Revolucioni i Katërt Industrial mund të na ndihmojë të mposhtim COVID-19

AI-COVID_870-300x99.jpg

  • Kina, Koreja e Jugut dhe Tajvani janë vetëm disa nga vendet që po përdorin Big Data, AI [Inteligjencën Artificiale] dhe teknologji të tjera në zhvillim për të menaxhuar efektet dhe për të zbutur rreziqet e COVID-19.
  • Në ato kombe ku teknologjia e Revolucionit të Katërt Industrial nuk është ende në dispozicion, udhëheqja e mirë ka një rëndësi të jashtëzakonshme.
Teksa problemet globale të COVID-19 vazhdojnë të rriten, lidhja e pakrahasueshme që përcakton epokën tonë shërben si e dobishme. Jetesa jonë e ndërlidhur lejon përhapjen e shpejtë të sëmundjes dhe të kurës. Ne duhet të përqafojmë mjetet e së nesërmes për të mbrojtur sigurinë e së ardhmes sonë, dhe udhëheqja e mirë është e nevojshme tani më shumë se kurrë.

Revolucioni i Katërt Industrial na jep mjetet që na duhen për të luftuar këtë kërcënim global.

Aftësia jonë për të krijuar një kornizë dinamike dhe të ndërlidhur të të dhënave shëndetësore nuk ka qenë kurrë më e nevojshme. Tajvani, i cili ka arritur të shuajë me sukses rastet e tij, për të luftuar COVID-19 ka adoptuar një qasje të drejtuar shumë nga të dhënat. Duke përfituar nga të dhënat e mëdha, ato kanë krijuar burime për të gjurmuar dhe parashikuar rrezikun infektiv. Ndjekja mobile gjithashtu është përdorur për të siguruar që individët me rrezik të lartë të karantinohen në shtëpi, duke zbatuar në mënyrë efektive distancimin social. Mjete të ngjashme, që përfshijnë hartëzimin e transportuesve të mundshëm, janë përdorur gjithashtu në Singapor dhe Korenë e Jugut.

Inteligjenca artificiale (AI) ka qenë gjithashtu e dobishme në shtete që po mundohen t’i vendosin nën kontroll rastet e tyre. Disa modele të AI janë përdorur në Kinë për të rritur shkallën diagnostikuese duke interpretuar rezultatet radiografike më shpejtë sesa ndërhyrja njerëzore, duke mbushur kështu boshllëqet që vijnë nga ekspertiza klinike e padisponueshme. Kina ka shfrytëzuar gjithashtu fuqinë e robotëve dhe dronëve, të cilët kanë dëshmuar se janë të dobishëm në zvogëlimin e kontaktit ndërnjerëzor duke lehtësuar shpërndarjen e ushqimeve, ilaçeve dhe dezinfektimin e hapësirave publike.

Këto mjete të së nesërmes kanë mundësuar dhe forcuar në mënyrë të konsiderueshme përpjekjet tona në këtë reagim global, por ekzekutimi i mirë duhet të balancohet nga një strategji e mirë. Vendet që nuk janë në gjendje të shfrytëzojnë menjëherë aftësitë e Revolucionit të Katërt Industrial duhet të mbështeten në veprim të shpejtë dhe strategjik.

World Economic Forum / bota.al
 

Attachments

  • AI-COVID_870-300x99.jpg
    AI-COVID_870-300x99.jpg
    24.1 KB · Shikime: 0
  • AI-COVID_870-300x99.jpg
    AI-COVID_870-300x99.jpg
    24.1 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top