Respekt për vajzat tona

braziljania

Anëtar i Nderuar
Nevoja e një personi për tu ndjerë i rëndësishëm është diçka krejtësisht normale, diçka e futur në natyrën njerëzore. Mund të jetë që mu kjo gjë të jetë ndjenja pas shumë shpikjeve, arritjeve dhe veprave më të mëdha të njerëzimit.

Kjo është pse Allahu e përmend për ne që Ibrahimi, alejhis-selam, ka thënë: "Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas". [el-Shu'ara: 84]

Pejgamberi Muhammed, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Nëse një bir i Ademit vdes, veprave të mira të tij i vie fundi përveçse në tre raste; sadakaja që vazhdon të jap dobi, dija që ende vazhdon t'i jap dobi njerëzve dhe fëmija i devotshëm i cili lutet për të".

Kjo është një tregues që njerëzit dëshirojnë të ndihen të rëndësishëm dhe të ndjejnë që ata do të vlerësohen dhe që puna e tyre do të vazhdojë t'i jap dobi të tjerëve edhe pasi ata vdesin. Kjo është pse Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, na ka udhëzuar ne që të japim sadaka vazhdimisht, të shpërndajmë dituri të dobishme dhe të kemi një djalë apo vajzë e cila do lutet për ne.

Ata të cilët i nënvlerësojnë apo i privojnë të tjerët dhe të cilët fyejnë karakteret e të tjerëve, nuk i japin dobi vetes asgjë por vetëm dhimbje dhe hidhërim. Nuk ka ndryshim nëse ata janë zyrtarë, edukatorë, prindër apo kushdo qoftë.

Shoqëria jonë është në nevojë për programe që të mësojmë këtë të vërtetë. Shumë njerëz kanë trashëguar nga kulturat e tyre أ¢â‚¬“ dhe ky është fakt në shumë shoqëri përmes botës që përfshijnë edhe disa shoqëri muslimane të cilat i shikojnë gratë sikur të ishin krijesa në një nivel më të ulët, një qytetarë i klasit të dytë- dhe në disa raste duket që ata e trajtojnë atë si fraza "Klasi i dhjetë" do të ishte më e saktë.

Deri më sot, disa nga ne janë të burgosur nga ky mentalitet sikur të mos ta kishin dëgjuar udhëzimin e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, apo që nuk e kanë kuptuar shpalljen e dërguar nga Allahu. Të tillë njerëz janë ende duke jetuar nën trashëgiminë e kohëve para-islamike të injorancës, për kundër faktit që në kohën tonë, shumë flamuj janë ngritur, si ata të të drejtave të njeriut, të drejtat e grave, drejtësia shoqërore dhe barazia. ط«shtë aq keq sa disa prej nesh shikojnë mbi këto terma dhe koncepte me dyshime dhe mospëlqim.

Problemi këtu për sa i përket çështjes së grave أ¢â‚¬“ dhe të vajzave të reja në veçanti أ¢â‚¬“ është rezultat i disa ideve të reja të injorancës të njëjta me ato të ditëve të injorancës së vjetër.

Së pari, njerëzit kanë gjithfarë llojë paragjykimesh ndaj grave, si nocioni që gratë e trashëgojnë tradhëtinë.

Së dyti, kemi faktin që në disa kultura lindja e një vajzë shikohet më keqardhje dhe është e konsideruar si një fat i keq.

Së treti gratë ende shikohen në disa rrethe shoqërore si të qëna të paafta të kenë vetë opinionet e tyre personale ose për të marrë vendimet e tyre. Ekziston një thënie: "Këshillohu me ato por mos ia vër veshin". Disa njerëz mundet madje të kenë nocionin në kokat e tyre që kjo gënjeshtër e pështillosur të jetë një thënie e Pejgamberit salallahu alejhis ua selam!

Pastaj është ideja që vendi i një gruaje është në kuzhinë. Këtu ne kemi një tjetër thënie të fëliqur: "Edhe në qoftëse gruaja do të shkojë në Mars, ajo përsëri do të përfundojë në kuzhinë". Këto nocione janë të huaja në islam. Ato nuk janë nga mësimet e Pejgamberit tonë salallahu alejhis ua selam.

Allahu thotë: Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri... "[Ali-Imran : 195]

Allahu gjithashtu thotë: " Nuk ka dyshim se për myslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh". [el-Ahzab : 35]


Ne mund të shohim në verset kuranore sesi Allahu i përmend gratë përkrah burrave, në mënyrë të barabartë me njëri tjetrin.

Shumë nga vajzat tona ndjehen të mashtruara dhe të pakënaqura nga trajtimi i pabarabartë ndaj tyre në krahasim me vëllezërit e tyre. Kur vëllai i një vajzë sjellë në shtëpi notat nga shkolla, gjithsekush bëhet i gëzuar ndërsa ai përgëzohet dhe shpërblehet me dhurata, madje edhe atëherë kur notat e tija nuk janë dhe aq të mira. Kur motra e djalit vjen në shtëpi me diplomën e saj pasi të ketë marrë notat më të larta akademike, asaj i thuhet: "Që ajo nuk është e rëndësishme... çfarë të mirë të sjellë ty? " Gjëra si këto janë të zakonshme.

Të tilla gjëra, e bëjnë klimën të jetë më joshëse ndaj thirrjes përendimore e cila është parë nga shumë vajza të reja si një vrimë e shpëtimit nga shtypja e shoqërive në të cilat ato jetojnë. Unë kam dëgjuar një ligjëratë në Egjypt nga një aktiviste për lirimin e gruas. Ajo foli për të tilla gjëra. Qëndrimi i saj ishte një reagim kundër zakoneve dhe rrethanave që ekzistojnë në shoqërinë e saj të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me islamin por të cilat me të vërtetë janë trashëgimi i kohëve të mëpërshme të injorancës.

Një grua, si edhe një burrë, ka nevojë të ndihet e rëndësishme, që vuajtja e saj të dëgjohet dhe aspiratat e saja të përmbushen. Nëse këto nevoja nuk do të përmbueshen nga familja e saj dhe në shkollë, ajo do të fillojë të kërkojë mënyra të tjera për t'i përmbushur ato diku tjetër. Media sot është duke i dhënë të gjitha llojet e mësimeve të kësaj kohe.

Psikologjia na mëson neve që megjithëse ju nuk jeni duke e bindur dikënd ose t'ia ndryshoni mendjen e tij nëse ju do t'i dëgjoni ata, ju jeni duke i afruar ata tek ju dhe duke i bërë ata më simpatik ndaj jush. Një nga cilësitë më të ndershme të njerëzve të mëdhenj dhe me influencë është aftësia e tyre për të dëgjuar të tjerët dhe për t'i treguar atyre respektin që meritojnë.

Një delegacion nga politeistët (mushrikt) e Mekës njëherë erdhi tek Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për ta kundërshtuar atë. Ata folën gjatë derisa ata nuk kishin më çfarë të thoshin. Vetëm atëhere Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, foli dhe pyeti: "A keni mbaruar? "Kur ata i thanë se kishin mbaruar ai filloi t'i recitojë atyre disa fjalë nga Kur'ani fisnik.

Personi i cili flet me ju mund të ndjehet në zemrën e tij që atij i është bërë padrejtësi. Ai mund të ketë një pikëpamje që dëshiron ta shprehë ose ndoshta dëshiron tua komunikojë ju. Ju duhet t'i lini atij një kohë për tu shprehur. Nëse ju nuk do ti lejoni atij që të shprehet vuajtja e tij do të transformohet në një deluzion ose do të sjellë brenda tij probleme psikologjike shkatërruese.

Eksperienca na tregon që problemet madhore me të cilat ne përballemi si individ, familje dhe kombe filluan si probleme të vogla që nuk u drejtuan në mënyrë korrekte. Ata u zmadhuan derisa u bënë kritikë dhe shpërthyen. Dhënia e një njohjej është një vulë sigurie për të dyja individin dhe shoqërinë. Kur disa probleme ngrihen dhe fillojnë të bëhen shqetësuese shumë njerëz harrojnë që është e mundshme për ta përmbajtur atë dhe në vend që ta shuajnë i hedhin edhe më shumë benzinë zjarrit.

Dëgjimi i të tjerëve në mënyrë efektive kërkon përvojë në një numër aftësish të cilat mund të numërohen si më poshtëë:

E para nga këto aftësi është përmbledhja e ideve që u sollën në rrjedhën e bisedës. Pas dëgjimit çfarë pala tjetër ka për të thënë dhe pastaj ju do të flitni për opinionin tuaj, nga kjo ju do të jeni i aftë të përmbledhni çështjen me saktësi të drejtoni pikëpamjen e personit dhe do të diskutoni si implikimet e tij ashtu edhe argumentet e juaja. Kjo tregon që ju i jepni rëndësi personit dhe i jepni atij të kuptojë se e kuptuat se çfarë ai kishte për të thënë. Në këtë mënyrë, ju i jepni të kuptojë se nuk jeni duke i futur atij fjalë në gojën e tij ose që keqkuptoni idetë e tij. Ai e di që ti ja ke vënë mendjen.

Shumë shpesh, ne nuk i japim të tjerëve shansin (mundësinë) për të folur. Kur ata flasin, ose ne jemi të pafatë për t'i kuptuar ose jemi të paaftë për t'i bindur ata se me të vërtetë ne i kemi kuptuar.

Aftësia e dytë që ne duhet të përvetsojmë është të qënurit i aftë për të hyrë në botën e mendimit të atyre të cilëve ne po dëgjojmë dhe me të cilët ne flasim. Kur ne i dëgjojmë dy njerëz që po diskutojnë, ne mund të themi nëse marrëdhëniet e tyre janë të tensionuara ose se ka miqësi dhe mirëkuptim. Kjo vjen tek ne me anë të gjuhës trupore, sesi ata e shikojnë njëri-tjetrin, sesi debatojnë dhe nga gjestet e duarve të tyre.

Një nënë është e aftë për të vendosur një marrëdhënie të mirë me vajzën e saj duke vendosur veten në nivelin e vajzës së saj dhe shprehjen e saj me zemër dhe me gjuhën e trupit të saj kështu që vajza ndihet e sigurtë dhe që mund ta besojë. Nëna është e aftë për t'iu përgjigjur ndjenjave të vajzës së saj dhe të vlerësojë rrethanat e saja. Në këtë mënyrë, është e mundur për vajzën për tu bërë konfidente dhe për të kapërcyer turpin e saj kështu që ajo mund të flasë hapur dhe thjeshtë dhe të shprehë shqetësimet e saja. Kjo megjithatë vetëm do të arrihet nëse ajo shikon seriozisht në atë se çfarë ajo ka për të thënë.

Shumë njerëz nuk kërkojnë një zgjidhje të problemeve të tyre aq shumë sa kërkojnë të gjejnë një zemër simpatike që të ndjejë dhimbjen e tyre dhe ku ata mund të gjejnë prehje.

Imagjinoni që ju t'i flitni dikujt dhe që personi vazhdon të shikojë orën e tij ose t'i përgjigjet celularit të tij ose të shfletojë gazetën. Ose imagjinoni që ai menjëherë sjell në muhabet një çështje krejt tjetër. A do të kishte rëndësi për ju që për të gjithë këtë kohë ai t'ju kishte shikuar në sy ndërsa ju flisnit?

Nëse ne do të pozicionoheshim në vendin e vajzave tona, kjo do të thotë që ne duhet të futemi në shpirtin e vajzës, zemrën e saj, ndjenjat e saja dhe sensualitetin e saj. Kjo do të thotë që ajo do të kuptojë se kur jemi me të dhe kur jemi kundër saj.

Aftësia e tretë dëgjuese që ne kemi nevojë të përvetsojmë është sjellje e diskutimit që ne dëshirojmë të shkojë. Një vajzë nuk mund të jetë e aftë hapur rreth çdo gjëje që e shqetëson atë ose ajo nuk mund të dijë të shprehet rreth disa gjërave. Ajo mund të bëhet e turbulluar ose të thotë diçka gabim. Ne nuk duhet ta mbajmë atë pas gabimit të saj ose ta gjykojmë atë në llogari të tij. Në vend të kësaj ne duhet të ndihmojmë atë për të komunikuar me ne çfarë ajo është duke u përpjekur të thojë. Ne kemi nevojë për ta bërë atë të ndjehet në një atmosferë normale dhe të qetë.

Një nënë mund ta gjejë në avantazh të flasë për përvojën e saj kur ajo ka qenë e re dhe sesi ajo ka kaluar përmes shumë gjërash.

Vajza mund të ketë nevojë për të folur rreth diçkaje që e mundon por nuk është e aftë ta thotë çdo gjë. Për këtë arsye, një nënë mund ta marrë çështjen shumë lehtë ose ta akuzojë vajzën se nuk është e aftë të flasë ose ta quajë atë budallaqe ose të marrë.

Unë kam dëgjuar vajza të thonë gjëra si kjo: "Askush nuk më kupton kurrë çfarë unë dua të them".

Ajo mund të nënkuptojë që nuk ka askënd në familjen e saj që bie dakord me çfarë ajo dëshiron. Në këtë, familja e saj mund thjeshtë të jetë në rregull. Megjithatë, ajo mund gjithashtu të nënkuptojë që askush nuk ia vërë veshin se çfarë ajo ka për të thënë dhe ky është një problem serioz.

Selman bin Fahd El-Avde

Marrë nga: islamtoday. net
 
Disa rrjeshta lexova moj braziljania se shume qenka kjo :p

Por kuptoj se shume gjera te thena ne kete shkrim jane nje mendje e perbashket, vetem se ne njerzit nuk i zbatojme keto, sepse jemi imponues dhe manipulues. Kerkojme qe cdo gje te behet ashtu si themi ne dhe te besojme e te mendojme njesoj.

E kam fjalen per shume debate mbi besimtaret e feve te ndryshme dhe atyre qe kane nje besim jo te thelle e ateistet.Mendoj se edhe ateistet besojne ne dicka dhe kur ajo dickaja eshte pozitive apo e mire, atehere perse te kembengulim?? !!!!!!!!

Megjithate flm :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top