Ado
FISEBILIL-LAH
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli konfirmon zyrtarisht, ardhjen e njohjes së re për shtetin e Kosovës, nga Republika e Gabonit.
Njohja zyrtarisht i është konfirmuar zëvendëskryeministrit Pacolli, në orët e vonë të mbrëmjes së kaluar, në Gabon, nga udhëheqësit më të lartë të këtij shteti, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së zëvendëskryeministrit Pacolli.
Më tej në njoftim thuhet se gjatë ditës do të ketë informata më të detajuara.
Në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme figurojnë 81 shtete që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, mirëpo pas keqkuptimit që ka ndodhur me njohjen nga Omani, Gaboni del të jetë shteti i 81-të që ka pranuar pavarësinë e Kosovës, e jo i 82.
Gaboni është një ndër shtetet e Afrikës së Mesme. /Telegrafi/