Ringjallja ne morg e bebit!?!?

fcbesia

Anëtar i Respektuar
اudia ndodhi në Izrael kur një fëmijë i sapolindur, i cili peshonte 600 gramë, u gjet i gjallë në morgun e spitalit pas 6 orëve.
Fayza Majdoub qëndron pas inkubatorit duke vëzhguar fëmijën e saj të lindur para kohe e cila pati një histori të padëgjuar asnjëherë.
Bebja u konsiderua e vdekur në spitalin Naharya, pasi lindi para kohe në javën e 23-të të shtatzënisë dhe pesha e saj nuk i kalonte 600 gramë. Ajo u kalua në morgun e spitalit duke u konsideruar e vdekur. Kur prindrit e saj shkuan ta merrnin në morg për të djegur trupin sipas riteve vendase ata panë se bebja merrte frymë dhe kishte të rrahura në zemër.
Drejtori i spitalit Moshe Daniel tha se fëmija ka vdekur pasi është transportuar në morg.
Megjithëse disa e konsiderojnë Izraelin si vendin e mrekullive, Dr. Daniel thotë se ringjallja e fëmijës nuk është tamam një mrekulli.
Daniel tha se Faiza Majdub, 26 vjeç, arriti në spital të hënën në mëngjes me hemorragji dhe dhimbje të mëdha. Testet paraprake vërtetuan se vajza që ajo kishte në bark 23 javëshe nuk kishte puls, kështu që gruaja u fut menjëherë në sallën e operacionit.
Kur doktorët panë se vajza nuk kishte puls e lanë me të ëmën për të paktën gjysmë ore.
Si zakonisht në këto raste, ne e mbuluam trupin me carcaf të bardhë dhe e dërguam në morg, që familja ta merrte kur të donte për të bërë ceremoninë e varrimit.
Gjashtë orë më vonë, babai i vajzës, ali Majdub, shkon në frigoriferët e morgut për të marrë fëmijen.
“Kur u futa në morg, fëmija ishte i mbështjellë” – tha ai për gazetat. “Më pas gruaja ime, kërkoi ta shihte atë përsëri. Në fillim nuk doja që ajo ta shikonte përsëri por meqë ajo këmbënguli vendosa ta zbuloja. Kur shohim që vajza po lëvizte”.
Daniel thotë se “efekti i ftohjes” mund të ketë qenë një faktor për ringjalljen e menjëhershme të bebit. Ai argumenton se temperatura e ftohjes së morgut mund të ketë punuar për të ngadalësuar metabolizmin e bebit, duke rezultuar në konsumim më të vogël të oksigjenit. Kjo ka bërë që fëmija të ringjallet.
“Kërkuam në internet nëse kishte ndodhur më parë ky fenomen por nuk gjetëm as edhe një rast të ngjashëm” – tha Daniel.
Një doktorr tjetër tha se sipas të dhënave deri më sot, një fëmijë i lindur para kohe, nën 24 javë, konsiderohet një abort.
Shanset që ka një fëmijë 24 javësh për të jetuar janë vetëm 20%. Dhe nga këta 20% mund te kenë probleme në tru.
Babai i fëmijës ka kritikuar personelin e spitalit se kanë neglizhuar me vajzën e tij duke e quajtur të vdekur para kohe.
“Sipas opinionit tim ata ishin neglizhent dhe e konsideruan vajzën time të vdekur pa i bërë ende të gjitha procedurat”. “ثshtë e çuditshme si një fëmijë 600 gramë, i cili nuk është më i madh se dora ime të rikthehet vetë në jetë”.


Shekulli

Shiko fotografinë 1723447

Shiko fotografinë 1723448
 
Back
Top