Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Rikthim pa adresë!
Shoqëria jonë po rrëshqet ngadalë në një “popullatë lëvizëse” brenda trupit ekonomik evropian me shpresën për të gjetur një shtegdalje nga pamundësia ngufatëse e realizimit të aspiratave të tyre ekonomike e shoqërore. Kjo natyrshëm vjen si pasojë e zotërimit të një klime të pafavorshme institucionale për t’i përmbushur pritshmëritë dhe kërkesat qytetare.
Arsyet e largimit nga vendi janë shumëdimensionale, qofshin ato arsye ekonomike, shëndetësore - për shërim ngase ka mungesa të infrastrukturës shëndetësore adekuate për trajtimin e sëmundjeve të caktuara, për shkak pakënaqësive politike dhe humbjes së besimit në institucioneve. Nuk do mend që një fenomen i tillë ka hapur një arkë thesari për kontrabandën, të cilët duke e zbrazur vendin kanë mbushur xhepat e tyre.
Ata që largohen nuk pyesin më për ligjet që sanksionojnë migrimin dhe as për lidhjen emocionale me tokën dhe vendin ku u rritën, ata mësyjnë individualisht apo familjarisht përmes rrugëve sa më të shpejta, e në shumicën e rasteve* joligjore, të kapërcejnë vendnumërimin drejt vendeve që ofrojnë më shumë mundësi për perspektivën e tyre dhe familjeve të tyre për një punë më të pagueshme dhe një standard më të lartë mirëqenie.
E gjithë kjo përfundon kur nuk arrihet “toka e premtuar”, “vendi i shpresës” dhe rezulton me përqendrimin e tyre në kampe të shteteve tranzite për vendin e destinimit.
Nga raportimet mediale dhe bisedat mes njerëzve fare lehtë mund të konstruktohet ideja se kemi të bëjmë me rikthim të “kampeve të përqendrimit” në formën më brutale, keqtrajtimit dhe lënies së njerëzores mënjanë.
Në shekullin e lëvizjes së lirë dhe të paqes së qëndrueshme ekzistenca e kampeve të tilla është sinjal se laku i izolimit po ia zë frymën një shoqërie. Para se gjithash, këtë fenomen duhet parë në disa prizma, në atë politik, ekonomik, social e kulturor.
Në pikëpamje politike ekziston mendimi se një fenomen i tillë është nxitur dhe është mbështetur edhe nga vende jomiqësore me shtetin tonë për të krijuar opinionin e një vendi të paperspektivë dhe të pabanueshëm me kapacitete shtetërore që i ofrohen qytetarëve të saj.
Në këtë kuadër duhet theksuar pritshmëritë e mëdha qytetare për një reformë ekonomike dhe hapje të vendeve të reja të punës, të cilat deri më tash më tepër se një titull medial dhe fjalë e thënë kanë rezultuar me realizim të pamjaftueshëm të këtij synimi.
Në pikëpamjen sociale e kulturore, në një botë që zhvillohet përmes qarkullimit të idesë dhe lëvizjes së lirë që ka në thelb të saj ka lirinë individuale është fatale të imagjinohet një vend i izoluar, një shoqëri e izoluar nga rrjedha e zhvillimit botëror e që lëvizja e tyre kufizohet brenda kufijve territorialë e pak më gjerë ballkanik. Andaj një kurs i moderuar politik e shoqëror për trajtimin e shpejtë me zgjidhje konkrete për këtë fenomen është më se i domosdoshëm.
Në këtë pikë kemi shoqërinë të ndarë në dy grupe të mëdha: ata që largohen nga vendi dhe të rikthyerit. Për këta të fundit është investuar pak në infrastrukturën ligjore dhe të dokumenteve që rregullojnë këtë çështje, përjashto strategjitë dhe dokumentet e tjera që deri diku riciklojnë këtë fenomen dhe trajtimin e saj.
Kryesisht sponsorët më të mëdhenj të kësaj kauze për trajtimin të dinjitetshëm dhe më me shanse për të rikthyerit apo të riatdhesuarit janë mekanizmat joqeveritarë të cilët kanë avokuar vazhdimisht për këtë çështje në instance shtetërore.
Natyrshëm edhe roli i shtetit është evident në trajtimin e këtij fenomeni, ndonëse jo me përkushtimin e merituar. Nëse e zbresim këtë kompetencë nga niveli qendror në atë lokal vërejmë se në organet e qeverisjes lokale ekzistojnë zyre për të riatdhesuarit, porse që kanë rol kryesisht teknik e të varfër në kuptimin e ndihmës së familjeve apo personave të rikthyer.
Mungon një mirëkoordinim në mes kompetencave dhe rolit të zyrave përkatëse nga niveli qendror në atë lokal. Gjithashtu edhe menaxhimi me financat e fondit për të riatdhesuarit është në vartësi të kompetencës qendrore e që praktikisht zyrat lokale përkatëse janë të limituar në adresimin dhe në ndihmën e personave të rikthyer.
E gjithë kjo pasqyrë funksionimi qeveritar për këtë çështje është e mjegullt dhe me shumë mbivendosje rolesh që në instancë të fundit lë pa mbështetjen e duhur personat e rikthyer.
Theksi natyrisht bie te mungesa e një përkushtimi, serioziteti për t’i adresuar drejt dhe në koordinim të plotë me të gjithë akterët qeveritarë qendrorë dhe lokalë të kësaj teme. Megjithatë ka një sinjal pozitiv në horizont kur kemi parasysh investimin ndërkombëtar për rregullimin e kësaj çështjeje edhe në nivel ligjor e praktik.
Zgjidhjet që mund të bëhen në këtë aspekt nuk janë të lehta e aq më pak pa koordinim ndërinstitucional. Për të arritur një standard minimal në trajtimin e kësaj kategorie shoqërore duhet të rishikohet dhe të riformulohet roli i zyrave lokale mbi këtë çështje, duke i dhënë kompetencë të shtuar menaxheriale. Gjithashtu, fuqizimi i sektorit privat përmes politikave të punësimit dhe të hapjes së bizneseve të reja është jetike në dhënien e zgjidhjes për mbështetjen materiale të të rikthyerve, por edhe më shumë në krijimin e kushteve që motivojnë njerëzit të qëndrojnë. Institucionet shtetërore duhet të bëjnë më shumë në luftën ndaj kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore duke vendosur njëherë e mirë sundimin e ligjit në themel të funksionimit të shoqërisë.
Tejet e rëndësishme në këtë pikëpamje është edhe ndërmarrja e një reforme në arsim për të rikualifikuar kërkesat për fuqinë punëtore dhe nivelin e arsimimit në shoqërinë tonë, paçka nuk duhet lënë mënjanë edhe tendencën për fuqizimin e institucioneve të kujdesit social për të trajtuar dhe për të ndihmuar me zgjidhje praktike këtë kategori shoqërore, veçanërisht kur kemi një numër të madh të rikthyerve fëmijë.
Kompleksiteti i trajtimit adekuat të këtij fenomeni ka reduktuar vullnetin institucional për të ofruar zgjidhje praktike e lehtësim për të rikthyerit. Përpjekja e gjithë aparatit shtetëror dhe joqeveritar për të sendërtuar një shoqëri funksionale edhe në këtë pikëpamje është e domosdoshme dhe e pashmangshme në kuptimin afatgjatë.
Të rikthyerit duhet të kenë adresën e qartë dhe shtetin kujdestar për të trajtuar kërkesat e tyre, si dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme për të rimarrë në dorë mirëqenien e tyre. E gjitha mund të realizohet me seriozitet dhe koordinim gjithëpërfshirës në mes akterëve qeveritarë dhe joqeveritarë për të bërë më të jetueshëm dhe më me mundësi vendin për të gjithë të rikthyerit.
ثshtë koha që ky fenomen të mos mbetet vetëm titull medial dhe thesar financiar për kontrabanduesit, por mbrojtje e mirëqenie të ofruar nga institucionet përkatëse.
Albion Sherifi