Reuters si foto-lajm, ndër të tjera publikon e foton e një gruaje shqiptare

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


Në përzgjedhjen e fotove më mbresëlënëse nga agjencia e lajmeve Reuters, është përzgjedhur si foto e ditës ndër të tjerat edhe fotoja e një gruaje të moshuar nga Kukësi.

Ajo që të bën përshtypje dhe që për këtë fakt është përzgjedhur si një foto, që flet shumë është fakti se si një grua në atë moshë, mban mbi kurriz një ngarkesë me kashtë, në një terren të vështirë e me borë.

Ajo ka një pamje të zymtë, me fytyrë të ngrysur e trup të kërrusur nga mbingarkesa, pamje kjo që nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së mediave të huaja.

Ajo tregon gjendjen mjerane në të cilën jeton një pjesë e popullsisë në zonat e thella malore në Shqipëri. Fotoja është realizuar nga Arben Celi dhe është përzgjedhur mes të tjerash nga Reuters, si foto e ditës së datës 13 dhjetor. Përveç fotos nga Shqipëria, radhiten edhe foto të tjera origjinale e domethënëse, siç është ajo e mbretëreshës së Anglisë Elizabeth II brenda një banke duke vështruar lingnotat.

Tjetër foto që ka bërë përshtypje është ajo e sherrit të ndodhur në parlamentin e Ukrainës ku deputetët janë përballur fizikisht me njëri -tjetrin.

/Shekulli Online/ E.L/
 
Titulli: Reuters si foto-lajm, ndër të tjera publikon e foton e një gruaje shqiptare

Uffff keto gjera ndodhin me shume ne zonat e veriut .
Te keputet zemra por ske ca ben keto jane kushtet...
Sepse Sal Skenderbeu, lavdi Sales qe po me iken truri cf shoh tek faqja e tij ka bere sh per shqiptaret.
 
Pe: Reuters si foto-lajm, ndër të tjera publikon e foton e një gruaje shqiptare

Po c'fare zonat e veriut? Fshatrat e Korces,Pg te ciles zone jane? E kam fjalen per fshatra te cilat jane afer ketyre dy qyteteve e jo ne zona te thella matane maleve ku si sheh as zoti andej edhe po te njejten ikone sheh si kjo e Kukesit...Veres dalin plakat te mbledhin qumeshtore,lulkuqe,per ti shitur edhe dru per dimrin edhe ne dimer gjithashtu neper tokat ku kane pune..me e keqja mesa kam degjuar se eshte turp grate te hypin maj mushkes pa le,presin sa dalin cik jashte fshatit qe te hipin te gjorat...
 
Back
Top