Rini artificiale

redi-

Anëtar i Respektuar
Bukur, natyrale, pa rrudha. ثshtë sfida më e madhe që ndeshin femrat me vitet që mbledhin pas vetes.
Në kohët e sotme ky shqetësim është eleminuar; të paktën për ato që guxojnë t’i qasen kirurgjisë estetike.

Xhevrie Haka është 47 vjeç. Nuk ka asnjë lidhje me botën e modës dhe televizionit. Megjithatë, veten në prag të moshës së tretë dëshiron ta shohë më të rinuar. Sot ajo do të bëjë një ndërhyrje estetike në fytyrë. Lifting.

“Duke dëgjuar, duke parë reklama nga rezultatet që kanë dhënë. Duke pasur parasysh moshë time, s’po më pëlqente vetja, thashë ta bëj”, thotë Xhevrija.

Mjekja estete Lida Hoxha, gati për t’i plotësuar dëshirën pacientes së saj, na thotë se, femrat vuajnë shumë faktin e rrudhjes dhe varjes së pjesëve të ndryshme të fytyrës në këtë moshë.

“Femrat pas të 30 i kanë më të dukshme rrudhat në qafë, pjesa inferiore e fytyrës plus mollëzat mund të bien. Lifting sugjerohet pas të 40-tave dhe tek gratë 50- vjeçare është e domosdoshme. Lifting është rigjenerim bazal i shtresave të lëkurës. Ato arrijnë të rigjenerojnë lëkurën, që në kushtet e zonjës, lëkura e saj në moshën aktuale biologjike nuk e ka më këtë aftësi”, shpjegon mjekja.

Rezultati i ndërhyrjes estetike me lifting, jep rezultat të kënaqshëm edhe pse nuk zgjat përgjithmonë.

“Nuk mjafton një seancë, por duhen 2-3. Dhe pas një periudhe të caktuar bie dhe duhet ripërsëritur. Nëse një person nuk do ta përsërisë, kthehet në gjendje të mëparshme, duke mbetur tek mosha e vërtetë biologjike”, tregon mjekja.

Metoda lifting aplikohet specifikisht për pjesë të caktuara të fytyrës dhe si shumica e grave të moshës së saj, xhevria e ka të domosdoshme ndërhyrjen në qafë dhe faqe.

“Ne ndërhyjmë në të gjitha zonat e fytyrës. Zonja është me fat gjenetikisht, nuk ka probleme me mollëzat. Ne do të ndërhyjmë tek qafa dhe pjesa inferiore e fytyrës”, thotë mjekja.

Kjo grua i ka ndjerë edhe më herët favorët e kirurgjisë estetike. Këtë ripërsëritje të seancës ajo e ka ndërmarrë për të forcuar rezultatin në fytyrën e saj.

“Bëra ndërhyrjen e parë, rrudhat filluan të zhdukeshin avash-avash. Dhe thashë ta bëj edhe trajtimin e dytë”, thotë Xhevrija.

Tashmë kjo zonjë është gati të përjetojë rininë e saj të dytë.

Do të injektojmë plaçentë dhe DMS. Ato zhdukin rrudhat, parandalojnë krijimin e rrudhave të vogla, rigjeneron lëkurën.

Me rezultatin e parë 47- vjeçarja ia ka arritur qëllimit. Ka ndjerë një fytyrë më të re, por edhe ka xhelozuar shoqet e saj.

“Kolegët më thanë: ke bërë ndonjë gjë se dukesh ndryshe. Për momentin kam qeshur dhe pas dy ditësh u kam thënë: pse çfarë vini re ju. E pastaj u kam treguar. Kanë thënë: do ta bëjmë edhe ne”, shprehet Xhevrija.

Gjithë ndryshimi përfitohet në vetëm 20 minuta. Pacienti nuk ndjen dhimbje gjatë ndërhyrjes dhe mjekja shpjegon se substancat janë biologjikisht të pranueshme nga organizmi. Rezultati në pasqyrë më pas të jep disa vite më pak.

“Ajo është e lumtur, nuk ka rrudha, ka një fytyrë 10 vjet më të re”, thotë mjekja.

Atë që femrat vuajnë më shumë me shkuarjen e viteve, po e mposhtin falë kirurgjisë estetike. Xhevrija është në radhën e atyre që po bëjnë revolucion në mentalitetin e shqiptarëve. Tani radhën e kanë burrat.



JM.jpg
 
Titulli: Rini artificiale

Eshte e vertete ...femra i trembet viteve te saj ,por pervecse javes fizike qe mund ta ndryshosh te besh nderhyrje apo jo .....pjesa me e rendesishme eshte bota shpirterore .....mund te jesh dhe 60 vjece ...por nese shpirterisht ndihesh mire ,ndihesh me e re them se ashtu dhe dukesh e re .
Kam pare plote qe bejne nderhyrje kirurgjikale ....apo qe mendojne te bejne nderhyrje te tilla ....por prap mendoj se mosha duket/kuptohet .
 
Titulli: Rini artificiale

“Ajo është e lumtur, nuk ka rrudha....Mos ua paca borxh une lumturine ketyreve :26:...
 
Titulli: Rini artificiale

Ashtu eshte vertet qe femra do te jete e bukur gjithe jeten ...po c'e do se vitet bejne te tyren...Dihet qe nje gje e bukur eshte nje gezim i perjetshem dhe dihet qe rinia nuk mund te jete e perjetshme...rrudhat do te dalin se s'ben sado operacione plastike te bejme .Njeriu qe eshte vetem i bukur pelqehet vetem kur shikohet ,por njeriu i virtytshem dhe i mire eshte gjithnje i bukur...
 
Titulli: Rini artificiale

Gjeste te tilla jan kondradiktore,,

kur ti je 1 vjec,,,jeta te dha nje vit,,,dhe ti duhet ti pasqyrosh asaj ate qe ajo te dha figurativisht fizikisht dhe mencurisht,,

kur behesh 18,,,,esht e njejta gje,

gjithashtu edhe kur te behesh 48,,,jeta te kerkon qe ti te jesh 48,

dhe kondradikta qendron pikrisht kur ti,,perpiqesh te shitesh si 29,
 
Titulli: Rini artificiale

ida angel

hahahahah more me qene xhevria eshte mire po he
 
Titulli: Rini artificiale

jam dakord qe femra duhet te kujdeset per veten .... por nuk jam dakord per nderhyrjet plastike kur jan per rrudha .... per gjoks Faqa etc etc,,,,dmth nderhyrje per tu rinuar...

un jam operuar ne kok... shenjat nuk duken ..por te pjesa kur jam operuar ( aty ku eshte bere qepja ) nuk rritet me floku....rrin 5 mm i gjate dhe mami ngeli duke mu lutur qe te afrohet mishi aty ( me nje operacion te vogel) qe mos ta kem mo bezdi,
te rregulloj ket "difekt" as qe sme bjen menja...jo per gjo..por nuk vehet re fare.
me pelqen vetja me difektet qe kam ...me kujtojn se kush jam perpara nje pasqyre
 
Titulli: Rini artificiale

Per ato vajza qe bejne operacione plastike per gjoks,vithe etj, pin uje vetem per ato meshkuj qe jane te leshuar dore, pra per ato meshkuj qe perdorin medikamete per zgjatjen e zogut,etj etj.
Kjo do te thote te dalim jasht natyres sone,dhe a ka jette nje gje e tille?Nuk ka jete sic eshte ky shembulli i flokeve.
 
Titulli: Rini artificiale

jam dakord qe femra duhet te kujdeset per veten .... por nuk jam dakord per nderhyrjet plastike kur jan per rrudha .... per gjoks Faqa etc etc,,,,dmth nderhyrje per tu rinuar...

un jam operuar ne kok... shenjat nuk duken ..por te pjesa kur jam operuar ( aty ku eshte bere qepja ) nuk rritet me floku....rrin 5 mm i gjate dhe mami ngeli duke mu lutur qe te afrohet mishi aty ( me nje operacion te vogel) qe mos ta kem mo bezdi,
te rregulloj ket "difekt" as qe sme bjen menja...jo per gjo..por nuk vehet re fare.
me pelqen vetja me difektet qe kam ...me kujtojn se kush jam perpara nje pasqyre

Dhe une jam dakort me ty per ta mbajtur ate "difekt"... Duke e pasur tregon ate fuqine tende, forcen tende per te qene ajo qe je :D

Persa i perket temes dua te them se cdo njeri duhet te kujdeset per veten, per pasterti, rregull, estetike... Ama pse duhet te korigjojme vitet? Jemi qenje njerezore dhe diferenca midis nesh dhe nje gjeje te pajete eshte qe ne ndryshojme, rritemi. Cdo moshe, cdo periudhe ne jete ka bukurine e saj. Fytyra e lemuar ka qene e lemuar, por pastaj ajo rrudhet dhe i pershtatet moshes. Jam kundra ketyre nderhyrjeve qe bejne moshat 40 e siper. Jo per gje, por me duket se "plaken me shume" se cjane.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top