sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Shfaqet pas 50 vitesh, sëmundja e malarjes në Shqipëri. Mjekët infeksionistë japin alarmin për përhapjen e kësaj sëmundjeje, pasi në vend qarkullon mushkonja, e cila është mbartëse e sëmundjes së malarjes.
Ndërkohet Shefi i Pavionit të Sëmundjeve Infektive në QSUT, Dhimitër Kraja tha se po shtohen rastet, por deri më tani ato janë menaxhuar mire.
"Rastet e paraqitura gjatë këtij viti janë rreth 7. Pritet që mund të vijnë edhe raste të tjera nga vendet fqinjë, por janë raste sporadike, të rralla dhe të mirëtrajtueshme", thotë Kraja.
"Përveç rasteve të importuara të malarjes nga Afrika, prej punëtorëve shqiptarë që punojnë atje, kemi vënë re raste të diagnostikuara të shqiptarëve nga Greqia. Janë raste të pakta, por përbëjnë zile alarmi për të kuptuar që këto sëmundje vërtiten pranë nesh, ndaj duhet të jemi të vëmendshëm", u shpreh Arjan Harxhi, mjek infeksionist.
Harxhi sqaron se pas 50 vitesh rishfaqjeje, sëmundja e malarjes ka ndryshuar formën e saj klinike dhe nëse pacientët e prekur nuk paraqiten në kohë, atëherë u rrezikohet jeta.
"Sot malarja nuk është siç ka qenë para 50 viteve, mund të jetë thjesht me një temperaturë, me ethe, me dhimbje koke, por qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm, nëse lidhin rriskun e stilit të jetesës së tyre, me një shfaqje të temperaturës duhet të paraqiten pranë mjekut infeksionist, sepse diagnoza është e veçantë", u shpreh Harxhi.
Ministria e Shendetesise kerkon bashkepunimi e pushtetit vendor dhe te Ministrise se Mjedisit per te marre masa per dezinfektimin e mjedisit sidomos ne zonat bregdetare, veçanërisht në laguna dhe atje ku jane krijuar zona kenetore, te cilat jane shnderruar ne vatra te larta infeksioni per shkak te qarkullimit te mushkonjave qe perhapin semundjen e malarjes dhe ethet e Nilit./tch