Ristani: Deri në 16:00 votuan 34 % e zgjedhësve

  • Hapësi i temës Hapësi i temës WxP
  • Start date Start date

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani deklaroi se në 6 qendrat e komunës Shllak në Shkodër që nuk u hapën do të rivotohet.
Duke folur në një prononcim për Top Channel, Ristani u shpreh se pretendimet për bojën matrikuluese janë të pabaza dhe se ajo është kontrolluar dhe certifikuar dhe nuk mund të manipulohet.

Duke folur për përqindjen e votuesve, kreu i KQZ-së tha se sipas të dhënave të mbledhura deri në orën 16:00 kanë përmbushur detyrën e tyre si qytetarë 34 përqind e zgjedhësve.

Po ashtu Ristani theksoi se është e lejueshme që personat që ndodhen në dhomat e paraburgimit të votojnë nëpër qendrat e votimit, si të gjithë personat e tjerë që e kanë emrin në lista.

Top-Channel
 

Attachments

  • ristani2.jpg
    ristani2.jpg
    11.1 KB · Shikime: 28
Zgjedhjet, 30 min larg mbylljes së qendrave KQZ: Deri tani votuan 35%

TIRANE- Në Shqipëri procesi i votimit për drejtuesit vendorë dhe anëtarët në këshillat bashkiakë dhe komunarë, për 4 vitet e ardhshme ka nisur i qetë por me disa probleme teknike që janë raportuar në disa qendra votimi në Tiranë por edhe në qytete të tjera, si Durrës, Korcë, Shkodër, Mirditë. Janë 3. 164.859 votues të regjistruar në listat e zgjedhësve, për të votuar në 4932 qendra votimi te cilat do mbyllen ne oren 19:00.

Ne oren 19:00 mbyllen qendrat e votimit

Ora 18:30-Kane mbetur vetem 30 minuta nga mbyllja e qendrave te votimit. vihen re radhe te gjata me njerez ne qendra te shumta te votimit te cilet presin te votojne.

BalkanWeb
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 1 20.0%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 1 20.0%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 2 40.0%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 1 20.0%
Back
Top