Respektimi i Femres ne Islam ...

Respektimi i femrës në Islam

Autor: Abdurrezak Bedër


Me të vërtetë, femra muslimane, nën hijen e mësimeve të drejta islame dhe udhëzimeve të tij të urta, jeton një jetë të ndershme, të mbushur me respekt dhe ndershmëri, që nga dita e parë e ardhjes se saj në këtë botë, duke vazhduar kështu në të gjitha etapat e jetës së saj, si vajzë, pastaj si nënë, si bashkëshorte, si motër, si hallë, si teze. Ajo, në të gjitha këto periudha, ka të drejtat e saj të veçanta dhe gëzon meritat e saj plot respekt dhe ndershmëri.

1- Në kohën kur ajo është vajzë, feja Islame thërret në bamirësi ndaj saj dhe përkushtim në rritjen, mbikëqyrjen dhe edukatën e saj, që ajo të formohet si një grua e mirë, e mbrojtur dhe e ndershme. Po ashtu, ka qortuar ashpër jobesimtarët para islamit, për varrosjen e vajzave të tyre për së gjalli dhe urrejtjen që kishin për lindjen e tyre.

Thotë i madhëruari:

"Dhe kur ndonjëri prej tyre përgëzohet me lindjen e vajzës, atij i nxihet fytyra dhe mbushet plot hidhërim. Ai fshihet nga njerëzit, për shkak të keqes që u lajmërua. Ai pyet vetveten, a ta mbajë atë (vajzën), i përulur, apo ta varrosë. Sa i keq është gjykimi i tyre!..." (En-Nahl-58/59)

Transmetohet nga Mugire Bin Shu'bete se pejgamberi ka thënë:"Me të vërtetë, All-llahu jua ka ndaluar juve mosrespektimin e nënave, koprracinë dhe të kërkoni (pa nevojë), si dhe varrosjen e vajzave për së gjalli…" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Ibni Haxheri ka përmendur se, para Islamit, jobesimtarët vajzat e veta i kanë varrosur në dy mënyra:

- E para, burri e ka urdhëruar gruan e vet që, kur të vinte koha e lindjes, lindja të bëhej afër një grope. Në qoftë se do t'u lindte djalë, e linin të jetonte; në qoftë se do t'u lindte vajzë, e hidhnin në gropë.

- E dyta, kur vajza i mbushte gjashtë vjet, burri i thoshte gruas së vet që ta parfumonte dhe ta zbukuronte vajzën, gjoja se do t'i vizitonin disa të afërm. Pastaj, largohej me vajzën në shkretëtirë, derisa të vinte te ndonjë pus dhe i thoshte vajzës që të shikonte në pus, ndërsa ai e shtynte nga pas dhe e shkelte. (Fet'hul-Bari)


Kurse, Islami e ka konsideruar vajzën si begati të madhe dhe dhuratë të çmuar nga All-llahu i madhëruar:

"Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve dhe i tokës. Ai krijon çka të dojë. Kujt të dojë, Ai i dhuron vetëm femra ose vetëm meshkuj, ose i dhuron çift, meshkuj e femra, dhe kë të dojë e lë pa fëmijë (steril). Ai është i dijshëm dhe i fuqishëm". (Esh-Shura, 49/50).

Dhe, nga pejgamberi transmetohet të ketë thënë:"Ai i cili ka një vajzë dhe nuk e varrosë atë për së gjalli, nuk e nënçmon dhe nuk i jep përparësi djalit ndaj saj, All-llahu do ta futë në xhenet". (Transmeton Ahmedi)
Ukbete Bin Amir ka thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut të thotë:"Kush i ka tri vajza dhe bën durim në rritjen e tyre, si dhe i vesh e i mbath nga pasuria e vet, ato do të jenë për të shpëtim nga zjarri". (Transmeton Ibni Maxheh)
Pejgamberi, në një hadith tjetër, thotë:"Kush i rrit dy vajza, derisa ta arrijnë moshën madhore, unë dhe ai, në Ditën e Gjykimit, do të jemi si këta dy gishtërinj (dhe ka bashkuar gishtërinjtë e vet)". (Transmeton Muslimi)
Imam Ahmedi ka transmetuar se pejgamberi ka thënë:"Kush i rrit dy apo tri vajza, ose i rrit dy apo tri motra, derisa ta arrijnë moshën madhore, ose ai vdes duke u përkujdesur për to, unë dhe ai do të jemi si këta dy gishtërinj (dhe i bëri bashkë gishtin tregues dhe tjetrin pranë tij). (Musnedi i Ahmedit)
Xhabiri bin Abdil-lah ka thënë se i Dërguari i All-llahut ka thënë:"Kush i ka tri vajza dhe i strehon ato, iu siguron ushqim dhe i mëshiron, për të bëhet obligim hyrja në xhenet. Njëri nga të pranishmit pyeti:'Po ai i cili ka dy vajza?' I dërguari i All-llahut tha:'Po, edhe ai, i cili ka dy vajza". (Transmeton Buhariu, në Edebul-Mufred)
Transmeton Aisheja se një beduin erdhi tek pejgamberi dhe i tha atij:"Ju i puthkeni fëmijët e juaj?! Ne nuk i puthim". Atëherë, pejgamberi i tha:"Unë nuk kam asgjë në dorë, nëse All-llahu ka larguar mëshirën nga zemra jote". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)


2- Islami ka thirrur për respektimin dhe nderimin e veçantë të gruas, si nënë. Ka thirrur për bamirësi ndaj tyre, që të angazhohemi të jemi në shërbim të tyre, të bëjmë lutje për ato dhe mos t'u shkaktojmë asnjë lloj shqetësimi, por t'i trajtojmë ashtu siç trajtohen shokët më të mirë.

Thotë All-llahu:
"Ne e urdhëruam njeriun të sillet mirë ndaj prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, ndërsa bartja dhe gji-dhënia e tij zgjati tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë), derisa të arrijë pjekurinë e vet dhe, kur t'i mbushë dyzet vjet, ai thotë:'Zoti im, më inspiro të të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mi, të bëj vepra të mira, të cilat i pëlqen Ti, dhe m'i bëj të mirë pasardhësit e mi. Unë pendohem te Ti dhe jam musliman". (El-Ahkaf, 15)




All-llahu, në një ajet tjetër, thotë:
"Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që mos të adhuroni askënd, pos Tij, dhe të silleni mirë me prindër. Nëse njërin prej tyre ose që të dy i ka arritur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as 'of', as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, por thuaju fjalë të buta dhe, në shenjë mirësjelljeje, shtrije pranë tyre krahun tënd përulës dhe mëshirues, dhe thuaju;'Zoti im, mëshiro ata dy sikurse më edukuan mua kur isha i vogël". (El-Israë, 23/24)

Transmeton Ebu Hurejra se i është thënë të Dërguarit të All-llahut:"Kush është më meritori për mirësjelljen time?" Pejgamberi tha:"Nëna jote". "Pastaj kush?" – u pyet prapë. "Nëna jote" – u përgjigj ai. "Pastaj kush?" – edhe një herë u pyet. "Babai yt" – ia ktheu. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Abdull-llah Ibn Omeri ka thënë:"Erdhi një njeri të pejgamberi, që t'i jepte besën për hixhret (shpërngulje prej një vendi, i cili banohet me jobesimtarë, në një vend që banohet me besimtarë), pasi i kishte lënë prindërit e vet duke qarë për të. Atëherë, pejgamberi i tha:"Kthehu te ata dhe bëji të qeshin ashtu siç i bëre të qajnë". (Transmeton Ebu Davudi dhe Ibni Maxheh)
Thotë Abdull-llah bin Mesud:"E kam pyetur Pejgamberin se cila është vepra më e dashur te All-llahu?" Tha:"Falja e namazit në kohen e vet". I thashë:"Pastaj cila?". Tha:"Mirësjellja ndaj prindërve". I thashë:"Pastaj cila?" Tha:"Xhihadi në rrugën e All-llahut". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Islami e ka ndaluar t'u shkaktohet prindërve ndonjë shqetësim apo çfarëdo lloj dëmi, bile e ka llogaritur një gjë të tillë si mosrespektim ndaj prindërve, për çka do të llogaritet në Ditën e Gjykimit, bile, bile e ka konsideruar prej mëkateve më të mëdha.
Ebu Bekrete ka thënë:"Pejgamberi ka thënë:'A doni t'ju informoj për mëkatin më të madh (tri herë e përsëriti të njëjtën pyetje)". Ata thanë:"Po, gjithsesi, o i dërguari i All-llahut'. Tha:"Të bërit shokë All-llahut, mosrespektimi i prindërve," - pastaj u ul, pasi ishte i shtrirë, e tha - "edhe dëshmia e rrejshme", dhe vazhdoi ta përsëriste atë, saqë menduam: ah, sikur të heshte". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Thotë Aliu:"Ka thënë pejgamberi:"All-llahu e mallkon atë, i cili i mallkon prindërit (nuk i respekton ata)". (Transmeton Muslimi)

3- Islami nxit në respektimin e femrës si bashkëshorte, duke e obliguar burrin me obligime ndaj saj, ashtu siç ajo ka obligime ndaj tij.

Prej të drejtave të gruas në islam janë: mirësjellja ndaj tyre, bamirësia ndaj tyre, si në ushqim, ashtu edhe në veshmbathje; sjellja me butësi ndaj saj, të behet durim me ato, të trajtohen me respekt, ngase, në islam, njerëzit më të mirë janë ata, të cilët janë më të mirët me familjen e vet. Prej të drejtave të saj, po shtu, është t'u mësohet atyre feja, të kihet xhelozi për to, t'u ruhet nderi i tyre, dhe, përgjithësisht, të ketë mirësjellje ndaj tyre. Prej ajeteve përmbledhëse të të drejtave të gruas është fjala e të madhëruarit:
"... dhe kaloni jetë të mirë me to…" (En-Nisa, 19)
Po ashtu, në Sunet ka ardhur një numër i konsiderueshëm i haditheve që edhe më tepër e përforcojnë respektimin e të drejtave të femrës dhe përkujdesjen që duhet pasur për to. Prej këtyre haditheve është ai që e transmeton Ebu Hurejra, se i dërguari i All-llahut ka thënë:"Silluni mirë me gratë, ngase gruaja është krijuar nga një bri i shtrembër, e gjëja më e shtrembër në bri është pjesa më e lartë e tij. Në qoftë se doni ta drejtoni atë, do ta thyeni; në qoftë se e leni ashtu, ai do të mbetet i shtrembër. Dhe silluni mirë me gratë". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Thotë Neveviu:"Në këtë hadith, potencohet sjellja me butësi ndaj tyre, bamirësia ndaj tyre, durimi në sjelljen e tyre jo të mirë, të përballohet dobësia intelektuale e tyre, urrejtja e shkurorëzimit pa ndonjë arsye, dhe, njashtu, mos të pritet nga to të jenë të përkryera. All-llahu e di më së miri". (Sherh Sahih Muslim)

Po ashtu, në një hadith tjetër që e transmeton Ebu Hurejra, i dërguari i All-llahu thotë:"Besimtari me imanin (besimin) më të plotë është ai, i cili e ka moralin më të mirë, ndërsa më të zgjedhurit e juaj janë ata që sillen më së miri me gratë e veta". (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Xhabir Bin Abdil-lah thotë se pejgamberi ka thënë në hutben e tij, në haxhin lamtumirës:"Kini frikë All-llahun se si po silleni me gratë, ngase ju i keni marrë ato emanet nga Zoti, dhe ju është bërë hallall fjetja me to, me fjalën (lejen) e All-llahut. Ndërsa, ato kanë për obligim që mos t'i bëjnë konak askujt që ju e urreni, e në qoftë se ato bëjnë një gjë të tillë, atëherë edukoni ato me një rrahje të lehtë. Ju keni për obligim furnizimin dhe veshmbathjen e tyre, aq sa keni mundësi". (Transmeton Muslimi)
Me frazën "mos t'i bëjnë konak askujt që ju e urreni" mendohet që mos t'u japin leje për hyrje a qëndrim në shtëpitë tuaja askujt që ju e urreni, qoftë burrë apo grua.
Ebu Hurejra thotë:"Ka thënë i dërguari i All-llahut:'Mos ta urrejë një musliman një muslimane (mos ta urrejë burri gruan e vet), se në qoftë se urren një cilësi të saj, e pëlqen një tjetër". (Transmeton Muslimi)
Me frazën "Mos ta urrejë" mendohet që kush prej jush nuk e pëlqen një cilësi të gruas së vet dhe nuk është i kënaqur më atë cilësi, mos ta urrejë atë, ngase në të mund të ketë virtyte tjera të larta dhe sjellje tjera shumë të mira.
Transmeton Aisheja se pejgamberi ka thënë:"Gratë janë si motrat e burrave". (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Thotë Ibni Ethiri, duke komentuar frazën "Si motrat":"Të ngjashëm dhe të njëjtë në moralin dhe natyrën e tyre, sikur ato të ishin një pjesë e ndarë nga burrat, ashtu siç është krijuar Hava nga Ademi." (En-Nihajtu fi Garibil-Hadithi vel-Ether).
Në këtë hadith, aq qartë bëhet thirrje për mirësjellje ndaj grave dhe trajtim të shkëlqyer ndaj tyre si edhe për butësi e bamirësi, sa nuk do koment.


4- Islami porosit të respektohet femra si motër, si hallë apo si teze, duke urdhëruar që të mbahen lidhjet me to dhe t'u ndihmohet atyre, si dhe të ruhet pozita dhe të drejtat e tyre.

Për gjithë këtë ka premtuar një shpërblim të madh. Transmeton El-Mikdam bin Madekerib se e ka dëgjuar pejgamberin të thotë:"Me të vërtetë, All-llahu porosit të silleni mirë me nënat tuaja, pastaj ju porositë të silleni mirë me nënat tuaja, pastaj ju porosit të silleni mirë me baballarët tuaj, pastaj ju porosit të silleni mirë me më të afërmit". (Transmeton Buhariu, në Edebul-Mufred, dhe Ibni Maxheh)
Ebu Seid el-Hudrij thotë:"Ka thënë i dërguari i All-llahut:'Nuk ka kush që i ka tri vajza, apo tri motra, dhe përkujdeset për to, përveçse do të hyjë në xhenet". (Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)
Thotë Aisheja:"Ka thënë pejgamberi:'Farefisi është lidhje nga Zoti. Kush e mban atë lidhje, All-llahu e ruan atë; kush e humb atë lidhje, All-llahu do ta humbë atë". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Transmeton Enes bin Malik se pejgamberi ka thënë:"Kush dëshiron t'i shtohet rrizku (furnizimi) dhe t'i zgjatet jeta, le të (vizitojë) mbajë lidhje me farefisin". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

5- Bile, sikur femra të jetë një e huaj për njeriun, që nuk është e afërm e tij e ajo ka nevojë për ndihmë, Islami nxit për përkujdesje, për bamirësi dhe ndihmë ndaj saj dhe për këtë ka përgatitë shpërblime të mëdha. Transmetohet nga pejgamberi të ketë thënë:"Ai që përkujdeset për një të ve, apo për një të varfër, është si muxhahidi në rrugën e Allahut, apo si ai që falet vazhdimisht dhe nuk pushon, apo sikurse ai që agjëron pandërprerë". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Kjo që u tha më lart është një gjë shumë e paktë nga respekti dhe nderi që e gëzon femra nën hijen e mësimeve islame. E, ku mund ta gjejë femra një përkujdesje kaq të madhe, respekt dhe bamirësi të lartë! Bile, (nuk mund të gjejë) as përafërsisht në ndonjë fe tjetër, përveç kësaj feje, me të cilën All-llahu është i kënaqur për robërit e vet.

Përktheu: Gazmend Mehmeti



Marrë nga: Muslimanja.Ch
 
Redaktimi i fundit:
Ibni Haxheri ka përmendur se, para Islamit, jobesimtarët vajzat e veta i kanë varrosur në dy mënyra:

- E para, burri e ka urdhëruar gruan e vet që, kur të vinte koha e lindjes, lindja të bëhej afër një grope. Në qoftë se do t'u lindte djalë, e linin të jetonte; në qoftë se do t'u lindte vajzë, e hidhnin në gropë.

- E dyta, kur vajza i mbushte gjashtë vjet, burri i thoshte gruas së vet që ta parfumonte dhe ta zbukuronte vajzën, gjoja se do t'i vizitonin disa të afërm. Pastaj, largohej me vajzën në shkretëtirë, derisa të vinte te ndonjë pus dhe i thoshte vajzës që të shikonte në pus, ndërsa ai e shtynte nga pas dhe e shkelte. (Fet'hul-Bari)

Përktheu: Gazmend Mehmeti

Marrë nga: Muslimanja.Ch

Une tani nje gje nuk kuptoj. Keta dy shembujt me larte ishin rregull i zbatuar ne vazhdimesi tek ata qe ju i quani jobesimtar apo ishte ndonje rast i izoluar.
Une pandeh se kjo me shume i perngjan nje utopie.
 
Nje shembull i tille eshte dhene keto ditet e fundit kur ne Iran u vran rreth nente veta me gure.
 
Une tani nje gje nuk kuptoj. Keta dy shembujt me larte ishin rregull i zbatuar ne vazhdimesi tek ata qe ju i quani jobesimtar apo ishte ndonje rast i izoluar.
Une pandeh se kjo me shume i perngjan nje utopie.

kiterr, kjo ishte ne kohen e Injorances apo Xhahilijjetit sic njihet ne Islam, thënë me shkurt, koha para shpalljes se Kur'anit.

Ndersa rasti i gurezimit, eshte rast tjeter, qe ka te beje me zinanë(prostitucionin), dhe denimi qe duhet te zbatohet per njerezit qe bejne zina. (lexo me shume rreth "zinaja ne Islam)

Ju pershendes !
 
1 "Nuk ka dyshim gruaja eshte e njejte, e ngjashme dhe e barabarte me burrin"
2 " Xheneti ndodhet nen kembet e nenave"
3 "Martohuni por mos u ndani, sepse Allahu nuk i do burrat dhe grate te apasjonuar pas deshirave"
4 Sic keni ju te drejta mbi grate, kane edhe ato te drejta mbi ju"
5 Besimtar me iman te plote eshte ai qe eshte me i sjellshem, ndersa me i miri prej jush eshte ai qe eshte me i mire per grate e veta"
6 "Kini frike Allahun ne trajtimin e grave"
7 "Kjo botë eshte pasuri, ndersa pasuria e saj me e madhe eshte nje grua e mire"
8 "Kush deshiron te mbroje virtytin, nese vdes duke ruajtur sekretin e dashurise vdes deshmor"


Dhe vazhdon me e gjate lista me thenie nga Muhameti. Por c'e do se marin ato pika qe duan nga kjo liste, e nga cdo gje tjeter, jo ne fakt ate qe mund te jete. Ne teori e neper libra thuhet qe femra respektohet dhe vleresohet mbi c'do gje tjeter, por duket qarte se realiteti nuk eshte ashtu.
 
kiterr, kjo ishte ne kohen e Injorances apo Xhahilijjetit sic njihet ne Islam, thënë me shkurt, koha para shpalljes se Kur'anit.

Ju pershendes !

Loverdjali, une mendoj se vertete ke probleme me te kuptuarit apo perceptimin e drejte te asaj cka lexon. Gjithashtu vej dyshimin se ti kundeargumenton nickun jo postimin. Sa per info, nuk jame aq injorant qe te mos dija se per cilen kohe behej fjale. Dmth. dija se behej fjale per periudhen para Islamit. Po te ulesh me qetesi dhe po te lexosh me vemendje postimin tim pa shikuar se kush e ka shkruar, mendoj se do e kuptosh shume mire domethenjen e asaj qe kam shkruar .Pastaj merr te drejten ti pergjigjesh. :lexim:
 
kiterr, une vetem i'u pergjigja pyetjes tende, sepse ashtu tingelloj postimi yt ne forme te pyetjes. Nese e ke ditur se per cilen kohe behet fjale, dhe prap ke pyetur, mendoj se problem paske ti, jo une.

Kalo bukur tani >)
 
kiterr, une vetem i'u pergjigja pyetjes tende, sepse ashtu tingelloj postimi yt ne forme te pyetjes. Nese e ke ditur se per cilen kohe behet fjale, dhe prap ke pyetur, mendoj se problem paske ti, jo une.

Kalo bukur tani >)

Aq me shume me ke mbushur mendjen se ti ke problem me perceptimin e drejte te asaj cka lexon.

Sa per info, nese nuk gaboj ky eshte shkrimi qe kam shkruar: Une tani nje gje nuk kuptoj. Keta dy shembujt me larte ishin rregull i zbatuar ne vazhdimesi tek ata qe ju i quani jobesimtar apo ishte ndonje rast i izoluar.

Se cfare kerkohet nga ky shenim do kisha deshire te nderlidhen edhe te tjeret, por do te kisha lutur ty te ma spjegosh ne menyre te thukt se si e ke lexuar dhe cfare ke kuptuar. Ne asnje moment nga ajo qe eshte shkruar me larte nuk kerkohet spjegim per periudhen ne te cilen behet fjale por spjegim per krejtesishte dicka tjeter. Mos perto merr guximin dhe lexoje
 
Ishte nje rregull i zbatuar si nga ana e muslimaneve & jo-muslimaneve deri sa filloj koha e zbritjes se Kur'anit, dmth zbatohej gjate kohes se injorances & idhujtarise. Me fillim e zbritjes se Kur'anit, u ndalua ky krim. (Nese eshte kjo cfare ti kerkoje)
 
Ishte nje rregull i zbatuar si nga ana e muslimaneve & jo-muslimaneve deri sa filloj koha e zbritjes se Kur'anit, dmth zbatohej gjate kohes se injorances & idhujtarise. Me fillim e zbritjes se Kur'anit, u ndalua ky krim. (Nese eshte kjo cfare ti kerkoje)


Ke filluar te kthjellesh i cik cuni, lexo edhe njeher qe ta kuptosh me mire se gati je, por nuk e ke kapur te teren :lexim::lexim:
 
Une tani nje gje nuk kuptoj. Keta dy shembujt me larte ishin rregull i zbatuar ne vazhdimesi tek ata qe ju i quani jobesimtar apo ishte ndonje rast i izoluar.
Une pandeh se kjo me shume i perngjan nje utopie.


Keto 2 raste i nderuar kitrra, jan zbatuar ne kohen e injorances tek disa popuj arab, gjithashtu keto jan zbatu edhe ne shum pjes tjera te botes, bile edhe tek vendet tona... Pra ata kan qen jobesimtar, jo vetem per ket shkak qe kan ber keto 2 raste, por ata kan qen para zbritjes se Kur'anit dhe si te till kan adhuruar idhuj te ndryshem...
 
Keto 2 raste i nderuar kitrra, jan zbatuar ne kohen e injorances tek disa popuj arab, gjithashtu keto jan zbatu edhe ne shum pjes tjera te botes, bile edhe tek vendet tona... Pra ata kan qen jobesimtar, jo vetem per ket shkak qe kan ber keto 2 raste, por ata kan qen para zbritjes se Kur'anit dhe si te till kan adhuruar idhuj te ndryshem...

ore ju si duket nuk e kuptoni shqipen apo ckeni ?:haha:une arabishte nuk di tu shkruaj :eek:hh:

ky eshte shenimi im :
Une tani nje gje nuk kuptoj. Keta dy shembujt me larte ishin rregull i zbatuar ne vazhdimesi tek ata qe ju i quani jobesimtar apo ishte ndonje rast i izoluar.
Une pandeh se kjo me shume i perngjan nje utopie.


Nga kjo kush merr veshe shqipen e kupton pyetjen :

Mbytja e bebeve ne ate kohe ishte rregull qe zbatohej vazhdimisht apo ishin raste te izoluara ato sipas shkrimit tuaj?
A e keni te qart apo keni nevoj me jua spjegu me vizatime?
 
Nje pytje pse rrespekti ndaj femres ka shume koh qe nuk zbatohet sakte siq na urdheron i madhi jon Allahu ne keto koh ??
 
hiqe moj ate shamine nga avatari se nuk te shkon.
mos do te jesh nga ato gra qe i mbyllin ne shtepi?
qe nuk i lene te vene asgjekundi pa pranine e nje burri?
qe i veshin nga koka deri ne kembet me cembere?
qe i vrasin me gurre neper stadiume se i hodhen syte nje burri?
qe i vret burri kure te doje dhe nuk futet ne burg se "mbrojti nderin" ?
qe ska te drejte fjale sa te jete gjalle?
qe e vetmja gje qe do beje eshte te gatuaje dhe ti jete gati burrit?
qe i martojne qe 8/9/10 vjece?
qe marrin burra nja 30 vjet me te medhenj se ato?


po te duash te jesh tere keto atehere mbaje ate ne koke.
 
hiqe moj ate shamine nga avatari se nuk te shkon.
mos do te jesh nga ato gra qe i mbyllin ne shtepi?
qe nuk i lene te vene asgjekundi pa pranine e nje burri?
qe i veshin nga koka deri ne kembet me cembere?
qe i vrasin me gurre neper stadiume se i hodhen syte nje burri?
qe i vret burri kure te doje dhe nuk futet ne burg se "mbrojti nderin" ?
qe ska te drejte fjale sa te jete gjalle?
qe e vetmja gje qe do beje eshte te gatuaje dhe ti jete gati burrit?
qe i martojne qe 8/9/10 vjece?
qe marrin burra nja 30 vjet me te medhenj se ato?


po te duash te jesh tere keto atehere mbaje ate ne koke.

Keto jan "efekte" te traditave ne vende te caktuara...
 
hiqe moj ate shamine nga avatari se nuk te shkon.
mos do te jesh nga ato gra qe i mbyllin ne shtepi?
qe nuk i lene te vene asgjekundi pa pranine e nje burri?
qe i veshin nga koka deri ne kembet me cembere?
qe i vrasin me gurre neper stadiume se i hodhen syte nje burri?
qe i vret burri kure te doje dhe nuk futet ne burg se "mbrojti nderin" ?
qe ska te drejte fjale sa te jete gjalle?
qe e vetmja gje qe do beje eshte te gatuaje dhe ti jete gati burrit?
qe i martojne qe 8/9/10 vjece?
qe marrin burra nja 30 vjet me te medhenj se ato?


po te duash te jesh tere keto atehere mbaje ate ne koke.



Mmm e ke gabim nuk do te thot qe te mbashe ket shami ne koke dyhete ti beshe te gjitha ato qe thua ti
 
Mmm e ke gabim nuk do te thot qe te mbashe ket shami ne koke dyhete ti beshe te gjitha ato qe thua ti

pse cfare tregon ajo shami ne koke?respekt ndaj allahut?ndaj zotit?me thuaj cfare tregon?
pse ne vendet islamike duhet te fshihet gruaja mbas shamise?pse duhet te jete e fshehur fytyra e saj?nga kush?
respekti ndaj zotit nuk tregohet as me shamite ne koke,as me kryqet ne qafe,as duke bere kryqin as me mos te ngrene per 40 dite,respekti ndaj zotit tregohet me veprat e cndonjerit nga ne ne jeten e perditshme.
personaliteti i nje njeriu perdhoset nga keto.
ti beso ku te duash por jo ne menyren arabe,por shqiptarce,pa egzagjerime.:)
 
Mbytja e bebeve ne ate kohe ishte rregull qe zbatohej vazhdimisht apo ishin raste te izoluara ato sipas shkrimit tuaj?


Mbytja e bebeve ne ato koh ka qen zakon i nderuar... Sikur qe eshte ende ne vendet tona pak a shum ky "adet" apo "zakon" edhe ne ate koh ka qen mjaft e perulur ka qen vajza...
 
Nje pytje pse rrespekti ndaj femres ka shume koh qe nuk zbatohet sakte siq na urdheron i madhi jon Allahu ne keto koh ??


Nuk eshte problemi tek Feja ketu, ketu eshte problemi tek njerezit qe e interpretojn Fen, pra kjo varet prej burrave te tyre.. Ngase sipas Kur'anit dhe Sunnetit, Gruaja ka te drejta te mjaftueshme..
 
Nuk eshte problemi tek Feja ketu, ketu eshte problemi tek njerezit qe e interpretojn Fen, pra kjo varet prej burrave te tyre.. Ngase sipas Kur'anit dhe Sunnetit, Gruaja ka te drejta te mjaftueshme..

Digjuat juve meshkujte qe na boni si trima EDHE NEVE FEMRAT KEMI TE DREJATAT TONA
 
Kte e dinim me zemra,e din edhe ata me mir se neve...po behen kinse nuk din gje ;)

E di e di po fain e kemi neve qe i pysim shume leri aty si qente le te lefin dite e nate edhe do ta shikonje keto pastaj si do ta na rrespektonje :haha::haha:
 

E di e di po fain e kemi neve qe i pysim shume leri aty si qente le te lefin dite e nate edhe do ta shikonje keto pastaj si do ta na rrespektonje :haha::haha:

Nuk ka nevoj ti trajtojm kshtu keq mi zemer..se te e fundit po flasim per "burrat" ton..nejse ka dashuri ka dhe respekt,e nje burr qe nuk din ta respektoj gruan e vet,mos te quhet i tillè..e sidomos kur e mbajn veten besimtar,ata duhet te jen te paret ti zbatojn e ti ndjekin urdhrat apo kshillat e Kur'anit apo librave tjerè
 
Vetem ata te cilet nuk kane lexuar kurre per poziten e femres para Islamit, jane te verber dhe nuk e shohin ate driten cfare solli Islami per femren. Por megjithate, ne pika te shkurtera do postoj dic per poziten e femres para Islamit dhe pas Islamit, ne menyre qe ta shihni se cfare te drejtash i dha Islami femres, duke mos marrur ne konsiderate traditat e ca popujve, tradita te cilat nuk kane te bejne asgje me realitetin e Islamit.

Para Islamit gjithe popujt e tokes e ulnin dhe e zhvleresonin femren. Derisa me se shumti nga ajo qe kishin arrite ata ishte gjykimi i tyre perfundimtar: pranimi dhe miratimi i femres si qenie njerezore, e qe nuk mund te diskutohej vlera, nderimi dhe barazia e saj me mashkullin ne te drejta dhe obligime.

Ajo tek disa popuj konsiderohej vetem si mjet zbavitje dhe shfrenimi dhe kete mund ta kuptojme me mire tek fjalet e Dimostinit, i cili tha: "Ne i marrim laviret per kenaqesi dhe marrim te dashurat per perkujdesjen shendetit tone dhe i marrim grate qe te kemi femije te ligjshem".
Tek romaket kishte te drejte prindi apo burri ta shese ate per ke te doje. Ndersa tek arabet kishte te drejte i biri i burrit te saj ta trashegoje ate ashtu sic i trashegon gjitha gjerat tjera nga prindi i tij. E shpetimi me i madh i saj ishte nese ajo nuk varrosej per se gjalli. Keshtu njejte trajtohej edhe tek persianet, indianet dhe popujt e tjere.
Deri ne kete kohe askush nuk mendoi per ndonje kthese rrenjesore ne kete drejtim, e as qe ndermori dikush gje per te drejtat e saja. Deri kur?
Deri kur erdhi Islami, i cili njohu barazine e saj me mashkullin dhe ia dha te drejtat e saja te plota, qe ta shpetoje nga ky trajtim i tmerrshem dhe i turpshem, dhe ta ngrite ate ne vendin e saj te duhur dhe meritues.

Si e ndryshoi Islami kete gjendje dhe cfare të drejta dhe barazime i dha asaj?



Barazia në zanafille të njerëzimit:

Erdhi vendimi islam dhe në formë të prerë sqaroi prejardhjen dhe origjinen e llojit njerëzor dhe atë ne shumë ajete, si: "O ju njerëz, kinie frikë Zotin tuaj, i Cili ju krijoi prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra." [En-Nisa, 1]
Si dhe në ajetin tjeter ku thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "O ju njerëz, vërtetë Ne u krijuam juve prej nje mashkulli dhe nje femre, ju beme popuj e fise qe te njiheni ndërmjet vete, e ska dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqiat), e All-llahu është shumë i dijshem dhe hollesisht i njohur për çdo gjë."



Barazia në përfundim dhe gjykim (llogaritje):
Ashtu siç erdhi vendimi për krijimin e llojit njerëzor në fillim, ashtu do të jetë edhe perfundimi i tyre, qofshin ata meshkuj apo femra, të gjithë do të gjejnë shperblimin apo ndeshkimin e tyre, varesisht nga puna që kanë punuar në dunja.
Siç thotë Allahu i Madheruar

"Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo qe ka punuar. Dhe se mundi i tij më vonë (Diten e Gjykimit) do të shihet. Pastaj, ai shperblehet me shperblimin më të plotë. Dhe se kthimi i fundit do të jetë të Zoti yt."

Apo siç thotë:

"Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humbi mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër."
Si dhe në ajetin:

" Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull apo femër duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u behet fare padrejtesi."



Barazia në të drejta dhe obligime fetare:

Allahu I Madheruar dërgoi pejgamberë dhe zbriti libra drejtuar njerëzimit, drejtuar meshkujve dhe femrave pa kurrfar dallimi. Dhe personaliteti femëror krahas me atë mashkullor është i njejtë në urdhërat dhe ndalesat e Islamit. Dhe nga ajo kërkohet që të besojë në Allahun Një, në librat dhe pejgamberët e Tij, dhe gjithashtu të ketë kujdes dhe mos të afrohet në prostitucion, alkool, etj. Ajo ka përgjegjësi të plotë në të gjitha këto, sikurse mashkulli.
Allahu I Madheruar thotë:

"Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendeset e All-llahut, All-llahu ka pergatitur falje (mekatësh) e shpërblim të madh."

Si dhe ajeti:

"Atyre që mohuan (pabesimtarët), Allahu ju sjell shëmbull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurore të dy robërve të mirë nga roberit Tanë, por ato të dyja i tradhtuan (ne fe) ato të dy dhe këta të dy nuk mund t'i mbrojnë fare tek Allahu, e atyre dyjave u thuhet: "Hyni të dyjat në zjarrë së bashku me ata që hyjnë". E atyre që besuan, Allahu u solli shembull gruan e Faraonit, kur ajo tha: "Zoti im, më bë një vend pranë meshirës Sate në xhennet dhe me shpeto prej Faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor! Edhe Merjemen bijen e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës Sonë i frymezuam një shpirt e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme."



Barazia para drejtësise dhe gjykatës:

Femra gjithashtu ka edhe mbrojtjen e shtetin dhe ka të drejtë të paraqet në gjyq nëse i behet shtypje a dhunë.
Thote Allahu I Madheruar :

"O ju që besuat, vazhdimisht të jeni deshmues të drejtë për hirë të Allahut edhe nëse është kundër vetvetës suaj, kunder prindërve ose kurndër të afërmëve, le të jetë ai pasanik ose varfnjak, se Allahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtesise."

Dhe shumë prej grave, të cilat shkonin te Muhammedi a.s. dhe ankoheshin për padrejtësitë qe u bëheshin nga të afërmit e tyre, apo nga dikush tjeter, e ai [Muhammedi a.s.] i ndihmonte dhe largonte padrejtesine prej tyre. Siç është rasti me atë të cilën e ndaloi vëllau i saj të martohet me atë që ajo dëshironte, dhe ajo shkoi dhe iu ankua Muhammedit a.s., pastaj zbriti ajeti:

"Nëse pelqejne mes vete ashtu si kerkojnë rregullat, mos i pengoni qe te martohen per burrat e tyre".

Poashtu edhe rasti i asaj, të cilën deshti ta martoi babai i saj, per atë që ajo nuk dëshironte, e pastaj ajo iu ankua Muhammedit a.s. e ai ia dha të drejtën që të zgjedhe ajo vet, e ajo tha:

"Une pranoj ate që ka dashur babai im, por deshta t'ua bëj me dije grave të tjera,s e nuk ka prindi në këtë çështje të drejtë."



Barazia në rrethin familjar:
Paraqet Islami barazinë ndërmjet të drejtave dhe obligimeve ndaj gruas në rrethin familjar, ku thotë Allahu I Madheruar :

"Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi."

Gjithashtu Islami paraqet të drejtën e saj në konsultimin familjar, në lidhje me çështjet e familjes, femijëve siç thotë Allahu I Madheruar në lidhje me ndërprerjën e gjidhënies së fëmiut:

"E nëse pas një konsultimi dhe pelqimi (prinderit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (me heret) e gjirit, nuk është ndonjë mëkat për ta."

Keshtu pra Islami e ngriti femren dhe ia dha vlerën dhe të drejtën që i takon dhe e meriton.

:)
 
Mbytja e bebeve ne ato koh ka qen zakon i nderuar... Sikur qe eshte ende ne vendet tona pak a shum ky "adet" apo "zakon" edhe ne ate koh ka qen mjaft e perulur ka qen vajza...

oj erresire e mes dites me diell :espuls::espuls: per qe ishte zakon e mori vesh edhe femija i djepit qe e ka lexuar ate shkrim tendin :espuls::espuls: problemi qendron diku tjeter :espuls: ky zakon zbatohej me perpikeri ne menyre te vahzdueshme apo ishin raste te izoluara ( raste te rralla ) :uffa: dhe mos u fsheh kote se nga mos pergjigjeja juaj shifet se ja ke futur kote se koti ( pra pacavure ) :grusht2:
 
Pershendetje Kitrra 123.


Zbatohej ne shumicen e rasteve. Rralle kush nuk e zbatonte nga dhembshuria, perndryshe do te mbesnin vetem meshkujt. Injorant me, s'ke ku e qon.

Edhe une e pash se nuk e kane kuptuar pyetjen tende.:)
 
Redaktimi i fundit:
Pershendetje Kitrra 123.


Zbatohej ne shumicen e rasteve. Rralle kush nuk e zbatonte nga dhembshuria, perndryshe do te mbesnin vetem meshkujt. Injorant me, s'ke ku e qon.

Edhe une e pash se nuk e kane kuptuar pyetjen tende.:)



Po si ta kuptosh kete pytje kaq te prapergjegjshme dhe vetem te kote, ky ketu shkruan vetem per numrin e postimeve, ska tjeter qellim... Shihet shum qarte, dhe te tregoj kinse kush eshte ky, qe kundershton e ben gjera te tilla, thua se nuk eshte mesuar me peruljen e femres, po lirisht mund te them qe vendi me te drejtat me te vogla te gruas ne Evrop eshte Shqiperia, aty gruaja po injorjke ne menyren me te ulet qe eksiston.
 
Po si ta kuptosh kete pytje kaq te prapergjegjshme dhe vetem te kote, ky ketu shkruan vetem per numrin e postimeve, ska tjeter qellim... Shihet shum qarte, dhe te tregoj kinse kush eshte ky, qe kundershton e ben gjera te tilla, thua se nuk eshte mesuar me peruljen e femres, po lirisht mund te them qe vendi me te drejtat me te vogla te gruas ne Evrop eshte Shqiperia, aty gruaja po injorjke ne menyren me te ulet qe eksiston.


:lexim:Do e kisha konsideruar luks per ty ti jepja nje pergjigje kesaj qe ke shkruar. Besoj nje kembe trokitje i mjafton.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top