Rivalitet ne 6 kutite e fundit

xxl

IT Professional
Fushe-Kuqa kthehet si "fushe beteje". Bllokimi i procesit te numerimit te 6 kutive te fundit ne KZAZ-ne e Lacit nga komisioneret e koalicionit te majte, ka sjelle pothuajse kaos ne kete zone. Komisioneret pretenduan se kutite ishin te parregullta dhe nuk duhet te numeroheshin, nderkohe qe ne verifikimin paraprak i kishin deklaruar si te rregullta. Sipas Kodit Zgjedhor dhe rregullave te KQZ-se, keto kuti duhet te numeroheshin sepse nuk u deklaruan te parregullta ne fillim, por ne fund dhe ishin marre ne konsiderate. Gjithsesi ne fund, pas nderhyrjes nga Tirana prej KQZ-se, kutite jane nisur drejt kryeqytetit ne masa te larta sigurie, per t'u numeruar ne KQZ. Sipas Partise Demokratike, ne keto kuti ndodheshin mbi 3 mije vota, nga te cilat siguroheshin mbi nje mije vota, nje sasi e mjaftueshme qe PD te siguronte mandatin e peste ne Qarkun e Lezhes, pasi ndarja e momentit te fundit ka qene 4 me 3 ne favor se te djathteve. Por ne Lac ne mesnate ka pasur perqendrim te forcave te shumta te policise, madje edhe ato speciale, me qellim per te shmangur perplasjet fizike, incidentet apo nderhyrjet dhe garantuar paprekshmerine e procesit. Aktualisht Partia Demokratike eshte ne avantazh ndaj Partise Socialiste, me nje diference prej 2.228 vota dhe i duhen 300 te tjera.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top