Dhjetëditëshi i parë i gushtit do të jetë më i nxehti i këtij muaji pasi në vendin tonë do të mbërrijnë masa ajrore të nxehta afrikane.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga kjo fundjavë temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke kapur vlerat deri në 42 gradë celsius në disa qytete në zonat e ulëta dhe në bregdet.
Meteorologët thonë se fundjavën e ardhshme priten reshje shiu lokale, por gjithsesi ato do të zgjasin fare pak.
Sipas parashikimeve afatgjata, gjatë muajit gusht temperaturat nuk do t'i kalojnë 32 gradë celsius dhe moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët.
Rreziqet
Si çdo vit, fillimi i gushtit ka shënuar pikun e numrit të të prekurve nga infeksionet, të cilat favorizohen edhe më shumë nga temperaturat e larta.
Mjekja infeksioniste në poliklinikën e specialiteteve nr.3 në Tiranë Imelda Zeqo në një prononcim tha se në këtë periudhë të nxehtë rreziku më i madh janë helmimet nga ushqimet dhe virozat e stinës.
Mjekja thotë se në këto ditë të nxehta, kujdesi nga temperaturat duhet të jetë maksimal nga të gjithë.
Një tjetër problematike e kësaj vere kanë qenë dhe infeksionet e lëkurës, ku një shkak mendohet të jetë dhe frekuentimi i plazhit dhe pishinave.
Mjekët këshillojnë mjekim specifik te specialisti, pasi i nxehti favorizon dhe përhapjen e këtyre infeksioneve.
NOA