Rikthehen radhet e gjata ne pikat doganore

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Te pakten 50 mije shtetas shqiptare dhe te huaj kane hyre ne Shqiperi gjate oreve te fundit nga pikat e kalimit kufitar te vendit. Kthimi i emigranteve, qe vijne per pushime ne atdhe, ka rikthyer radhet e gjata ne pikat doganore.

Me problematike paraqitet pika kufitare e Kakavijes. Paraditja e djeshme, ne piken kufitare me te madhe qe lidh vendin tone me shtet fqinj, Greqine, eshte shoqeruar me probleme per emigrantet dhe radhe te gjata.

Ndryshe nga vitet e meparshme, pengesat kesaj here kane ardhur nga vonesat e trajtimit te udhetareve nga pala greke.

Fillimisht ne pjesen e kufirit grek jane vene ne funksionim vetem dy sportele per perpunimin e te dhenave te shtetasve qe kalojne drejt Shqiperise.

Kjo ka sjelle krijimin e radheve ne territorin helen, qe gjate paradites kane shkuar deri ne 5 kilometra te gjata. Ndersa pala shqiptare i eshte pergjigjur me tjeter ritem fluksit te madh te emigranteve.

Fluks emigrantesh ka pasur dhe ne nje pike tjeter doganore te Qarkut te Gjirokastres, ate te Tre Urave ne Permet.

Mesohet se vetem gjate 24 oreve te fundit kane hyre per ne Shqiperi 6000 shtetas dhe rreth 1400 automjete.

Nderkohe dhe ne piken doganore te Kapshtices, situata ka qene disi me pak problematike, pasi jane marre masa qe fluksi te perballohej pa krijuar probleme.

Gjate oreve te pasdites jane vene ne pune te gjitha sportelet shqiptare, dhe pala greke ka shtuar numrin e tyre.

Ne diten e pare te muajit gusht nje situate kaotike eshte krijuar ne piken kufitare te Qafebotes, duke krijuar radhe te gjata njerezish e automjetesh, te ngjashme me ato qe jane te zakonshme ne piken kufitare te Kakavijes.

Shkak eshte bere paralizimi i rrjetit kompjuterik. Kjo ka qene arsyeja qe pikekalimi kufitar i Qafebotes, si rralle ndonjehere, ka qene i merzitshem dhe me pritje te pazakonte per disa qindra kalimtaret e te dyja aneve te kufirit.
*tch*
kakavije.jpg
 
Back
Top