-
- Anëtarësuar më
- Jul 16, 2008
-
- Mesazhe
- 15,694
-
- Reagimet e mara
- 12,029
-
- Mosha
- 39
-
- Vendndodhja
- Perball
-
- Website i juaj
- fv.al
"Falenderoj te gjithe votuesit shqiptare, qe kane treguar nje ndjenje qytetarie. Falenderoj partite politike"
Pjesemarrja e shtetasve shqiptare ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te 28 qershorit eshte rreth 46%. Perfundimi i votimit eshte bere i ditur mbremjen e djeshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka publikuar dhe pjesemarrjen ne procesin e votimit ne keto zgjedhje parlamentare, per disa qytete kryesore te vendit. Sipas institucionit te administrimit te zgjedhjeve, nga te dhenat e siguruara zyrtarisht mesohet se ne shkalle vendi eshte shenuar nje pjesemarrje ne votime rreth 46% . Ne Gjirokaster pjesemarrja ka shenuar 53 %, ne Lezhe 48 %, ne Qarkun e Shkodres votuan 42% e qytetareve, 48 % ka qene pjesemarrja ne Qarkun e Fierit. Ne Qarkun e Tiranes eshte shenuar nje pjesemarrje prej 50 %. Qarku i Tiranes 50 %, ne Qarkun e Vlores votuan 36 % e qytetareve, nderkohe ne Diber pjesemarrja ishte 43 %, kurse ne Qarkun e Beratit votuan 46 % ndersa ne Qarkun Kukes, pjesemarrja ishte 53%. Per sa i perket procesit te votimit, kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, ka vleresuar pas perfundimit te votimit se procesi zgjedhor eshte zhvilluar ne nje klime te qete dhe ka nenvizuar se ne te njejten menyre, ka shkuar edhe procesi i transportimit te fleteve te votimit. Duke vleresuar si pozitiv procesin zgjedhor, kreu i KQZ ka falenderuar qytetaret per temperamentin e tyre, si dhe te gjitha forcat politike, te cilat ne zgjedhjet e kaluara jane konsideruar si nxitese te trazirave. "Falenderoj te gjithe votuesit shqiptare qe kane treguar nje ndjenje qytetarie. Falenderoj forcat politike, qe kane bere nje proces te rregullt, te gjithe vezhguesit e huaj dhe vendas, qe kane pasur nje detyre te veshtire, si dhe nje falenderim per komisionet e nivelit te trete, KZAZ-te, qe kane punuar shume mire deri tani", shprehu mirenjohjen Ristani. Ai beri te ditur se pas mbledhjes se kutive te votimit, ka nisur faza tjeter e procesit zgjedhor, procesi i numerimit te votave qe do te vendosin rezultatin perfundimtar, per keto zgjedhje parlamentare. Lideri i KQZ e ka cilesuar kete proces si me te veshtirin, por dhe me interesantin te zhvilluar ndonjehere ne ndonje proces zgjedhor ne Shqiperi. "Procesi i numerimit eshte procesi me i veshtire, por dhe me interesanti, per menyren sesi eshte pergatitur. Do te kemi mundesine qe gjithe ky ambient te shnderrohet ne nje ambient te kendshem per ju, pasi nepermjet ekraneve do shihni si numerohen votat live", garantoi Ristani. Sipas tij, procesi i gjate, do te marre gjithe naten, do te jete proces shume transparent dhe shume interesant per t'u ndjekur dhe monitoret do te ndihmojne per te dhene rezultatet. "Mendoj se procesi i votimit sot, meriton noten 10", iu pergjigj kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve interesimit te gazetareve per opinionin e tij mbi vleresimin e procesit te djeshem. Ndersa theksoi se rezultatin perfundimtar per keto zgjedhje do te mesohet vetem rreth pasdites sotme. Gjithashtu pritet qe po sot te jepet edhe vleresimi i misionit te monitorimit te zgjedhjeve OSBE-ODIHR, e cila do te behet e ditur paraditen e sotme nga zonja Glover.
Ristani: Prania e vezhguesve te huaj, kontribut ne favor te procesit
Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, deklaroi dje se prania e te gjithe vezhguesve, si atyre vendas ashtu dhe te huaj, ka qene nje kontribut shume i madh ne favor te transparences se procesit. "Shprehim bindjen se kontributi i tyre do te vazhdoje me po te njejtin perkushtim dhe korrektesi dhe gjate procesit te numerimit te votave. Ajo cka konstatojme me kenaqesi eshte fakti se kemi nje pjesemarrje te larte ne votim, thuajse ne te gjitha qarqet e vendit",
KOHA JONE