Ristani nuk di anglisht

eGo0sTyle

System Engineer
20110613123358Arben-Ristani.jpg


Cilido qe te jete vendimi qe do marre Kolegji Zgjedhor, ky institucion e ka humbur legjitimitetin, te pakten moral dhe nuk ka per te vendosur aspak rregull dhe s’ka per ta qetesuar krizen e thelle politike qe ka pushtuar vendin. Dy vendimet e meparshme te ketij Kolegji nuk bene as me pak e as me shume se sa legjitimuan deklarimet politike te kryeministrit Berisha dhe arsyetimet debatsjellese te mazhorances ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Anetaret e Kolegjit Zgjedhor deri me tani kane treguar se nuk kane integritet moral per te marre rolin e atyre qe vendosin drejtesine. Ata jane te trembur me faktin qe jane ne qender te vemendjes, ndiqen ne cdo hap nga policet dhe me ironi u thone miqve te tyre se policet u kane hyre edhe ne telefona. Kolege gazetare tregojne se si Tom Ndreca, relatori i nje prej kerkesave te paraqitura nga ana e PS, e cilesonte nje gjeme te madhe faktin qe shorti nxorri ate si gjyqtarin qe do relatonte. Anetaret e Kolegjit Zgjedhor kane frike sepse nuk po sillen aspak si gjyqtare por si njerez te thjeshte, me hallet, te afermit e punesuar diku, pronat e krijuara gjate punes ne gjykata e shume probleme te tjera. Ata ashtu si shumica ne KQZ, do ndjekin deri ne fund logjiken e pushtetit qe imponon zgjidhjet. Me heret KQZ veproi ne kete linje dhe as nderhyrjet e forta te faktorit nderkombetar nuk ndryshuan aspak qendrimin gati-gati arrogant te mazhorances ne kete komision, qe funksionoi me te njejten logjike si edhe Kolegji. KQZ nxori nje akt normativ te cilin as nuk e zbardhi, por me pare filloi me zbatimin e tij; pasi u degjuan te gjitha argumentet e opozites, akti u zbardh! Te njejtin veprim beri edhe Kolegji zgjedhor. Relatori Tom Ndreca solli justifikime te tipit “na takoi fundjava” apo “gjyqtaret jane ne rrethe”, per te shpjeguar shkeljen e afateve ligjore per zbardhjen e vendimit te dhene. Dhe ne kete vendim, ashtu si u vu re, permendet si i ligjshem numerimi votave te hedhura gabim.

Djalli fshihet ne detaje dhe keto jane detajet qe shkaterruan legjitimitetin e gjithe procesit pas dites se votimit. KQZ e Kolegji e humben gjithe legjitimitetin per vendosur rregull qe do qetesonte situaten politike. Askush nuk mund te thotet se kriza politike pas ketyre vendimeve eshte ulur, perkundrazi. Ajo eshte ngritur ne nje nivel shume me te larte dhe keto institucione ne syte e votuesve jane thjeshte pale ne luften politike qe ne qender te saj ka pushtetin. As kolegji dhe as KQZ, e as Arben Ristani ne vecanti nuk i degjuan thirrjet e nderkombetareve, ambasadoreve te SHBA, OSBE e BE, apo edhe zyrtareve te larte te Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ata te japin pershtypjen sikur nuk dine anglisht dhe askush nuk perkthen paralajmerimet serioze apo sygjerimet e nderkombetareve per t’i dhene drejtesi gjithe procesit zgjedhor. Deri me tani gjithcka ka shkuar ne linjen e legjitimimit juridik te deshirave dhe sygjerimeve qe vijne nga kreu i mazhorances dhe vendimi pritshem i Kolegjit, me te gjitha gjasat do te ndjeke kete linje dhe nuk ka asnje mundesi reale qe i gjithe procesi, per te cilin opozita thote se eshte antiligjor, te permbyset per t’i rikthyer fitoren Edi Rames.

Partia Socialiste nderkohe ndodhet ne nje pike kritike per te. Berisha mundi t’ua shkaterroje shijen e fitores te majteve ne shumicen derrmuese te bashkive, me ane te debatit gati skizofrenik per bashkine e Tiranes. Socialistet kane lajmeruar se do te realizojne sjellje ekstreme te tipit bojkot te gjithe institucioneve apo dorezim te mandateve dhe kjo ka shume gjasa qe te ndodhe. Nese gjasa qe socialistet te bllokojne parlamentin eshte disi e dyshimte, ata mund te bllokojne bashkine e re te Lulzim Bashes. Te gjitha shpresat se Basha ne dy vitet e para te qeverisjes se tij ne Tirane mund te beje aq pune sa te harrohet permbysja e rezultatit ne tavoline dhe dhjetra skandale te ndodhura deri me tani, jane thjesht utopi. Basha, nese hyn ne zyren e Rames do te humbase shume kohe duke u marre me shkresat e puneve qe ka bere paraardhesi i tij ne bashki, per t’i gjetur dicka qe mund ta akuzonte ate per lejet e ndertimit apo prokurimet. Por edhe nese gjen dicka, akuzat kane per te qene selektive sepse klientet e pushteteve jane gjithmone te njejtet. Jane te njejtit ndertues, biznesmene apo njerez te pushtetshem qe s’e kane problem te ulen ne cdo tavoline pushteti. Edi Rama duket se tashme e ka te qarte se fitorja e tij me 10 vota ne Tirane do rrezohet edhe ne Kolegjin Zgjedhor. Per kete arsye ai doli dhe publikisht u deklarua kunder Kolegjit Zgjedhor duke e quajtur veten fituesin e ketyre votimeve.

Nisur nga rezultati shume i ngushte mes dy kandidateve, qe te dy e kane marre te drejten nga elektorati per te drejtuar Tiranen. Diferenca prej 10 apo prej 81 votash eshte krejt e parendesishme, por po keqperdoret politikisht, si te ishte fjala per plumba kunder kundershtarit dhe jo vota. Socialistet presin se c’do te ndodhe ne Kolegjin Zgjedhor ndersa mazhoranca po ben gjithcka qe te legjitimoje juridikisht fitoren e Lulzim Bashes ne Tirane. Per kete fitore mazhoranca sakrifikon edhe procesin e integrimit, edhe imazhin te nderkombetaret me shpresen e rikuperimit me punen e Bashes kur te vije ne pushtet ne Tirane. Por ndryshe nga c’mendojne mbeshtetesit e Bashes, apo analistet qe e quajne dy vjecarin e qeverisjes se tij si nje prove e pergjegjesi te madhe edhe per gjithe mazhorancen, zhvillimet e deritanishme tregojne se ky ka per te qene nje dyvjecar konfliktesh te ashpra.

Socialistet te cilet kishin nje argument per hapjen e kutive te votimit per te hetuar, pas zjedhjeve te 8 majit kane nje argument tjeter shume me te forte, ate qe sic thote Rama, u pa me sy e u degjua me veshe nga te gjithe se si rezultati i Tiranes u permbys ne tavoline pas perfundimit te numerimit. Ata e nisen te enjten e kaluar me bojkotin e Kuvendit, kur ende s’ka folur Kolegji, por aksioni socialist mund te pershkallezohet deri ne dorezimin e mandateve te deputeteve e mandateve te pushtetit vendor qe do te conte ne nje bllokim pothuajse total te funksionimit te shtetit. Nje levizje e tille do shoqerohet me protesta te vazhdueshme te socialisteve te cilat mund te pershkallezohen me se shumti gjate sezonit te vjeshtes. Kete here socialistet shpresojne se kane ne krah edhe nderkombetaret, te cilet hapur edhe nen ze kane kritikuar veprimet e KQZ dhe menyren e paqarte te procedimit me votat e hedhura gabim. Ky fakt eshte theksuar edhe nga zyrtare te larte amerikane si zoti Countryman. Por mazhoranca vijon me arsyetimin “parimor” se cdo vote duhet numeruar, edhe ato qe dalin mbi numrin e votuesve, dhe nuk jep asnje shenje per zgjidhje te kesaj krize te re politike qe krijoi procesi ne KQZ dhe ne Kolegj Zgjedhor. Pas ketyre veprimeve veshtire se mes dy forcave politike te medha do te mund te gjendjen konsensusi, sepse te dy lideret maksimalisht punojne per te shkaterruar njeri-tjetrin. Rama duke mbrojtur 10 votat e avantazhit ne Tirane, nuk mbron thjesht nje rezultat por edhe pushtetin politik te se majtes dhe opozites e cila eshte nen nje presion te jashtezakonshem nga ana e pushtetit. Ne PS u shpresua se fati zgjedhjeve do shpetohej nga nje grup njerezish qe per shumicen e shqiptareve qe votuan jane teresisht anonime. Ata jane anetaret e Kolegjit Zgjedhor, te cilet nuk kane asnje mundesi qe te zhbejne ate qe politika ka bere ne keto vite te gjata konflikti. Ata gjyqtare jane pothuajse te gjithe njesoj dhe i druhen te qenurit ne mes te vorbulles politike. Ata me shume se per procesin apo per partite tani po mendojne per veten e tyre. Ne kete moment do te donin me mire qe te ishin gjyqtare te thjeshte ne nje gjykate te vogel ne nje qytet te humbur se sa anetare te Kolegjit. Sido qe te jete vendimi tyre, pro apo kunder, mbi ta do bjere meria politike e paleve. Ne rastin konkret te gjitha gjasat tregojne se do jene socialistet ata qe do te

dalin te pakenaqur. Dhe Rama qe e ka ndjere kete vendim te paracaktuar, po punon qe te nise nje fushate te ardhshme si fitues real i zgjeedhjeve qe u vodhen. Nen hijen e kesaj fushate qe do t’u sherbeje edhe zgjedhjeve te ardhshme, do te duhet te punojne si qeveria, Kuvendi por edhe bashkia e kryeqytetit. Realiteti eshte shume me i zymte sesa pas zgjedhjeve te 2009. Por edhe nese Kolegji i jep te drejte PS, nuk ka per te ndodhur ndonje zbutje e konfliktit, perkundrazi opozita do angazhohet akoma me shume kunder ndersa mazhoranca do nise aksionin per te luftuar per mandatin e trete ne pushtet.

Ne gjithe kete rremuje politike, te gjithe, jo vetem Ristani, po tregojne se nuk dine te degjojne keshillat diplomatike dhe sygjerimet e nderkombetareve. Sjellja me arrogance dhe me driteshkurtesi do te shtyje akoma me shume proceset e integrimit ne Bashkimin Europian. Zerat e shqetesuar te nderkombetareve qe mberrijne ne Tirane, nje dite do te priten deri ne momentin kur palet e rraskapitura nga lufta politike do te kerkojne ndermjetesim prej tyre.
 
Pe: Ristani nuk di anglisht

Po mir as une sdi anglisht ska ndo nje gje hahahahahah LOL LOL LOL LOL
 
Pe: Ristani nuk di anglisht

Po mir as une sdi anglisht ska ndo nje gje hahahahahah LOL LOL LOL LOL

Po pra cfare diskriminimi bejn njerzit ee :p

Ristani o Rendex (se e paskeni me R te dy :p) mban nje pozit politike pak me te rendesishem se ty, keshtu qe ty ste quhet LOL


Aman se keto zgjedhjet e Tiranese u zgjaten sikur te ishim 50 shtete si Amerika, pfff
 
Pe: Ristani nuk di anglisht

Pse Berisha di anglisht? ( ama italisht e di mire..e than!)
E ca po mos diti Ristani, mbase di frengjisht, italisht...ose rusisht..se ate studjohej ne kohen e tyre....
 
Pe: Ristani nuk di anglisht



Po pra cfare diskriminimi bejn njerzit ee :p

Ristani o Rendex (se e paskeni me R te dy :p) mban nje pozit politike pak me te rendesishem se ty, keshtu qe ty ste quhet LOL


Aman se keto zgjedhjet e Tiranese u zgjaten sikur te ishim 50 shtete si Amerika, pfff

Pse se di ti qe ne kemi zgjedhjet me te forta ne gjith boten dhe sikur dhjet fotus te shkojen per te votur do ju duhet dy muaj te nxjerrin numrin e votave LOL LOL LOL LOL LOL LOL
 
Pe: Ristani nuk di anglisht

Pse Berisha di anglisht? ( ama italisht e di mire..e than!)
E ca po mos diti Ristani, mbase di frengjisht, italisht...ose rusisht..se ate studjohej ne kohen e tyre....

Une nuk e lexova gjithe postim por ka te drejte Zzina
Berisha yne grazia il presidente Silvio
Amico di Albania, noi insieme salvare il mondo.
Noi non portare piu ragazze, si solo quelle belle.
LOL LOL

Pastaj edhe nese sdin ska nej gje, prandaj jane perkthyeset :)
Keshtu edhe une kur te behem politikane mos me shani :D
 
Pe: Ristani nuk di anglisht

Ca jan kto tema mer zdi anglisht edhe??? te vras veten hahaha eh medet
 
Pe: Ristani nuk di anglisht

Ca jan kto tema mer zdi anglisht edhe??? te vras veten hahaha eh medet

Po pse ca kujtove ti ee :p ...po une them nese do vrasi veten ky ta vrasi per nje motiv me te mire...per dhembet qe ka :p LOL......ca i bejn leket keta aman un se marr vesh , apo ska kohe i shkreti me keto zgjedhjet :p
 
Pe: Ristani nuk di anglisht

Me pelqente dicka te ai qetesia booooh ata te ps flisnin ky u thoshte he flisni ju ska gjo e atij tjetrit i thoshte ti hapi ti numnrojme ne :p
 
Titulli: Ristani nuk di anglisht

sdi anglisht po eshte garip. ... :D
 
Pe: Ristani nuk di anglisht

Me pelqente dicka te ai qetesia booooh ata te ps flisnin ky u thoshte he flisni ju ska gjo e atij tjetrit i thoshte ti hapi ti numnrojme ne :p

hahahah pikerisht...ska nevoj per te then shum fjal ai, ce do anglishten i mjafton nje ngritje dore e vendos gjithcka :p
 
Titulli: Ristani nuk di anglisht

nuk eshte gje e madhe more aman edhe saliu nuk di shqip une per vete kohet e fundit nuk i kuptoj asnje fjale :lexim:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top