Rishikim i Pavarësisë

Love

βeℓℓe â๓e
Fatos Lubonja
Editorial i nr. te fundit te Revistes "Perpjekja"


051a22dde3b372e5c058fbc303756df4_xl.jpg


Para disa kohësh në shtypin shqiptar doli një peticion i mbiquajtur: “Kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke”, i firmosur nga një numër i madh intelektualësh, i cili na tërhoqi veçanërisht vëmendjen pasi rishkrimi i historiografisë është një nga se.ksionet kryesore të Përpjekjes. Edhe ky numër mbi pavarësinë është, sipas nesh, një rishkrim i historiografisë. Po botojmë tekste që e interpretojnë ndryshe këtë ngjarje nga si e interpreton historia jonë zyrtare. Prandaj, duke paraqitur këtë numër, nuk mund të mos ballafaqohemi me këtë peticion në mbrojtje të punës që kemi bërë dhe bëjmë.

“Faktet historike dhe argumentet shkencore janë ngjarje dhe momente jetike në historinë e një kombi. Ato s’mund të ndryshohen me ndërhyrje të jashtme…”, thuhet në hyrje të peticionit. Në këtë pohim, që përbën, si të thuash, preambulën e peticionit, bien në sy tri gjëra: Së pari, sipas firmëtarëve “faktet historike” dhe “argumentet shkencore” identifikohen me njëri-tjetrin duke u quajtur “ngjarje” dhe “momente historike”.
Kjo të çon tek ideja e së “vërtetës objektive” aq e ekzaltuar në kohën e sundimit të ideologjisë. Ndërkaq, ne mendojmë se ka shumë kohë, të paktën që me Kantin, që e dimë se shkenca nuk na thotë të vërteta objektive apo absolute, se ajo është produkt i mendjes njerëzore, një përpjekje për të organizuar “kaosin” nëpërmjet “formës”. Aq më pak historia mund të konsiderohet thënëse të vërtetash objektive. Përkundrazi, ajo konsiderohet par definition subjektive.

“Nuk ka fakte; ka interpretime të tyre”. (Niçe). Së dyti, këto “fakte historike” apo “argumente shkencore”, mbiquhen prej firmëtarëve “jetikë” për ekzistencën e kombit, duke u bërë, si të thuash, të paprekshëm e duke marrë, kësisoj, një konotacion përtej shkencor. Një historiografi e trajtuar si shkrim i shenjtë nuk është kompatibël me shkencën. Së treti, firmosësit më një anë bëjnë thirrje për mosndryshimin e historiografisë me “ndërhyrje nga jashtë” në emër të lirisë shkencore, më anë tjetër përcaktojnë qartazi vijat ideologjike se si duhet shkruar historia. Në fakt, peticioni është një ilustrim par exellence i asaj që Naumoviç në artikullin e tij të këtij numri e quan “sindromi i përkatësisë së dyfishtë”: që shfaqet kur grupet e studiuesve dhe intelektualëve vendas i vënë vetes detyrë që, me punën e tyre, t’i shërbejnë jo shkencës, por ideologjisë kombëtare të grupit të gjerë të cilit i përkasin.

Po t’i bashkosh këto elemente të peticionit, nuk është e vështirë të arrish në përfundimin se fryma e tij është ajo e ideologjisë së diktaturës apo e diktaturës së ideologjisë që na ka sunduar për pesëdhjetë vjet mënyrën e të menduarit e të vështruarit edhe të historisë. Karakteristikë e kësaj ideologjie ishte se ajo tentonte të ishte njëherësh edhe teori e argumentuar shkencërisht, edhe fe që kërkonte besimin absolut të besimtarëve të vet e ku intelektualët vendas bëheshin klerikët e saj. (Shih për këtë edhe “Privatësia në sistemin totalitar”, F. Lubonja Përpjekja 23).

Nuk është vështirë të kuptosh se firmosësit e peticionit kërkojnë ruajtjen e ideologjizimit nacional-romantik të historisë të përpunuar më së pari nga rilindësit dhe të ripërpunuar në kohën e nacional-komunizmit të Enver Hoxhës, madje duke e radikalizuar diskursin vetorientalist të rilindësve që synonin shkëputjen e çdo lidhjeje me botën orientale në emër të europianizimit.

Nisur nga ky pozicionim thellësisht i ideologjizuar, prandaj dhe shumë pak shkencor, ata kërkojnë të zhbëjnë çdo tentativë për të rishkruar një historiografi sipas së cilës “pushtimi osman shkaktoi një ‘gropë të zezë’ në historinë e kombit shqiptar duke ndërprerë procesin normal historik të zhvillimit të kombit tonë”, si dhe atë sipas së cilës shqiptarët luftuan vazhdimisht për lirinë e tyre, për gjuhën, duke ruajtur në thelb të pacenuar identitetin e tyre, – “një qëndresë që përbën një faqe të ndritur jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Europës”. Dihet se shpallja e pavarësisë konsiderohet si momenti kulminant i kësaj historiografie mitologjike.

Lidhur me këtë, Noel Malcolm, në shkrimin e tij “Mitet e identitetit kombëtar shqiptar” (Përpjekja 15-16 f. 183), bën qartazi diferencën midis mitit të betejave të vazhdueshme kombëtare të ndërtuar nga rilindësit mitndërtues dhe realitetit historik të marrëdhënieve të shqiptarëve në Perandorinë Osmane. Duke ballafaquar protagonistët e asaj kohe, ai citon Ismail Qemalin, që shkruan:
“Që nga ajo kohë (vdekja e Skënderbeut), megjithëse shqiptarët asnjëherë nuk kanë humbur dëshirën pasionante për pavarësi, ata kanë qenë i vetmi popull i Ballkanit me të vërtetë i lidhur me Perandorinë Osmane, gjithmonë të gatshëm për ta mbështetur atë, gjithmonë të lumtur që ndihmonin fuqizimin e saj dhe përfitonin nga ky fuqizim”. (Ismail Qemal Vlora, Albania and the albanians, botuar së pari në The Quarterly Review 1917, ribotuar në Ylli i Mëngjesit, vol. 2, n.5, 29 shtator 1917, f. 129-34). Një pasqyrim i ngjashëm – shkruan Malcolm – mund të nxirret edhe nga shkrimet e Eqrem bej Vlorës ose edhe nga komentet e Isa Boletinit, të raportuara nga Aubrey Herbert. Ndërkaq ai citon Faik Konicën, i cili në numrin e parë të gazetës së tij The Trumpet of Croya (Trumpeta e Krujës), botuar në St Louis, Missouri, më 1919-n, shkruan: “Uroj që të shkëpus çdo lidhje ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, të çrrënjos me sa të jetë e mundur rezultatet e pushtimit dhe të lidh të tashmen me të shkuarën, duke bërë të mundur që vendi im të rifillojë evolucionin e tij të natyrshëm, pikërisht aty ku ai u ndërpre nga pushtuesit e huaj”.

Sipas Malcolm-it, divergjenca vjen për dy arsye. Së pari, se publicistët e vendosur jashtë Shqipërisë, si Konica, Noli, اekrezi dhe Dako, kishin një mendim më të plotë të kërkesave politike të ditës të diktuara nga politikat e Fuqive të Mëdha, por edhe sepse ata shkruanin sipas “diktatit të skicave mitike, të rrënjosura në mendimin e tyre”. Duke komentuar thënien e Konicës, Malkolm shkruan: “Vështirë se mund të gjendet një përcaktim më i qartë i botëkuptimit mitik mbi kohën: një gjysmë mijëvjeçari historie njerëzore fshihet me lehtësi, dhe ajo që mbetet nga ana tjetër ‘lidhet’, sikur asgjë të mos kishte ndodhur brenda kësaj kohe. Kjo mund të jetë e mundur jo në botën reale të kohës njerëzore, por në botën e pakohë (mitike), ku në thelb identiteti përcaktohet me supozim”.

Sikurse e kemi shprehur edhe herë tjetër, ne mendojmë se është tejet e rëndësishme të hidhet drita e studimit shkencor mbi “botën reale të kohës njerëzore” për ta njohur historinë tonë në kompleksitetin e vet, dhe jo sipas thjeshtëzimeve mitike dhe manipulimeve ideologjike.
Ky numër, siç e thamë, i dedikohet pavarësisë. Historianët Nathali Clyer, Peter Likursi, Krisztiلn Csaplلr-Degovics, Guido Pescosolido, Ledia Dushku na japin një pasqyrë pikërisht të kompleksitetit të asaj periudhe, të faktorëve të shumtë që sollën pavarësinë e Shqipërisë.
Clayer, pasi shtjellon faktorët makro dhe mikro, na jep në tekstin e parë historinë e qëndrimit dhe veprimit të Ismail bej Vlorës në këtë kontekst, duke formuluar edhe disa refleksione mbi studimin e nacionalizmave ballkanikë. Në shkrimin e dytë ajo u rikthehet kryengritjeve të viteve 1908-1912, të vlerësuara në historiografinë shqiptare si “një kryengritje e vetme”, duke hedhur dritë mbi natyrën shumë më komplekse dhe diverse të këtyre kryengritjeve, ashtu sikurse edhe të pozitave e qëndrimeve të aktorëve të ndryshëm, e duke vënë në dukje edhe kufizimet e studimeve të derisotshme në lidhje me to.

Likursi merret me kontributin e shqiptarëve në Revolucionin Xhonturk, ku bije në sy se në atë periudhë shumë veprime të tyre, deri edhe një përkushtim ndaj Perandorisë, që krahasohej me atë të turqve, ishin të kushtëzuara edhe nga identiteti osman i tyre, çka në historiografinë zyrtare thuajse nuk është folur kurrë.

Krisztiلn Csaplلr-Degovics, në artikullin e tij të parë jep një pasqyrë përmbledhëse të rolit të Austro-Hungarisë në konsolidimin e nacionalizmit shqiptar dhe shpalljen e pavarësisë. Kurse në të dytin analizon Luftën e Parë Ballkanike, duke na dhënë edhe një kronologji të ngjarjeve të vjeshtës së vitit 1912 dhe duke rindërtuar rrethanat lokale të shpalljes së pavarësisë.

Guido Pescosolido analizon figurën e Francesco Crispi-t, një prej burrave të shtetit më të rëndësishëm në historinë e Italisë në kapërcyell të shekujve XIX-XX, duke na treguar se si origjina dhe kultura e tij arbëreshe ndikoi në vizionin e tij për problemin e nacionalitetit dhe veçanërisht në vizionin e tij për raportet e Italisë me Ballkanin, e posaçërisht me Shqipërinë.

Ledia Dushku përqendrohet në raportet midis Shqipërisë dhe Greqisë në prag të shpalljes së pavarësisë, duke treguar evoluimin e interesave aneksioniste greke dhe sugjeron se përpjekjet greke për të parandaluar shpalljen e pavarësisë çuan në shpalljen e saj tri ditë më herët nga sa ishte planifikuar.

Një pjesë e dytë shkrimesh me autorë Holta Vrioni, Alexander Vezenkov, Sllobodan Naumoviç, Shkëlzen Gashi, janë ese dhe studime kritike mbi mënyrën se si është shkruar historiografia e ndikuar nga ideologjizimet e vjetra apo të reja. Vrioni pasqyron dhe analizon pretendimet e artikuluara të oxhaqeve shqiptare rreth origjinave të tyre, si origjina fisnike apo të pastra shqiptare, duke i vendosur këto pretendime në perspektivën historike dhe kontekstuale të asaj kohe. Vezenkov analizon “Rilindjen Kombëtare” në ligjërimin e historiografisë bullgare duke e krahasuar atë me ligjërimet e historiografive ballkanike, përfshirë edhe atë shqiptare. Naumoviç, në esenë e tij mbi origjinat e diskurseve të ideologjizuara në etnologjinë ballkanike shtjellon se është sindromi i përkatësisë së dyfishtë (double insider syndrom) më fort sesa dashuria për romantizmin ai që ka sjellë ideologjizimin nacionalist të shkencave të etnologjisë në Ballkan. Gashi, në punimin e tij analizon tekstet mësimore të shkollave fillore e të mesme të Kosovës, Shqipërisë e Serbisë mbi vitin 1912. Artikulli nxjerr në pah shpërputhjet mes historiografive në fjalë dhe falsifikimet përkatëse të secilës palë.

Së fundi, Ermal Hasimja, nëpërmjet një reflektimi tejet kritik mbi festimin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, del në përfundimin se ky festim nuk ishte veçse një harbim amnezik ndaj faktit se këta 100 vjet pavarësi kanë prodhuar në periudhën më të madhe tragjedi për shqiptarët, duke na sugjeruar edhe se sa e nevojshme është njohja e historisë reale për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top