Ado
FISEBILIL-LAH
Republika Islamike e Mauritanisë njohu Kosovën
Republika Islamike e Mauritanisë ka njohur Republikën e Kosovës. Siç thuhet në një komunikatë të Ministrisë së punëve të Jashtme të Kosovës, kjo njohje ka ardhur pas komunikimesh intensive midis ministrive të jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës Islamike të Mauritanisë.
Njoftimi është bërë të mërkurën përmes Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, me një notë verbale nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit e Republikës Islamike të Mauritanisë, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. .. .se shpejti teksti i plote
Në notën verbale të njohjes, mes tjerash thuhet se “duke iu referuar letrës së Shkëlqesisë së tij, ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Skender Hyseni, dërguar ministrit të jashtëm dhe të bashkëpunimit të Republikës Islamike të Mauritanisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit e Mauritanisë ka nderin të njoftojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës se, Republika Islamike e Mauritanisë ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe ka marrë vendim që të themelojë marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh”.
Në notën verbale të njohjes po ashtu thuhet se, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit e Republikës Islamike të Mauritanisë, është e bindur se ky vendim hap mundësi të mëdha të zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimit me interes të ndërsjellët në të gjitha rrafshet, ato politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.
Republika Islamike e Mauritanisë është vendi i 65-të që e ka njohur Republikën e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran.
Republika Islamike e Mauritanisë gjendet në Afrikën Veriperëndimore, kufizuar me Oqeanin Atlantik, Senegalin, Malin, Algjerinë dhe Marokun. /Telegrafi/