Restaurohet Pazari i Vjetër i Korçës

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Përfundon restaurimi i Pazarit të Vjetër karakteristik të Korçës. Projekti hyn kështu në fazën e dytë të tij, ku do të kryhet rikonstruksioni i sheshit para pazarit karakteristik, që do të lidhet më pas me xhaminë e Iljaz bej Mirahorit, monument i trashëgimisë kulturore. Projekti për restaurimin e pazarit karakteristik të Korçës kap vlerën 4.5 milionë dollarë. Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka akorduar 3 milionë dollarë, ndërsa 1.5 milion dollarë janë akorduar nga qeveria shqiptare.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me këtë rast. Peleshi u shpreh se pazari i vjetër karakteristik është sjellë në ditët tona me kreativitet.

“Këtu ka ndodhur një fenomen arkitekturor, një ansambël me vlera arkitekturore i së shkuarës është sjellë në ditët tona jo thjesht përmes restaurimit, por me kreativitet”, u shpreh ai.

Ndërsa ministrja Kumbaro tha se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për mirëmbajtjen e këtij monumenti kulture.

“Forca jonë dhe arma kryesore për të ruajtur trashëgiminë është edukimi dhe ndërgjegjësimi i të gjithëve. Jo vetëm i atyre që punojnë. Përgjegjës për ruajtjen e monumenteve nuk janë vetëm punonjësit e sistemit të Ministrisë së Kulturës. Pushteti lokal, shoqëria civile, shkolla dhe njerëzit që banojnë pranë një monumenti kulture janë edhe ata përgjegjës”, citon "Ora" ministren Kumbaro.

projekti_per_pazarin_e_vjeter_te_korces_3-620x358.jpg


/ Shekulli Online /
 
Titulli: Restaurohet Pazari i Vjetër i Korçës

Sa me pelqejn korcarkat dhe korca mor aman :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top