Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Republika Islamike e Mauritanisë njohu Kosovën

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Republika Islamike e Mauritanisë njohu Kosovën
Republika Islamike e Mauritanisë ka njohur Republikën e Kosovës. Siç thuhet në një komunikatë të Ministrisë së punëve të Jashtme të Kosovës, kjo njohje ka ardhur pas komunikimesh intensive midis ministrive të jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës Islamike të Mauritanisë.

Njoftimi është bërë të mërkurën përmes Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, me një notë verbale nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit e Republikës Islamike të Mauritanisë, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. .. .se shpejti teksti i plote

Në notën verbale të njohjes, mes tjerash thuhet se “duke iu referuar letrës së Shkëlqesisë së tij, ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Skender Hyseni, dërguar ministrit të jashtëm dhe të bashkëpunimit të Republikës Islamike të Mauritanisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit e Mauritanisë ka nderin të njoftojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës se, Republika Islamike e Mauritanisë ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe ka marrë vendim që të themelojë marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh”.

Në notën verbale të njohjes po ashtu thuhet se, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit e Republikës Islamike të Mauritanisë, është e bindur se ky vendim hap mundësi të mëdha të zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimit me interes të ndërsjellët në të gjitha rrafshet, ato politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.

Republika Islamike e Mauritanisë është vendi i 65-të që e ka njohur Republikën e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran.

Republika Islamike e Mauritanisë gjendet në Afrikën Veriperëndimore, kufizuar me Oqeanin Atlantik, Senegalin, Malin, Algjerinë dhe Marokun. /Telegrafi/
 
Titulli: Republika Islamike e Mauritanisë njohu Kosovën

FLM prei tyne shum .


All-llahu i shperbleft .
 
Titulli: Republika Islamike e Mauritanisë njohu Kosovën

Hajde perhajr, veq perpara le t'vazhdojne njohjet, Elhamdulilah.
 
Titulli: Republika Islamike e Mauritanisë njohu Kosovën

shukran.png

Mauritania, zoti u dhasht bereqet! :dong::dong:
 
Titulli: Republika Islamike e Mauritanisë njohu Kosovën

Shume mire. Po mu beka qejfi shume. Do jemi te bashkuar kur te jemi te barabarte shqiperi kosove. ;)
 
Titulli: Republika Islamike e Mauritanisë njohu Kosovën

e kënaqi i lumi All-llahu e kënaqi ,po shtohen njohjet mashallah ,ishallah edhe tjerat shtete e ndjekin rrugën e kesaj
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back