Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani kërkoi nga komisionerët nëpër të gjitha qendrat ku ka ende qytetarë që të mbledhin dokumentat e identifikimit dhe t'u mundësojnë atyre votimin edhe pas përfundimit të orarit zyrtar që është ora 19:00.
"Ka shumë qendra votimi që janë plot me njerëz, të cilët presin për të votuar. Shpresoj që komisionerët të jenë të përgjegjshëm për të votuar. Të gjithë qytetarët që janë në radhë duhet të përmbushin detyrimin e tyre në këto zgjedhje", tha Ristani.
Kreu i KQZ-së theksoi se komisionerët duhet të respektojnë ligjin dhe nëse do të vihen re shkelje do të merren masa.
ndërkohë në Përmet, qendra e votimit 4155 ka dërguar kutitë në KZAZ 10 minuta para mbylljes së orarit zyrtar të votimit.
Top-Channel