuk eshte totalisht farce.
Shqiperia eshte ne nje ekonomi thuajse teresisht informale dhe dita-dites shohim qe krizat boterore nuk po na prekin, cmimet vazhdojne te rriten dhe cuditerisht edhe konsumi... bashke me komplekset e pallateve
 
Titulli: Roberto Saviano: ""Ju rrefej mafien shqiptare""

Eshte interesante se sa shume gjera dhe se sa shume paradoksale jemi ne Shqiptaret:)

Ne te njejten kohe arrijme te jemi trima luftetare, mafjoze, inferiore ndaj botes, kryenece, krenare etj etj etj!
 
Titulli: Roberto Saviano: ""Ju rrefej mafien shqiptare""

Eshte interesante se sa shume gjera dhe se sa shume paradoksale jemi ne Shqiptaret:)

Ne te njejten kohe arrijme te jemi trima luftetare, mafjoze, inferiore ndaj botes, kryenece, krenare etj etj etj!

Se harrova te shtoja..
Me interesantja eshte qe te gjithe jane te perleshur ne kete mafje:
Nga kokat e shtetit deri tek populli i varfer qe duhet te paguaje sjelljet e ligjeruara!

Eshte akoma me interesante te degjosh moralistet qe shajne politiken e korruptuar, qe jane viktima te sistemit mafjoz shqiptare, por qe ketij sistemi i kane dhene buke per te ngrene!

Pra jane vete moralistat e djegur qe e kane ushqyer kete perbindesh mafjoz, e kane bere si dash privat, dhe pastaj duke mos ditur ti mbajne me koke e shajne!!!!

Ehhhhh....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top