Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rezarta Shkurta: Blendi Fevziu po bën para me emrin e Enver Hoxhës

33144_1.jpg


Ka shkaktuar jo pak zhurmë publikimi i do kumenteve dhe pamjeve të panjohura nga jeta e ish-liderit komunist, Enver Hoxha. Pas premierës në kinema, dokumentari i realizuar nga gazetari Blendi Fevziu u shfaq për publikun e gjerë të enjten mbrëma në emisionin “Opinion”.

Dhe me transmetimin e tij filloi edhe loja e statuseve, shumë prej të cilëve i dedikoheshin ‘tiranisë’ së Enver Hoxhës, internimeve, pushkatimeve etj. Një prej personazheve publike që i kishte kushtuar një status ish-liderit komunist Hoxha, ishte edhe prezantuesja Albana Osmani. “Të ligjtë harrohen shpejt...! Kështu dhe ti xhaxhi Enver. Duke ndjekur dokumentarin e Blendit Fevziut. Tronditës”, shkroi në profilin e saj moderatorja e “Big Brother Fan Club”.

Ajo që na bëri më shumë përshtypje nuk ishte ekzaktësisht statusi, por fakti që në të u përfshi një tjetër personazh VIP. Rezarta Shkurta, këngëtarja e dashur e skenës shqiptare komentoi në këtë status. “Ky status është shumë kontradiktor, atëherë meqë paska qenë i keq dhe të këqinjtë harrohen, pse Blendi gjithashashtu dhe ti po e permend. Mos duhet te te kujtoj qe jemi ne 2012. Blendi si shume vogelushe, po fiton bukën e gojës. Sa keq kur një artiste si ty, përfshihet në politikë, kur ke mundësi të shkruash gjëra të tjera. Më falni për ndërhyrjen, vazhdoni aty ku e kishit lënë, unë kaq kisha”, - shkroi Rezarta Shkurta. Më pas prezantuesja Osmani iu përgjigj duke i thënë se asgjë nuk mund t’ia veniste asaj kujtimin e gjyshes së sëmurë dhe familjes së internuar. “Nuk e kam personale me ty”, - i thotë Albana, Rezit, prej të cilës vjen pas pak një tjetër përgjigje. “Nuk e mora aspak personale, nuk kam pse, por thjesht më bëri përshtypje kontradikta tek statusi yt. Nje i harruar nuk permendet. Me vjen keq per historine tend epersonale, por në çdo politikë do të ketë kundërshtarë e njerëz të pakënaqur. Edhe sot ka shumë të burgosur si pasojë e veprimeve që kanë bërë, atëherë të presim të njëjtin dokumentar dhe të njëjtën fjali nga nipërit e tyre për Saliun. Kjo bisedë nuk ka fund, kështu që nuk po e vazhdoj”, - përfundoi këngëtarja. Rezarta Shkurta është nuse në familjen Hoxha dhe nuk e dimë në kjo simpati për ish-liderin komunist vjen si pasojë e martesës me Ermal Hoxhën, apo ka ndonjë prapaskenë tjetër.

(d.b/Bluetooth/BalkanWeb)
 
Titulli: Rezarta Shkurta: Blendi Fevziu po bën para me emrin e Enver Hoxhës

Normale, kte qendrim do mbaj kjo duke qen se ka per bashkshort nipin e Enver Hoxhes, por do doja shume qe burri saj ti ngjante edhe pak Enverit :p
Ne nje lokal ktu ne Vlore qe i kam pare te dy ,sjellja e ksaj te linte per te deshiruar , i bertiste aq shume saqe ai i shkreti nuk u ndie fare ...
 
Titulli: Rezarta Shkurta: Blendi Fevziu po bën para me emrin e Enver Hoxhës

po mire e ka kjo pse te jete ai i vetmi qe te kete akses nga arkiva e shtetit te hane edhe te tjeret ...........por nuk me pelqen arsyen qe thote nuk permendet i vdekuri?! nuk ishte nje njeri i thjeshte qe mos te permendet ishte nje njeri qe ka ditur te futet ne trurin e shqiptareve dhe ti mbaje nen vete.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back