Rikthehen vizat?

Guest2

Antarë i Respektuar
7f9164c603c3e3a81e8a0650354920d6_XL.jpg


Plot 39 shtetasve nuk janë lejuar të udhëtojnë nga aeroporti i Rinasit pasi kanë pasur dyshime se do të kalonin kufirin për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së.

Gjatë këtyre ditëve janë arrestuar 5 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave” Masat janë forcuar në kuadër të bllokimit të shtetasve që kanë për qëllim kalimin e kufirit për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së “Vëmendje e veçantë edhe në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të ayre shtetasve që kanë për qëllim kërkimin e azilit në Francë e në vende të tjera të BE-së” informoi sot policia e shtetit.

Aeroporti i Rinasit përballet me një fluks të madh të hyrjeve e daljeve gjatë ditëve të para të gushtit “Gjatë muajit Gusht kanë kanë hyrë në Shqipëri 27345 shtetas shqiptarë si edhe 35918 shtetas të huaj. Kanë dalë 20332 shtetas shqiptarë si dhe 26886 shtetas të huaj. Gjatë dy ditëve të fundit ka një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, ku numri arrin deri në 13 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Aktualisht në Rinas po punohet me 9 sportele në hyrje dhe 8 në dalje.
360grade.al
 
Po Evropa te ndaloje qarkullimin e shtetasve te saj,e te lejoj ata qe vin dhe u hedhin bombat.
 
Back
Top