Rinia Shqiptare...

12 gusht - Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Një datë më shumë në kalendarin e shënuar, një ditë më shumë për të menduar për të rinjtë, një mundësi më shumë për të punuar për ta.
Rëndom në Shqipëri, kësi datash të shënuara, konceptohen si ditë feste, si një mundësi më e mirë për të kaluar kohën dhe për t’u argëtuar. Kështu ndodh me 1 Majin, kështu ndodh me 8 Marsin, kështu ndodh edhe me një sërë “festash” të tjera. Jam i sigurt, se nëse edhe 12 gushti, Dita Ndërkombëtare e Rinisë do të ishte më popullore, të njëjtin përjetim do të kishte. Thjesht 1 ditë më shumë e kaluar në Pub-e apo diskoteka. Por a është e logjikshme që të ndodhë kështu? A kanë arsye sot të rinjtë shqiptarë të festojnë? Absolutisht që jo. Rinia shqiptare është sot më e keqtrajtuar se kurrë. E gënjyer, e ofenduar dhe e përbaltur. Një rini të cilës çdo ditë e më tepër po i vriten shpresat dhe po i fashiten ëndrrat.
Të rinjtë duhet të përballen me një sistem arsimor pa vizion, që firmos karta e deklarata, kopjon dhe monton, një copë sot dhe një copë nesër. E tillë është Deklarata e Bolonjës në Shqipëri, një montim mekanik, që i bën të rinjtë të enden rrugëve me copa letrash të shitura për diploma. Një pjesë e mirë detyrohen të shkojnë gjetkë, nëpër botë për t’u shkolluar, për të marrë ato dije që në vendin e tyre nuk mund t’i sigurojnë kurrë. E për ironi, këta të rinj, që me mund, djersë e lot, mall e sakrificë, punojnë natën për t’u shkolluar ditën, kur kthehen duhet të përballen me neglizhencën dhe me korrupsionin që i zvarrit për t’u njohur dijet, ato dije që me shumë sakrifica i kanë fituar dhe që ne i kërkojmë çdo ditë, sepse ato dije na duhen.
Të rinjtë duhet të përballen me mungesën e hapësirave për të shëtitur dhe terreneve për të bërë sport, sepse ato gjithnjë e më shumë po kthehen në troje ndërtimi për t’u kthyer në përbindësh gjigandë, në komplekse betoni. Dhe e humbasin kohën kafeve duke thithur helm e duke vrarë kohën me orë të tëra, sepse alternativa të tjera nuk ka. Kafe, duhan, bilardo, tym.
Të rinjtë shqiptarë duhet të përballen me pamundësinë për të punuar. Një punë për të mbajtur frymën, për t’u larë e për t’u veshur, sepse çdo gjë tjetër është mollë e ndaluar. Nuk mundet. Nuk del. Një punë për mbijetesë. Dhe kur shkojnë për të kërkuar punë duhet të përballen me zyrat e akullta të qeverisë e të bashkisë, me talljen therëse të arrogancës, indiferentizmit të ashpër dhe acarues të tyre. Zyra pa shpirt. Pa dritë. Të mykura. Të rënda. Të pamëshirshme. Nuk kanë se çfarë të bëjnë tjetër. E gjejnë veten një ditë në shtypjen e radhëve sfilitëse të ambasadave, për një vizë. Një vizë që do t’i shkëpusë nga familja dhe të afërmit. Një vizë që do t’i degdisë larg. Një vizë që do t’i diskriminojë, do t’i rrahë e do t’i përbuzë. Por një vizë që do t’u gjejë punë. Por shumë pak e marrin atë të mallkuar vizë. Shumica kalojnë kufijtë natën, në borë e në shi. Me frikë në palcë se mos mbyten në det. Se mos i vrasë policia në kufi. Se mos Zoti, atë ditë e ka pushim. Se mos atë ditë nuk i dëgjon thirrjet e tyre.
Jo! Zoti këtu nuk ka punë. Ai nuk hyn fare. Kjo është çështja jonë. ثshtë çështja e të rinjve. Duhet të bëhemi vet zot të fatit tonë. Të jetës tonë. Të kthejmë ndërgjegjen. Të fitojmë vrullin. Të rrisim ritmin. Energji! Shpresë! Që i riu të drejtojë të riun, të drejtojë vendin. Jemi një milion e pak, mendje, vota, njerëz. Jemi shumica e thjeshtë dhe absolute. Jemi mbi palët, jemi pala më e madhe. Jemi tmerri i Berishës e i Berishave, jemi e ardhmja e padiskutueshme, e sotmja e varfër, por e nesërmja e pasur, jo në beton, por në ëndrra. ثndrra rinore, për një jetë më të mirë, për një atdhe më të mirë, pa Berishë e pa Berisha. ثndrra e një vendi ku rinia zhvillohet e zhvillon. Edukohet e edukon, jeton e gëzon, ndërton e mbjell. Jam dhe jemi, do jemi dhe më shumë, shumë më shumë se sot.
Ardit Cela.....Marre nga gazeta 'Panorama'
 
Redaktimi i fundit:
Artikulli mire mire....Po pak me sense te kunderta mu duk!
Flitet per sistemin e Bolonjes pa ditur fare se per cfare behet fjale???
Ku qendron problemi i ketij sistemi??
Ky eshte adoptuar ne gjithe Europen dhe jepka probleme vetem ne Shqiperi!
Me duket sikur flitet per nje "realitet" qe Shqiperise i perket pjese pjese po nuk ka te beje fare me kete rini "viktime" qe shpreh artikulli!
 
ej lexoje te gazeta panorama....artikull qe mu me pelqeu sepse flet tamam ne cgjendje ndodhet rinia sot..

Cfare rinie me qafsh?!?
Nga nje ane thote se rinia punon naten, nga ana tjeter thote qe nuk ka pune!
Kur behet nje analize duhet te kete nje fill koherent nga fillimi ne fund, jo mendime qe bien ne kundershtim me njera tjetren!
Ky viktimizmi i tepruar me hap barkun!
Shume te rinj shqiptare (flas per moshataret e mi tironca) e kan per turp te punojne se duket sikur i kane prinderit te varfer, nuk duan te ulin koken para shoqerise qe e perdredh tere diten neper pub-e!
 
Cfare rinie me qafsh?!?
Nga nje ane thote se rinia punon naten, nga ana tjeter thote qe nuk ka pune!
Kur behet nje analize duhet te kete nje fill koherent nga fillimi ne fund, jo mendime qe bien ne kundershtim me njera tjetren!
Ky viktimizmi i tepruar me hap barkun!
Shume te rinj shqiptare (flas per moshataret e mi tironca) e kan per turp te punojne se duket sikur i kane prinderit te varfer, nuk duan te ulin koken para shoqerise qe e perdredh tere diten neper pub-e!
ej me qafsh mu ku eshte puna per rinine ktu mo lal...kamarier...me thuaj cilat jane ato pune qe mund te beje i riu sot nwe tirane vecse kamarier /...ca gjera me pelqyen ne kte artikull ndaj e solla ktu.....sa per ate anti berishe asnje nuk ka bere gje per rinine tone as Tosi as Berisha...
Qendron dhe kjo tjetra qe vertet te rinjte tane nuk jane te edukuar me edukaten e punes si rinia neper bote....ca gjera qe thuhen aty qendrojne...Mbarove shkollen e larte sa perqind eshte mundesia te zesh pune ktu ne Shqiperi?...SHUME PAK...per mendimin tim ca gjera qendrojne ne kte artikull....:)
 
ky artikulli e tregon se si esht sot rinia shqiptare.....por kte rini te pervuajtur berisha nuk e solli me vete,por e gjeti ktu kur erdhi.........ky gazetari paksa kap 12 gushtin si pretekst per diten e rinise edhe hajt te shaj berishen!.........
gjendja esht treguar mjaft reale per kete bashkohem me shkrimin.po ska pse te permendet shum berisha kur po njesoj,mos me keq ka qen dhe para 3 vjeteve......!
 
rini qejfi ha pi rri ne pube naten diten bej qejf per ato qe rrine ne shqiperi e kam fjalen
 
ky artikulli e tregon se si esht sot rinia shqiptare.....por kte rini te pervuajtur berisha nuk e solli me vete,por e gjeti ktu kur erdhi.........ky gazetari paksa kap 12 gushtin si pretekst per diten e rinise edhe hajt te shaj berishen!.........
gjendja esht treguar mjaft reale per kete bashkohem me shkrimin.po ska pse te permendet shum berisha kur po njesoj,mos me keq ka qen dhe para 3 vjeteve......!
she she braziljania..:kercim:.dakort me ty ktu sepse politikat kane qene te gjitha njesoj...dhe te tjeret skane bere noj gje per rinine..te gjithe nje dreq jane...:):grusht3::grusht3:
 
Titulli: Rinia Shqiptare...

Rinia e sotme rroft interneti qe na mblodhi..... rroft alokli e cigarja se per muzik mendon pabi.....

Ska me organizime sic behshin dikur ne rinin ton sjam i madh shum jo por ne krahsim me ate rini qe kam jetuar une dhe me kte te sotmen jan komplet ndryshe ....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top