CoNNecT
Administrator
PRISHTINث – Pas himnit, stemës dhe pasaportave të reja tashmë Republika e Kosovës do të ketë edhe targat e reja të automjeteve. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë të cilët thanë se në gjysmën e dytë të muajit shtator do të nisë shpërndarja e targave të reja të automjeteve. Sipas burimeve targat e reja të automjeteve do të mbajnë stemën e Republikës dhe numrat kodues të qyteteve. Për shkak të sigurisë, ekspertë e komunikacionit sugjerojnë që targat të jenë shkurtesat e qyteteve, të ndara sipas shtatë rajoneve policore.
Edhe pse ende nuk është caktuar data e saktë për fillimin e lëshimit të targave të reja, tashmë është e sigurt se tabelat e veturave nuk do të jenë më me shkurtesën “KS”.
Për këtë arsye, ministria ka themeluar një grup punues, të drejtuar nga vetë ministri Zenun Pajaziti, i cili përbëhet edhe nga drejtues të lartë të njësisë së policisë së trafikut. Sipas këtij burimi, tri variantet që janë duke u diskutuar në lidhje me dukjen e targave të reja, ndryshojnë fare pak nga njëra-tjetra, pasi që të treja kanë elemente të theksuara të shtetit, si stemën, shkronjat RKS apo ngjyrat e flamurit.
©balkanweb