Kresha
A pretty face can never trick me
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 38,995
-
- Reagimet e mara
- 35,539
-
- Vendndodhja
- WorLd 0f dReAms
Duke folur për aktualitetin politik në vend që reflektohet në aspektin e sigurisë, kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, tha të hënën se qytetarët kanë qenë të shqetësuar pas konfuzionit të krijuar në lidhje me vendosjen e EULEX-it.
Por ai theksoi se strukturat vendore do ta përkrahin shtrirjen e EULEX in në gjithë territorin e vendit.
"Ne do të bashkëpunojmë me EULEX in deri sa i përmbahen parimeve që janë caktuar në shkurt të këtij viti për vendosjen e këtij misioni", tha Rexhepi.
Ndërkaq gjendja e sigurisë në Mitrovicë gjatë fundjavës ka qenë e qetë dhe pa ndonjë incident që do të reflektohej në aspektin e përgjithshëm të sigurisë, u tha në takimin e Komitetit të Sigurisë.
Rexhepi, tha se ka qenë një fundjavë e qetë dhe pa probleme sa i përket aspektit të sigurisë. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe komandanti i stacionit jugor të policisë, Bashkim Spahiu, sipas të cilit gjatë këtyre ditëve nuk është shënuar asnjë rast serioz. /qik/