Reziku i faktorit RH- tek nena dhe femija!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Profilaksia e paralindjes me anti-D
Rritja e ndjeshmërisë Rezus
[FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Njerëzit mund të bëjnë pjesë në një nga katër grupet e gjakut, A, B, AB dhe O të cilat mbarten në rruazat e kuqe të gjakut. Ka dhe një ndryshim tjetër të rëndësishëm në gjakun e njerëzve që quhet faktori rezus, i cili gjendet gjithashtu në rruazat e kuqe të gjakut. Njerëzit që janë rezus pozitiv kanë një substancë të njohur si antigjen D në sipërfaqen e rruazave të tyre të kuqe të gjakut – thuhet se ata janë RhD-pozitivë. Njerëzit që janë rezus negativë nuk e kanë antigjenin D në rruazat e tyre të gjakut – ata janë RhD-negativë. Grupet e gjakut dhe faktorët rezus trashëgohen nga një prind. [/FONT]
[/FONT]Shtatzënia e parë
[FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Gjatë shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës faktori rezus D mund të luajë një rol të rëndësishëm kur një nënë me RhD-negativ pret një fëmijë me RhD-pozitiv. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse babai i fëmijës është RhD-pozitiv, por jo të gjithë fëmijët që kanë baba me RhD-pozitiv do të jenë me RhD-pozitiv. [/FONT]
[FONT=Times New Roman,Times New Roman]Gjatë shtatzënisë placenta vepron si një pengesë midis rruazave të kuqe të gjakut të nënës dhe foshnjes. Sidoqoftë, ngandonjëherë sasi të vogla të gjakut të foshnjes mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut të nënës. [/FONT]


[FONT=Times New Roman,Times New Roman]Nëse ndonjë prej rruazave të gjakut të një foshnje me RhD-pozitiv futet në gjakun e një femre me RhD-negativ, ajo do të reagojë ndaj antigjenit D që ndodhet në gjakun e foshnjes dhe do të prodhojë kundërtruptha. Kjo quhet ‘[/FONT]
[/FONT]
[FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]rritja e ndjeshmërisë rezus[/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]’. Zakonisht kjo nuk paraqet problem gjatë shtatzënisë së parë, por mund të ketë pasoja të rënda për shtatzënitë pasuese. Koha më e zakonshme që rruazat e gjakut të foshnjes të futen në gjakun e nënës është gjatë kohës së lindjes. Por kjo mund të ndodhë dhe në raste të tjera, për shembull gjatë një dështimi ose abortimi, ose nëse ndodh diçka gjatë shtatzënisë, si psh kur bëni një amniocentezë (procesi ku analizohet lëngu amniotik për të ekzaminuar anomalitë në embrionin që po zhvillohet), në rastin e mostrës së qimeve të korionit, hemorragjisë vagjinale ose pas një lëndimi të barkut. Rasti që mund të shkaktojë nënën të prodhojë kundërtruptha kundër antigjenit D quhet ‘[/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]rasti potencial i rritjes së ndjeshmërisë[/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]’. [/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman]
[/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Prodhimi i kundërtrupthave në gjakun RhD-pozitiv [/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman]
[/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Shtatzënia e parë [/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman]
[/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Shtatzënitë pasuese[/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman]
[/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Nëse femra mbetet shtatzënë me fëmijën e dytë me RhD-pozitiv, kundërtrupthat mund të kalojnë në gjakun e foshnjes dhe të sulmojnë rruazat e kuqe të gjakut. Kjo quhet ‘


[/FONT]
[/FONT]
[FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]sëmundje hemolitike e të porsalindurit[/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]’ ose ‘[/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]HDN[/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]’. Sëmundja hemolitike e të porsalindurit (HDN) mund të jetë e lehtë, por gjithashtu mund të çojë në verdhëz, dëmtim të trurit, madje dhe në vdekje të fëmijës. [/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman]
[FONT=Times New Roman,Times New Roman]Në sajë të profilaksisë rezus me imunoglobulinë anti-D, rritja e ndjeshmërisë rezus gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes së fëmijës, tani më së shumti mund të parandalohet. [/FONT]
[/FONT]Profilaksia Rezus me imunoglobulinë anti-D
[FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Profilaksi është fjala që i është dhënë një ilaçi që përdoret për të parandaluar diçka që po ndodh. Rezus ose profilaksia anti-D do të thotë që jepet një ilaç, që quhet imunoglobulinë anti-D, për të parandaluar një femër të mos prodhojë kundërtruptha kundër rruazave të gjakut RhD-pozitiv dhe të parandalojë sëmundjen hemolitike të porsalindurit (HDN) tek një foshnje e palindur. Efekti mbrojtës i imunoglobulinës anti-D zgjat vetëm disa muaj, kështu që trajtimi duhet të përsëritet gjatë dhe pas çdo shtatzënie. Imunoglobulina anti-D jepet me injektim ose në një muskul (injektimi brendamuskulor) ose në një venë gjaku (injektimi brendavenoz). [/FONT]
[/FONT]Gjatë shtatzënisë
[FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Në përgjithësi, të gjitha nënat shtatzëna që janë RhD-negative dhe që nuk kanë kundërtruptha në antigjenin-D këshillohen t’i nënshtrohen kurës profilaksi me një imunoglobulinë anti-D. Kjo do të jetë një injektim i vetëm midis javës së 28të dhe 30të të shtatzënisë ose dy injektime në javën e 28të dhe 34rt. Kjo njihet si ‘


[/FONT]
[/FONT]
[FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]profilaksia rutinë e paralindjes[/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]’. [/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman]
[/FONT]Pas lindjes së fëmijës
[FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Pas lindjes do të bëhen analizat e gjakut të foshnjes. Nëse del që foshnja është RhD-pozitiv, nënës do t’i bëhet dhe një injektim tjetër me imunoglobulinë anti-D, zakonisht brenda 3 ditëve të lindjes. Kjo njihet si ‘


[/FONT]
[/FONT]
[FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]profilaksia e paslindjes[/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]’. [/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman]
[/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Kundërtrupthat mund ta kalojnë pritën placentare duke shkatërruar në këtë mënyrë rruazat e kuqe të gjakut të fëmijës së palindur [/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman]
[/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Shtatzënia pasuese [/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman]
[/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Ndërlikimet gjatë shtatzënisë[/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman]
[/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Injektimet suplementare të imunoglobulinës anti-D mund të jenë të nevojshme pas rasteve potenciale të rritjes së ndjeshmërisë, si psh pas: [/FONT]
[/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Dështimit që kanoset ose aktual [/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman]
[/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Shtatzënisë Ektopike (e zhvendosur) [/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman]
[/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Prishjes së barrës [/FONT][/FONT][FONT=Wingdings,Wingdings]
[/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Hemorragjisë vagjinale[/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman]
[/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Ndërhyrjeve obstetrike [/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]si psh, biopsi e korionit, amniocenteza, ose rrotullimi nga jashtë (rrotullim i fetusit në mitër me anë të [/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman]
[FONT=Times New Roman,Times New Roman]manipulimeve nga jashtë, nëpërmjet murit të barkut)[/FONT]


[/FONT]
[FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Lëndimit të barkut[/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman], psh pas një rrëzimi ose një aksidenti trafiku. [/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman]
[FONT=Times New Roman,Times New Roman]ثshtë e rëndësishme që nëna të raportojë çdo lloj rasti, si psh hemorragjinë vagjinale se lëndimin e barkut tek mamia ose mjeku i saj, sa më shpejt të jetë e mundur. [/FONT]
[FONT=Times New Roman,Times New Roman]o[/FONT]
[/FONT]A ka nevojë për profilaksi çdo femër shtatzënë me
RhD-negativ? K[FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]a rrethana të caktuara kur ky trajtim nuk është i domosdoshëm: [/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman]​


[/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Nëse keni zgjedhur të sterilizoheni pas lindjes. [/FONT][/FONT]
[FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme me [/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman]
[FONT=Times New Roman,Times New Roman]është e sigurtë se ai është rezus D negativ. [/FONT]
[FONT=Times New Roman,Times New Roman]Nëse është e sigurtë se nu [/FONT]

[/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman]
[/FONT]اfarë është imunoglobulina anti-D?


[FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Imunoglobulina anti-D përbëhet nga një pjesë e gjakut që quhet plazmë, e cila mblidhet nga donatorët (dhuruesit). Si me të gjitha ilaçet e tjera të përbëra nga gjaku, ka një mundësi që një virus i njohur të kalojë nga donatori (dhuruesi), tek personi që merr imunoglobulinën anti-D. Sidoqoftë, të gjithë donatorët kontrollohen tërësishprodhimi i imunoglobulinës anti-D përfshin hapat për heqjen dhe shkatërrimin e [/FONT][/FONT][FONT=Times New Roman,Times New Roman]
[FONT=Times New Roman,Times New Roman]virusit, duke u siguruar qe mundesia e kalimit te nje virusi eshte shume e vogel.[/FONT]
[/FONT]اfarë duhet të bëj më tej? [FONT=Times New Roman,Times New Roman][FONT=Times New Roman,Times New Roman]Nëse jeni shtatzënë dhe jeni RhD-negative, mamia juaj, mjeku obstetër ose Mjeku i Përgjithshëm (GP) (kushdo që është përgjegjës për kujdesin tuaj të paralindjes) duhet të diskutojnë me ju profilaksinë rezus dhe t’ju shpjegojnë mundshme, ne menyre qe te beni nje zgjedhje te mireinformuar per trajtim.[/FONT]
[/FONT]
 
Titulli: Reziku i faktorit RH- tek nena dhe femija!

[h=2]Grupet e gjakut dhe shtatzënia[/h]
Ndër ekzaminimet e para laboratorike që duhet bërë kur konstatohet shtatzënia është përcaktimi i grupit të gjakut.Ass. dr. sci. Hakif Hoxha,
transfuziolog-imunohematolog

Grupet e gjakut janë në realitet antigjenet eriteocitare. Rruazat e kuqe të njeriut (eritrocitet) në sipërfaqen e membranës së tyre kanë mbi 600 antigjene të radhitura sipas mënyrës së trashëgimit në 26 sisteme; prej të cilave më të rëndësishme janë dy:
1. Sistemi ABO që nënkupton termin tradicional të grupeve të gjakut (A, B, AB dhe O) pa të cilin nuk ka transfuzion të gjakut, dhe,
2. Sistemi Rhesus i cili përbëhet prej më tepër se 50 antigjeneve, por në aspektin imunologjik më i rëndësishmi është antigjeni Rh-D që tradicionalisht quhet Rh-faktori. Ky antigjen ka frekuencë të ndryshme tek popujt, racat dhe vendet e ndryshme të botës. Rh-D antigjeni është prezent te 85% e popullatës së bardhë. Shumë më i shpeshtë është te popujt e lindjes (tajvanezët 99.67%). Tek ne, kosovarët, ky antigjen është i pranishëm në 87.65%, që do të thotë Rh-D pozitiv dhe 12.35% Rh-D negative. Përafërsisht kështu është edhe te popujt tjerë ballkanas. Ekzistojnë edhe sisteme tjera si ai Kell, Kidd dha Duffy, që shumë më rrallë implikohen në shtatzëni.
Meqenëse këto antigjene në eritrocite trashëgohen nga të dy prindërit njësoj, dmth., fëmija (fetusi) ka gjysmën e antigjeneve të babait dhe gjysmën tjetër nga nëna, asnjëherë fëmija dhe nëna nuk janë të njëjtë në aspektin imunogjenetik. Prandaj, fetusi është transplantim natyror alogjen në organizmin e nënës, e cila nuk e hedhë atë në aspektin imunologjik përgjatë dhjetë muajve lunar të shtatzënisë, që në fakt e paraqet një paradoks imunologjik në imunologjinë humane reproduktive.
Kishte edhe imunologë që procesin e lindjes e krahasuan me hedhjen e transplantit?! Megjithatë, nëna reagon pjesërisht në antigjenet eritrocitare të fetusit, të cilat i ka trashëguar prej babait, sepse këto janë të huaja për sistemin imunologjik të nënës. Ky proses quhet aloimunizim apo sensibilizim dhe manifestohet si sëmundja hemolitike e të porsalindurit ose morbus haemolyticus neonatorum. Më parë quhej eritroblastoza fetale. Ky komplikim i shtatzënisë ndodhë kur ekziston mospërputhshmëria në mes grupeve të gjakut të nënës dhe fetusit ose fëmijës. Shpesh dëgjohet në popullin tonë një përkufizim i gabueshëm për këtë sëmundje ”fëmijët e çifteve me gjak të njëjtë - nuk jetojnë”.
Shiko fotografinë 1407705
Quhet hemolitike, sepse shkatërrohen eritrocitet e fetusit ose të porsalindurit. Sistemi imunologjik i nënës i sheh eritrocitet e fëmijës të vet si të huajat, meqenëse kanë antigjenet që i ka trashëguar prej babait e të cilat mungojnë te nëna. Ngjashëm me hyrjen e baktereve në organizëm, sistemi imunologjik i nënës prodhon antitrupa për t’i shkatërruar eritrocitet e fëmijës. Këta antitrupa mbesin në organizmin e nënës dhe në shtatzënitë e ardhshme paraqesin rrezik për eritrocitet e fëmijës. Nëna tani është e sensibilizuar apo aloimunizuar për tërë jetën. Kjo ndodhë zakonisht në tremujorin e fundit të shtatzënisë (fetal-maternal hemorrhage). Kalimi transplacentar i eritrociteve të frytit në qarkullimin e nënës bëhet më tepër gjatë lindjes, abortit, ose procedurave invazive diagnostike (amniocenteza, biopsia e trofoblastit, punkcioni i gjakut fetal, cerklazha, traumat uterine).
MHN më shpesh (96%) ndodhë kur një nënë Rh-D negative ka një fëmijë Rh-D pozitiv. Problemi i ngjashëm jo shpesh ndodhë edhe kur nuk përputhen grupet e gjakut ABO në mes nënës dhe fëmijës:
Grupi i nënës
Rh D negativ
0
A
B
Grupi i fëmiut
Rh D pozitiv
A ose B
B
A
Në shtatzëninë e parë, zakonisht fëmija nuk ka problem, sepse sensibilizimi ndodhë në fund të shtatzënisë ose gjatë lindjes. Antitrupat e prodhuar janë IgM që nuk kalojnë te fryti (placentën) dhe sasia ose titri i tyre është tejet i ulët. Zakonisht në shtatzënitë vijuese lindin problemet nëse nëna bartë ose lindë fëmijën Rh-D pozitiv, sepse antitrupat janë të tipit IgG që kalojnë placentën dhe do të sulmojnë eritrocitet e fetusit duke i shkatërruar ato.
Si manifestohet sëmundja
Fryti brenda mitrës rrezikohet nga anemia, por shkalla e rrezikshmërisë së tij varet drejtpërdrejt prej intensitetit të hemolizës së eritrociteve. Te format e rënda të sëmundjes aplikohet transfuzioni intrauterin; kur fëmijës i jepet transfuzioni i gjakut drejtpërdrejt në mitër, gjë që ende nuk bëhet në vendin tonë. Nëse nuk bëhet kjo ndërhyrje fryti ënjtet, macerohet (hydrops) dhe shtatzënia dështon. Poashtu, te këto raste bëhet edhe lindja e parakohshme varësisht nga pjekuria e frytit. Pas lindjes foshnja më tepër rrezikohet nga veprimi toksik i bilirubinës sesa nga anemia dhe format e sëmundjes. Varësisht nga intensiteti i sëmundjes ajo manifestohet si anemi, verdhëz apo kernicterus që është formë shumë e rendë e kësaj sëmundje me dëmtime të rënda të trurit.
Diagnostikimi
1. Te çdo shtatzënë duhet bërë grupin e gjakut ABO dhe Rh-D. Në rast se shtatzëna është Rh-D negative, kjo duhet bërë patjetër edhe te bashkëshorti. Nëse bashkëshorti është Rh-D pozitiv duhet hulumtuar antitrupat eventual (Testi i Coombs-it indirect) në muajin e III-të ose IV-të dhe të VIII-të të shtatzënisë. Në praktikën e përditshme tek ne ka keqkuptime, sepse shpesh gjinekologët kërkojnë të bëhen antitrupat çdo muaj e kjo është e panevojshme derisa ky test është negativ. E kur antitrupat janë prezent në gjakun e shtatzënave, ky test duhet përsëritet çdo muaj apo edhe më shpesh, varësisht nga titri i tyre dhe vlerësimi i mjekut sesa po vuan fryti në mitër.
2. Vlerësimi gjendjes së frytit në mitër bëhet me amniocentezë (duke analizuar prezencën e ngjyrës së verdhë në lëngun amnional) dhe me ultrazë duke analizuar madhësinë e shpretkës, mëlçisë dhe zemrës së fëmijës. Pas lindjes shenjat e sëmundjes bazohen në anemi, hiperbilirubinemi dhe verdhëza që zhvillohet pas lindjes brenda 24 – 36 h, ndërsa në laborator testi i Coombs-it direkt bëhet pozitiv.
Mjekimi
Në rast se diagnostikohet kjo sëmundje preferohet që lindja të kryhet në klinikë ku ka mundësi të tretmanit adekuat. Para lindjes kur konstatohet se fryti po vuan nga anemia
duhet të jepet transfuzion i gjakut në kërthizën e fëmijës kur ai ende është në mitër. Metodat e mjekimit pas lindjes janë transfuzionet e gjakut te anemia e të porsalindurit, fototerapia (rrezet ultraviolete zbërthejnë bilirubinën) dhe ndërrimi i gjakut (eksanguinotransfuzioni) te verdhëza intensive kur fëmijës i ndërrohet gjaku një apo më shumë herë, varësisht nga shkalla e sëmundjes, derisa të normalizohet bilirubina (pigment që lirohet nga zbërthimi i eritrociteve).

Parandalimi

Që në vizitën e parë prenatale të shtatzënës duhet bërë tipizimin e antigjenve eritrocitare ABO, Rh dhe Kell. Përcaktimi i grupeve tjera të gjakut bëhet sipas nevojës pas identifikimit të antitrupave. Njëkohësisht bëhet edhe skriningu i antitrupave eritrocitar dhe identifikimi i tyre. Poashtu, përcaktohet edhe klasa e imunoglobulinave te antitrupat e gjetur (IgM ose IgG). Edhe përcaktimi i nënklasave të IgG ka rëndësi klinike dhe prognostike. IgG1 e kalojnë placentën më herët sesa IgG3. Të imunizimi në Rh-D është i nevojshëm edhe tipizimi i eritrociteve të bashkëshortit, për përcaktimin e zigozitetit të antigjenit Rh-d. Nëse kjo nuk është e mundur duhet bërë kordocentezën, me të cilën merret mostra e gjakut fetal për ekzaminim. Nëse zbulohen antitrupat, titrimi përsëritet çdo muaj, kurse në tremujorin e fundit çdo dy jave. Si titër kritik merret zakonisht titri 1/32, kurse të shtatzënat me komplikime të mëparshme 1/8, kur edhe indikohet amniocenteza. Lëngu amniotik nxjerrët me punkcion pas pozicionimit të frytit me ultrazë, në të cilin matet sasia e bilirubinës dhe bëhen hulumtimet tjera gjenetike. Skriningu zakonisht përsëritet javën e 28 të shtatzënisë. Vetëm aloimunizimet në antigjenin Rh-D mund të parandalohen me aplikimin e serumit anti Rh-D gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes.
Aloimunizimi në antigjenet e sistemit ABO nuk mund të parandalohet. Imunoglobulina Rh (RhoGAM) është anti-D gamaglobulinë e purifikuar që përfitohet prej dhuruesve të hiperimunizuar. Gamaglobulina anti-D në fillim u jepej brenda 72 orëve pas lindjes nënave Rh-D negative që kanë lindur fëmijë Rh-D pozitiv në dozë prej 300 μg në muskul. Me këtë tretman incidenca e imunizimit kishte rënë në 1%, por me aplikimin e gamaglobulinës anti-D para lindjes (në javët 28-32) kjo shifër u zvogëlua në 0.2%. Kjo gamaglobulinë, aplikohet poashtu pas abortit, amniocentezës dhe rasteve tjera traumatike kur mund të zhvillohet gjakderdhja fetomaternale.
Meqenëse 87% e popullatës shqiptare janë Rh-D pozitiv, mundësia teorike e senzibilizimit është 13%, por ky tregues bie në 6% , meqenëse nuk zhvillohet te shtatzënia e parë dhe te gratë që janë inkompatibile me burrin në sistemin ABO. Fatmirësisht, te ne, viteve të fundit gjinekologët po tregohen të kujdesshëm dhe po japin profilaksinë sipas standardeve botërore që nënkupton dhënien e saj edhe para lindjes kur është rreziku më i madh për imunizim. Mandej te ndërprerja e shtatzënisë (aborti), patjetër duhet bërë grupet e gjakut dhe nëse shtatzëna është Rh-D negative duhet dhënë profilaksinë, sepse gjatë kiretazhës mundësia e sensibilizimit është shumë e madhe. Nëse bëhet grupi i gjakut te secila shtatzënë dhe jepet profilaksa (Rhogami) me kohë ky komplikim do t’i takojë së kaluarës; do të mbesin vetëm aloimunizimet në sistemet tjera të grupeve të gjakut që janë tejet të rralla. /Telegrafi/
 
Jam nënshtruar edhe vetë dhënies së Anti-D imunglobulinës shkaku i grupit 0 Rh negativ dhe fëmijë Rh pozitiv.
Atë që nuk kuptoj është dhënia profilaktike gjatë shtatzënisë! Mendohet këtu shtatzënia e dytë apo e tretë....? Sepse gjatë shtatzënisë së parë, fetusi është i mbështjellur mirë në placentë dhe qelizat e gjakut nuk mund të depërtojnë në sistemin e gjakut të nënës. Kjo ndodh gjatë lindjes.
 
Jam nënshtruar edhe vetë dhënies së Anti-D imunglobulinës shkaku i grupit 0 Rh negativ dhe fëmijë Rh pozitiv.
Atë që nuk kuptoj është dhënia profilaktike gjatë shtatzënisë! Mendohet këtu shtatzënia e dytë apo e tretë....? Sepse gjatë shtatzënisë së parë, fetusi është i mbështjellur mirë në placentë dhe qelizat e gjakut nuk mund të depërtojnë në sistemin e gjakut të nënës. Kjo ndodh gjatë lindjes.
Cdo shtatzani mbas te pares, ka rrezik, prandaj jepet profilaksia.
 
Cdo shtatzani mbas te pares, ka rrezik, prandaj jepet profilaksia.
Pikërisht, por nuk ceket më lartë, prandaj pyetja.
Falemnderës.
 
Varet dhe nga Rh femijes, sepse nqs jeni te 2 + ose -, nuk duhet bere asnje profilaksi e nqs ke pasur shtatzani perpara

Patjetër.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top