Rishkrimi i historisë dhe rikthimi i krenarisë kombëtare

Rishkrimi i historisë dhe rikthimi i krenarisë kombëtare

Autor: Abdullah Klinaku
E hëne 1 Prill mesazhi/com
Rishkrimi dhe rishqyrtimi i Historisë së një vendi është normale dhe e kuptueshme të ngjallë reagime dhe të nxit debate të ashpra në momentin e hapjes së kësaj teme, madje për vendet që kanë pas një stabilitet civilizues, politik apo shkencor është e pakuptimtë kjo çështje. Por fatkeqësisht të kombi ynë Shqiptar, për shkak të jo stabilitetit politik dhe ideologjik, për shkak të infiltrimit të pushtuesve në punët tona, për shkak të shtrëmbërimit të çartë të fakteve dhe rrethanave historike dhe për shkak të akcpetimit të pa argumentuar të fakteve historike nga masa e gjërë, rishkrimi dhe rishqyrtimi historisë, me thekës të posaçëm i Periudhës së Perandorisë Osmane është domosdoshmëri. Madje kjo domosdoshmëri do të rizgjonte ndjenjat e mirëfillta kombëtare dhe do të fuqizonte krenarin e kombit shqiptar për kontribut botërore dhe për një civilizim tonin që e kemi ndërtuar për shekuj me radhë.
Kombi ynë dihet mirëfilli nëpër cfar peripecish dhe luftërash ideologjike ka kaluar, qofshin të imponuara, sikur që është ngreh dilema së kush është armiku i vërtetë shqiptarëve, sllavet apo osmanët ashtu edhe ato të brendshme, siq ka qenë ideologjia komuniste në Shqipëri dhe ajo titiste në Kosovë. Shqiptarët gjatë periudhës së dobësimit të Perandorisë Osmane është më se e çartë se një pjesë të tyre i ka dominuar ideja se një aleancë me sllavët ( serbët dhe grekët ) është shpëtim nga Pernadoria Osmane. Aleancat e tilla dhe mendimet pro këtyre aleancave kanë nxit në vazhdimësi iden se armiku i vërtetë i shqiptarëve është “turku” e jo sllavi. Për të qenë bashk kundër Osmanlis, mendimi për aleaacë e tillë nxiti shqiptarët kundër perandorisë Osmane dhe etiketoj Osmanlin si armiku i vërtetë i yni ndërsa aleancën pro-sllaviste si mbështetje dhe fuqi tonën. Në historit që reflektojn seriozitet dhe vetëkritik personat që kanë bartë idet e tilla janë quajtur serbo-fil apo greko-fil. Mendimi dhe përpjekja për të argumentuar një tezë të tillë, duke nxjerr Perandorin si armike ndërsa prosllavzimin si zgjidhje dhe alternativ e asaj periudhe kohore është përpjekja më serioze për rrënimin e vlerave tona kombëtare dhe fetare, vlerave tona civilizuese dhe cënim i krenarisë kombëtare që tejkalon kontributin nacional ( shembuj të shqiptarëve që themeluan dhe qeverisën shtete brenda Perandorisë Osmane).
Ideja e tillë fatkeqësisht është betonu pastaj edhe me ardhjen e titizmit në Kosovë dhe komunizmit në Shqipëri që nxiti “bashkim-vllaznimin” me sllavët dhe që u përpjek që aleancën prosllaviste kundër Osmanlive ta paraqet si alternativën më të mirë dhe vlerë kombëtare të asaj periudhe kohore. Madje këtë komponentë fuqizohej edhe me analogjin e kontributit të komunistëve serb-malazez ( Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës) në formimin e Partisë Komuniste në Shqipëri, që në fakt këta dy së bashku me Enver Hoxhën, me formimin e Partisë Komuniste, shkëputën ëndërrën e popullti shqiptar për Bashkim Kombëtar dhe luftuan Ballistët shqiptarë në format më të egëra të mundshme. Ideologjia e tillë që zhveshi heronjtë kombëtar nga vlerat e civilizmit islam, që ngrehu heronj dhe mitizoj figura “kombatëre” jashtë këtyre vlerave, që shtrembëroj faktet historike dhe që la 2-3 burime historike për tërë periudhën e shqiptarëve në Perandorin Osmane, që verifikonte historin cfar shkruhej, që mësonte shkencëtarët çfar duhet të mendojnë, që mësonte studiuesit çfar duhet të lexojn, që mësonte mësuesit me çfar mësimesh nxënësit duhet ti mësojn ndryshoj historin tonë, ndryshoj historin e civilizmit tonë islam, historin e civilzimit tonë kombëtar dhe shpiku uniformizmin në mendim, duke ekzeketu apo diferencu kush do që mendonte ndryshe.
Për të rifreskuar mendimin e të gjithë atyre që mendojn se Historia jonë nuk ka nevojë për rifreskim dhe rishkrim ua kujtojë dy mashtrime të kësaj historie që dëshmon se më çdo kusht, ideologjia që ka dominuar në shkrimin e histories, ka dashur të përjashtoj identitetin dhe civilimin tonë islam nga roli i tij në ngritjen dhe emancipimin kombëtar.
Të gjitha librat ( që për burim kanë dy-tre referenca) që indoktrinojn nxënësit dhe studentët tonë e përshkruajn objektin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), si një objekt shtëpie ku janë mbledh më se 200 burra, ndërsa nuk përmendin askund që Lidhja e Prizrenit është mbajtur në Bajrakli Xhamin edhe pse këtë e argumentojn në mënyrë të çartë referencat e arkivave botëror. Madje e argumentojn edhe matjet e ambientit në krahasim me numrin e pjesëmarrave, përkatësisht historia jonë na mëson se në një ambient prej 45 metrash u mblodhën 200 e ca burra për të mbajt Kuvend. Kjo i bie që duhet të pranohet agrumenti pa asnjë logjik vetëm që të përjashtohet roli i Xhamisë në këtë proces në të cilin zuri fill vetëdija kombëtare.
Mashtrimi i dytë që bëhet është objekti i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912). Ky mashtrim realizohet përmes një fotoje të bërë nga Petro Shqiptari, përmes së cilës paraqitet Shpallja e Pavarësisë e që në fakt është festimi i 1- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, përkatësisht Nëntori i vitit 1913. Objekti i vërtetë i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë është shtëpia e Xhemil bej Vlorës, përkatësisht shtëpia e një familje të dëshmuar fetare-islame dhe kombëtare. Roli i kësaj familje u fshi nga kontributi kombëtar për shkak të vlerave të tyre që binin ndeshë me ideologjin komuniste.
Ideologjia komuniste në një periudhe të caktuar kohore dhe qëndrimi i vazhdushëm anti islamist i grupeve të ndryshme ndikoj që në historin tonë kombëtare të ndryshohen fakte, të shtrembërohen rrethanat dhe të venitet roli i shqiptarëve në priudha të caktuara përfshi edhe kohën e Perandorisë Osmane.
Historia jonë nuk duhet të harroj se shqiptarët luftuan për krah Sulltan Mehmet Fatihut në çlirimin e Konstandinopojës, përkatësisht pas 64 viteve të vënies së sovranitetit të Sulltanatit në Kosovë. Në çlirimin e Stambollit përveç jeniçerëve si forca elitare brenda të cilëve kishte shqiptarë, e që të parët e thyen fortifikatën, rol të rëndësishëm në inkurajimin dhe vendosmërin e Mehmet Fatihut për të vazhduar luftën kishte Komandant Zognush Pasha, një shqiptar. Fjalët inkurajuese të Zognush Pashës për Sulltanin gjetën mbështetjen edhe të Ak Shemsedinit, mësuesit të Sulltan Fatihut.
Historia jonë nuk duhet të harroj se familja e madhe shqiptare që udhëheqi qeverin e Sulltanatit me dy kryeministra ishte familja e Qyprylinjëve. Përkatësisht Mehmet dhe Ahmet Qypryliju.
Shqiptarët themeluan dhe qeverisën shtete siç ishte Mehmet Ali Pasha me Egjiptin dhe Pashko Vasa, edhe pse i krishter me Libanin.
Për të ndërtuar një pasqyrë më të çartë për këtë rol aktiv të shqiptërave në Perandorin Osmane, kujtimet e Eqrem Bej Vlorës janë shembulli më i mirë për të dëshmuar se 25 sadrazemët, shumë vezira, komandant ushtrie dhe personalitete të tjera shqiptare nuk ishin rastësi brenda kësaj Perandorie madhështore por ishin pjesa aktive e saj dhe përmes këtyre kujtimeve Eqrem Bej Vlora, dëshmon më së miri pushtetin dhe forcën që shqiptarët kishin në qeverisjen e Perandorisë.
Po ashtu mbrëselënëse është edhe fakti që po thuajse të gjithë baballarët e pavarësisë shqiptare vinin nga një karrier e spikatur politike në parlamentin Osman që nga Ismail Qemali, Esat pashë Toptani, Hasan Prishtina, Nexhip Draga e shumë të tjerë. Madje Ismail Qemalit në shtatorin e vitit 1912 ju ofrua posti i Kryeministri të Perandorisë, të cilin e refuzoj.
Historia jonë nuk duhet vetëm të rishikohet në etiketime dhe në fjalor, historia jonë duhet ta ndërroj logjikën e të shkruarit dhe të trajtuarit të fakteve historike. Historia jonë duhet të trajtoj etnin shqiptare si pjesë e aktive e civilizimit islam, e udhëheqjes perandorake dhe elitën shqiptare mos ta zhvesh nga identiteti fetar/islam. Ne kemi qenë pjesë aktive e këtij civilizimi shekullor dhe ne kemi të drejtën e kërkimit të përgjegjësisë nga Turqia e sotshme për hisen tonë brenda civilizimit dhe për obligimin e tyre karrshi kontributit tonë. Kjo ndjenjë e të qenurit aktiv dhe ndërtues na bën neve krenar sepse të tillë kemi qenë.
Shoqëria demokratike dhe elita shkencore është turp me ngreh peticione për të mbyll debatet e tilla dhe rishqyrtimin e fakteve të reja. Kjo elit shkencore harron që nuk shkruhet historia vetëm me arkivat e komunizimit shqiptar, titizmit jugosllavë dhe bolshevizimit rus, por ka edhe arkiva tjera dhe mundësi tjera për të gjet fakte dhe dëshmi historike. Elitat e tilla shkencore nuk kanë nevojë mu ndje të frikësuar nga të vërtetat e reja apo nga ndjenja se mund të thyhet monopoli ideor i tyre, sepse në fund të fundit edhe ata dhe pasardhësit e tyre do të ndjehen krenar kur ta kuptojn se ne nuk kemi qenë vetëm rob dhe të shtypur në histori por kemi qenë edhe ndërtues dhe aktiv.
 
Back
Top