Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Risi të shumta në Google+



Google ka prezantuar 18 karakteristika të reja në rrjetin e saj social Google+, duke përfshirë edhe përditësimet e shumta në shërbimin e njohur të komunikimit Hangouts dhe mjete të reja shtesë për përdoruesit të cilët shfrytëzojnë faqen për fotografi. Të rejat tjera do të zbulohen në "ditët e ardhshme," thuhet sipas zëdhënësit të kompanisë.

Google gjithashtu publikoi disa shifra të reja dhe interesante për përdoruesit e Google, duke konfirmuar se rrjeti i saj social tashmë ka 540 milionë përdorues aktivë, në qoftë se numërohen edhe qasjet përmes Gmail.

Në anën e fotografive, Google+ vazhdon ta pozicionojë veten si platforma më e mirë sociale për përdoruesit të cilët kujdesen për fotografitë e tyre. Një mjet i ri i quajtur Auto Awesome Erase, heq njerëzit ose objektet tjera nga fotot tuaja. Nëse ju shkrepni një fotografi në rrugë me shokët tuaj, dhe në të ka edhe njerëz të huaj në prapavijë me funksionin e ri ata mund të fshihen automatikisht.

Google tani e ka bërë më të lehtë për përdoruesit të kërkojnë fotografi në rrjetin social, pasi që faqja tani ka shtuar më shumë se 1.000 terma të ri kërkimi të cilat algoritmi i Google Image i identifikon automatikisht, dhe pas kërkimit të përdoruesve, motori i kërkimit të fotografive brenda Google+ gjen fotot përkatëse edhe në qoftë se ato nuk janë të etiketuara.

Google+ gjithashtu do të mbështesë edhe ngarkimet e fotografive në të gjitha madhësitë dhe rezolucionet, kështu që përdoruesit nuk duhet të kompromentojë cilësinë e fotografive të tyre për t’i ngarkuar ato në rrjetin e tyre social, tha Gundotra

Google ka thënë se të gjitha këto përditësime së shpejti do të jenë në dispozicion për përdoruesit, dhe se do t’i njoftojë ata se kur këto risi do të shfaqen në Play Store. //mesazhi
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back