Rikthehet Bleona në Shqipëri dhe hap thesin e gënjeshtrave

Love

βeℓℓe â๓e
Në faqen e saj zyrtare, këngëtarja gënjen duke filluar me ditën e lindjes e deri tek albumet e shitura e te koncertet që nuk ekzistojnë.

bleonanananna.jpg


Sapo mësuam për turneun e këngëtares Bleona Qereti në Shqipëri, pas një mungese të gjatë në skenat shqiptare, gjëja e parë që na shkoi ndër mend ishte të konsultoheshim për detaje në faqen e saj personale në facebook, që ndiqet nga rreth 13000 fansa. Aty Bleona bën me dije që më 26 gusht fillon turin e saj të koncerteve në Shqipëri ku për herë të parë do këndojë këngët e albumit të ri në anglisht, të realizuara në bashkëpunim me Timberland. Njëri nga fansat e faqes i thotë Bleonës që mezi po e pret dhe shpreson të vijë edhe në Elbasan dhe më pas i kujton asaj që kanë qenë në klasa paralele në tetëvjeçare në Elbasan. Kurioziteti na bëri të shohim disa të dhëna të bashkëmoshatarit të Bleonës dhe ai rezulton i datëlindjes 1979. Nëse shohim në faqen personale të Bleonës, bleonaqereti.com, ditëlindja që ka shënuar këngëtarja është 14 maj 1985.

Ndërkohë kjo datëlindje rezulton edhe në faqen e këngëtares në Wikipedia. Dhe po në këtë faqe thuhet se këngëtarja ka debutuar në festivalin e RTSH në vitin 1996 me këngën “Lermëni”. Megjithëse shumë këngë të festivaleve të kaluara tashmë janë harruar, kënga “Lermëni” nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi këngëtarja ishte e re dhe shumë simpatike dhe kënga kishte disa vargje interesante, pasi fliste për një adoleshente që kërkonte të bënte jetën e saj dhe kërkonte ta linin të qetë. Mirëpo këtu ka një problem, nëse Bleona është e ditëlindjes 1985, sa vjeç ka qenë ajo në festivalin e vitit 1996? Llogaritë na dalin që ajo ka debutuar në moshën 11 vjeç, moshë që zakonisht këndohet në një festival fëmijësh dhe jo të rriturish. Ne dimë që Amerika quhet ndryshe edhe “Toka e premtuar”, por nuk kishim dëgjuar se ajo ishte edhe toka e magjive, ku sapo shkel aty, të zbriten menjëherë 6 vite. Edhe pse femrat në përgjithësi kompleksohen nga mosha, në rastin e një personazhi publik, gënjeshtra me moshën dhe çdo lloj mossinqeriteti tjetër kundrejt publikut që e ndjek, quhet thjesht mashtrim.

Këngëtarja e cila siç shkruan në faqen e saj në facebook, mezi po pret të takojë zemrat e saj në Shqipëri, ka thënë dhe ca gënjeshtra të tjera për zemrat e saj…Si p.sh.: “Bleona është e para artiste e Europës Juglindore që ka shitur mbi 800 mijë albume, një rekord që nuk është thyer ende nga askush”. Sipas njohurive tona gjeografike, krahas shumë vendeve të tjera, në Europën Juglindore përfshihet edhe Greqia dhe Turqia, vende qe kanë nxjerrë këngëtarë brilantë me një karrierë të padiskutueshme në mbarë botën. Sikur të marrim vetëm rastin e Anna Visit në Greqi, e cila ka bërë ture koncertesh nga Amerika e Kanadaja e deri në Australi dhe ka mbi 9 milionë albume të shitura, llogaritë sikur nuk na falin, njësoj si për moshën e Bleonës, apo jo?
Vazhdojmë, në biografinë e faqes zyrtare thuhet se klipi “Mandarinë” ka qëndruar në top-listën e videove më të mirë në televizionet muzikore europiane!!!! Nëse BBF është televizion europian, edhe mund t’i japim të drejtë, por as aty nuk na rezulton se klipi ka qëndruar në top-listë për katër vite. Sa për televizione të tjera europiane, ne bëmë shumë kërkime, por nuk gjetëm gjë…E meqë jemi tek “sukseset” europiane të Bleonës, këngëtarja në biografinë e saj zyrtare thotë se suksesi i saj është ndërkombëtar, me një audiencë impresionuese, si p.sh. në Gjermani, Itali, Zvicër, Londër, New York etj. Duke investiguar për të kaluarën e saj artistike, ne zbuluam se suksese ndërkombëtare Bleona quan të gjitha koncertet që ajo ka mbajtuar për shqiptarët me banim jashtë kufijve tanë. Pra, sipas kësaj, i bie që çdo këngëtar shqiptar është tashmë një star internacional, pasi edhe një këngëtar i rëndomtë e ka dhënë të paktën një koncert në klubet e Zvicrës që frekuentohet nga shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Një tjetër informacion i “vyer” në faqen e saj është se kohët e fundit këngëtarja ka bërë një koncert madhështor në Stamboll i ndjekur nga rreth 25 mijë veta, ku ka performuar në anglisht… Duke dashur me gjithë shpirt ta besojmë, do të kishim dëshirë të mësonim më shumë rreth këtij koncerti madhështor, në çfarë date është bërë dhe pse në faqet e saj zyrtare nuk ka as edhe një foto apo video nga ky event…

Meqë këngëtarja radhit disa “Albania’s Grammy Awards” në biografinë e saj zyrtare, ne na duhet t’i kujtojmë se në karrierën e saj muzikore në Shqipëri nuk ka fituar asnjëherë një çmim të parë në një kompeticion të muzikës së lehtë, por ka qenë një këngëtare e muzikës komerciale e pëlqyer nga një target i caktuar njerëzish. Natyrisht nuk i mohojmë një nga 20 çmimet që shpërndan Arditi te “Kënga Magjike”.
Nëse Bleona sot u rikthehet “zemrave” të saj, siç e quan ajo publikun shqiptar, me albumin e saj të ri, do ishte mirë që ajo të kishte më shumë respekt për ta, duke u treguar modeste, e sinqertë dhe realiste për çfarë ka arritur në këtë treg muzikor, pasi të mohosh të kaluarën e mbi të gjitha të kërkosh ta shtrembërosh atë, është një fyerje shumë e madhe për të gjithë “zemrat” e Bleonës.
Burimi: panorama
 
Titulli: Rikthehet Bleona në Shqipëri dhe hap thesin e gënjeshtrave

Shyqyr qe u kthyhe, se kishe kohe pa patur lajme per te!! Per pak ishim bere merak se i ka ndodhur gje...
 
Titulli: Rikthehet Bleona në Shqipëri dhe hap thesin e gënjeshtrave

qenka rikthy keshtu nudo ne keto dit kur po afrohet vjeshta ?nice duket sdq.
 
Redaktimi i fundit:
Re: Rikthehet Bleona në Shqipëri dhe hap thesin e gënjeshtrave

Se di pse i japin vemendje kesaj palo kengetarje ;)
 
Re: Rikthehet Bleona në Shqipëri dhe hap thesin e gënjeshtrave


Na u paska kthy kjo qe kishte ''harru'' shqipen tani do na kendon edhe ne gjuhen serrbe.
[video=youtube;DV_40Xh-FJc]http://www.youtube.com/watch?v=DV_40Xh-FJc&feature=player_embedded[/video]
 
Re: Rikthehet Bleona në Shqipëri dhe hap thesin e gënjeshtrave

Sa inat e paska dhe ky gazetari ,profili ne fb mund te mos jete i Saj por i hapur nga ndonje fans,gjithsesi nuk e kam par kurr si kengetare se nuk ja di kenges fare
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top