Rifillon kërkimi për jetën jashtëtokësore

Love

βeℓℓe â๓e
Zbulimi i një planeti gjallëron teoritë se nuk jemi të vetëm

SDSS_telescope-320x255.jpg


Jeta në një planet tjetër mbetet ende në fushën e fantashkencës, por zbulimi i një planeti të ri vetëm katër vite dritë larg tokës ka gjasa që do të rigjallërojë garën për të gjetur një planet të ngjashëm me planetin tonë, i cili mund të përmbajë forma jete.

Gara pritet të nxitet edhe nga fakti se teleskopët më të fuqishëm të ndërtuar ndonjëherë pritet të hyjnë në shërbim, ndërkohë që diskutimi shkencor për mundësinë e ekzistencës së jetës jashtëtokësore po bëhet gjithnjë e më i përhapur.

“Mendoj se shkencëtarët janë shumë të lumtur që po kanë një bashkëbisedim racional mbi gjasat që të ketë jetë atje jashtë”, thotë Bob Nichol, një astronom në Britani.
Gjatë kohëve të fundit, shumë planetë janë zbuluar që ngjajnë me tokën.
Një i tillë u zbulua javën e kaluar në sistemin yjor, Alpha Centauri, i cili konsiderohet si më i afërti jashtë sistemit tonë diellor.
Mbi 800 planete të tilla janë zbuluar që nga vitet ’90. Kërkuesit në Observatorin e Gjenevës thotë se planeti i zbuluar gjendet “tepër pranë” diellit të vet për të qenë i banueshëm.

Tani astronomët pritet të intensifikojnë kërkimet për planetë të tillë, me shpresë se do të gjejnë një vend, ku kushtet janë të ngjashme me tokën. Disa shkencëtarë besojnë se me ligjet e probabilitetit, ka gjasa që shumë shpejt një planet gjë gjendet në distancën e duhur nga ylli i vet dhe që ka në atmosferën e vet oksigjen dhe ozon dhe rrjedhimisht, është i mbuluar nga vegjetacioni.
Burimi: g.shqip
 
Back
Top