Titulli: Republika e Palaut njeh Kosoven
I nderuari z. President:
Në emër të popullit të Republikës së Palausë, unë njoh sovranitetin e Kosovës si shtet të pavarur.
Edhe ne e ndjejmë ngazëllimin tuaj, sepse edhe ne jemi bërë shtet i pavarur dhe sovran në vitin 1994 dhe i jemi bashkëngjitur Organizatës së Kombeve të Bashkuara si anëtari më i ri i saj.
Pavarësia jonë është bërë e mundur falë përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila e ka administruar kombin e ishullit tonë në Oqeanin Paqësor në kuadër të Sistemit të Mirëbesimit të Kombeve të Bashkuara, i cili qe frymëzuar dhe udhëzuar nga parimet e demokracisë, lirisë dhe drejtësisë. Prandaj, në frymën e këtyre parimeve, ne i bashkohemi aleatit dhe partnerit tonë më të afërt, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ta njohur Kosovën dhe për ta përgëzuar në përvjetorin e pavarësisë së saj si shtet i lirë dhe sovran.
Duke u bazuar në njohjen tonë ndaj pavarësisë suaj si shtet sovran, janë duke u ndërmarrë hapa që kujdes i duhur t’i kushtohet vënies së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona, ndërsa unë mbes në pritje të krijimit të një miqësie të veçantë midis nesh.
Sinqerisht,
Johnson Toribiong
Letra e presidentit te Palaut derguar presidentit te Kosoves