Rikthehen grabitjet me armë, vidhet kazinoja te “Myslym Shyri”

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
grabitje-banke-me-maska-300x202.jpg
Vijojnë grabitjet me armë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në një kazino në rrugën “Myslym Shyri”, në kryeqytet, ku dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një sasi parash.

Mësohet se nuk ka të lënduar. Policia ka mundur të vërë në pranga njërin nga grabitësit, ndërsa është vënë në kërkim të tjetrit, i cili ka mundur të largohet.

Grabitja e kazinosë në kryeqytet vjen dy javë pas grabitjes me armë të filialit të një banke, ku u vra arkëtarja Leonora Kaloçi dhe mbeti i plagosur roja e bankës.

Policia arrestoi disa ditë më pas Viktor Gushin, autor i 15 grabitjeve të tjera me armë dhe vrasjes së pronarit të një argjendarie.

Shekulli
 
Back
Top