Rikthehen nga Belgjika 51 azilkërkues shqiptarë

Love

βeℓℓe â๓e
Kanë zbritur sot në aeroportin e Rinasit 51 azilkërkues shqiptarë të kthyer nga Belgjika.

rinas_airport_albania-300x143.jpg


Kthimi i tyre vjen pas alarmit që ka ngritur shteti belg për rritjen e kërkesave për azil në këtë vend nga shqiptarët.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka theksuar se shtetasit e kthyer janë kryesisht nga zonat e veriut të Shqipërisë ndërsa theksoi se nga kthimi i tyre nuk do të penalizohen qytetarët të cilët respektojnë rregullat.

“Me fondet e buxhetit të shtetit, do vijojnë operacione të tilla dhe duam të garantojmë që ata të cilët do të shkelin rregullat e qëndrimit në shtetet e BE-së do të kthehen në Shqipëri por përveç këtij akti do mbajnë edhe penalitetin për mos lëvizjen për 5 vjet. Policia ka krijuar një database për të gjithë të kthyerit dhe përveç respektimit të këtyre sanksioneve ka marrë masat për mos lejimin e abuzimeve për të ndryshuar të dhënat e tyre. Mesazhi është i qartë për të gjithë ata që do të thyejnë rregullat e lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen por nuk do të mbartin pasoja qytetarët e tjerë të cilët do të respektojnë rregullat e kërkuara”, tha Burgaj.

Në një vizitë të bërë më herët në Tiranë drejtori për Imigracionin dhe Azilin në ministrinë e Brendshme Belge, Freddy Rosemont e ka cilësuar shumicën e kërkesave për azil të shqiptarëve si mashtrime.
Burimi: tema
 
Titulli: Rikthehen nga Belgjika 51 azilkërkues shqiptarë

Nga nje ane hall se nuk shkojne per qef por per dicka me te mire por nga ana tjeter problem per gjithe funksionimin e liberalizimeve
 
Pe: Rikthehen nga Belgjika 51 azilkërkues shqiptarë

Mire ua bejne pse ca u be atje apo u be deti kos
 
Titulli: Rikthehen nga Belgjika 51 azilkërkues shqiptarë

Po i kthejne nga Anglia çdo dite e s'permend njeri gje, ç'ne paska bere lajme kthimi nga Belgjika?
 
Titulli: Rikthehen nga Belgjika 51 azilkërkues shqiptarë

Lidhur me nje lajme te tille u befasova keto dite ne Kosove. Shteti yne i cofur paska marre obligim qe te kthyerve tu siguroje nje kulm mbi koke. U befasova!!!!! Po atyre te shkreteve te varfer qe kemi e skan qene as azil kush do u beje shpi???? :bum
 
Back
Top