Republika autonome e Korces e 1916.

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
KORCA NE LUFTEN E PARE BOTERORE DHE REPUBLIKA E SAJ.

Me 1916 ushtrite aleate ishin vendosur ne te gjithë Shqipërinë. Deshtimet e aleateve me te vegjel i kishin detyruar fuqite e mëdha te zinin pozicionet e tyre në vend. Ne vjeshten e vitit 1916, Italianet kerkuan te okuponin Korcen. Kjo kërkesë u kundershtua nga Venizellos, ish kryeministër i Greqise, i cili ne atë kohe ishte i shkeputur nga Athina dhe kishte formuar një fare qeverie proaleate ne Selanik. Gjithashtu u kundershtua edhe nga serbet, qe nuk e shihnin me sy te mirë shtrirjen e Italise aq tepër dhe qe preferonin okupimin e Korces nga trupat venizelliste. Pas shumë bisedimesh u vendos qe trupi special italian i Maqedonisë te mbetej ku ishte dhe Korça me rrethet te okupohej nga trupat franceze, te cilat konsideroheshin si te painteresuara ne çështjet territoriale ne Shqipëri. Dhe ashtu u be: Italianet zgjaten vijen e luftimit te Vjoses deri ne Selenice te Kolonjes, dhe trekendeshin grek Kakavije- Kalibaq- Perat. Francezet mbasi okupuan Manastirin zbriten deri ne Kostur dhe iu afruan kufirit shqiptar. Ushtria bullgare okupoi Pogradecin dhe Goren deri ne Maliq dhe Zvezde. Ne Pogradec ishte edhe Themistokli Germenji, i cili pat ardhur bashke me shoket e tij qe ishin ne bashkëpunim me autoritetet bullgare dhe me oficeret austriake te sherbimit informativ te instaluar ne Pogradec.

Themistokliu filloi aktivitetin e tij për shpetimin e Korces dhe hyri ne kontakt me shoket e tij nacionaliste qe ndodheshin ne Korce. Me ta mbante korrespondence te rregullt, u jepte udhezime sipas rastit, dhe 2-3 here kishte guxuar te hynte naten fshehurazi ne qytet për te bërë mbledhje me shoket e tij. Themistokliu nuk ishte i kënaqur nga veprimtaria e bullgareve dhe i akuzonte këta se kishin aspirata jo vetëm për Korcen, por edhe deri ne Elbasan. Ne tetor te 1916-es një ditë befazi, zbret nga Gryka e Mborjes një fuqi ushtarake franceze prej 400 kaloresish, te cilët hynë ne Korce si pa gjë te keqe dhe menjehere u dhanë ultimatum autoriteteve greke qe te largoheshin nga Korça e te terhiqeshin ne Janine. Brenda dy ditëve greket u larguan nga Korça me një deshperim të madh, duke manifestuar rrugës ne favor te Mbretit Konstandin. Pas ikjes se grekeve, Korça për 3-4 ditë mbeti pa ndonjë flamur qeveritar. Kavaleria franceze, qe komandohej nga kolonel Dekueni, mbante vetëm qetesine, ndërsa pas tri ditëve erdhi nga Kosturi një fuqi ushtarake greke, e perbere pjeserisht nga civile anadollake dhe pjeserisht prej ushtaresh me veshje te rregullt. Kjo ishte ushtria venizeliste e porsaformuar. Venizelua, mbasi u nda nga qeveria e Konstandinit, kishte ardhur ne Selanik dhe atje kishte formuar një qeveri me vehte, aleate me anglo-francezet dhe kishte filluar te organizoje një ushtri, qe ne te vërtetë ende nuk peshonte rëndë. Fuqite franceze nuk largoheshin nga qyteti dhe fuqite venizeliste u përhapen ne rrethin e Korces e vajten deri ne Voskopoje. Ne këtë kohe cetat shqiptare, te organizuara nga austriaket dhe qe komandoheshin nga Sali Butka, sulmuan Voskopojen dhe pasi i shpartalluan fuqite venizeliste i vune zjarrin katundit. Djegia e Voskopojes shkaktoi një panik të madh ne Korce dhe u kuptua se fuqite venizeliste nuk ishin ne gjendje te perballoniin situaten e krijuar dhe te ndihmonin francezet ne perballimiin e cetave shqiptare tej kufijve te Korces. Cetat e Sali Butkes zbriten deri ne Teqen e Melcanit dhe ne jug deri ne Boboshtice. Kishte ardhur koha qe nga kjo gjendje te përfitonte Themistokliu dhe te hynte ne marrëveshje me francezet.

Bisedimet për këto marrëveshje thuhet se kanë filluar me ndermjetesine e Raul Vinet, një francez instaluar prej kohësh ne Manastir, qe ishte martuar me një korcare. Themistokliu ishte i mendimit qe Korça te shpetonte nga zgjedha greke dhe ne të ardhmën Konferenca e Paqes të mos ta gjente atë te okupuar prej tyre. Francezet nuk e priten keq atë. Me 8 dhjetor 1916, Themistokliu me një fuqi te armatosur prej 2-300 vetash, hyri naten ne Korce. Një ditë me pare francezet debuan nga Korça gjithë mbeturinat venizeliste dhe se bashku me këta, internuan ne Selanik disa nga eksponentet e propagandës greke, si Efrem Gjinin, dr.Llambi Dardhen, Kostaq Nacen, dr.Harisiadhin e tjerë. Me 9 dhjetor u biseduan dhe hollesite për organizimin e administratës shqiptare qe do të themelohej ne Korce. U vendos qe te shpallej një Republike Shqiptare e Korces, një keshill qeveritar me 12 persona, një gjykatore, drejtori e financave, organe policore dhe te xhandarmerise, drejtoria e arsimit, zyra botërore e tjerë. Ngjarjet e kryengritjes epirote te 1914-es dhe propaganda shekullore greke kishin sjelle një përçarje pak a shumë te madhe midis popullit. Themistokliu ne këtë situate veproi jo vetëm si një patriot i shquar, por u tregua edhe si një politikan i mirë për te zhdukur gjurmat e se kaluares. Dhe për te siguruar një bashkëpunim midis elementeve me pikëpamje e rryma të ndryshme vendosi qe ne keshillin qeveritar të merrnin pjesë edhe persona qe ishin si krere te propagandës greke. Me taktiken e tij mundi te zgjedhe ne keshillin qeveritar disa nga këta, te cilët i thirri ne shtepine e tij duke i vënë përpara një fakti te kryer. Kur populli ishin mbledhur përpara prefektures me 10.12.1916, Keshilli qeveritar me ne krye Themistokline erdhi në Prefekture. Aty një toge ushtaresh franceze i priti me nderime te posacme dhe me pas kolonel Dekueni (Decoin) dhe Themistokliu dolen ne ballkonin e prefektures duke mbajtur qe te dy nga një fjalim te shkurter. Midis brohoritjeve te popullit u ngrit flamuri kombëtar dhe u shpall Republika Shqiptare e Korces. Keshilli qeveritar kishte funksione te fuqise ekzekutive dhe te asaj legjislative dhe ishte organi suprem i Republikës. Kryesine e Këshillit e mbanin me radhe për një muaj rresht çdo anëtar i saj dhe ky, për atë kohe, zinte vendin e Kryetarit te Republikës. Themistokliu u emerua prefekt i policise, ndërkohë qe një francez perfaqesonte komanden franceze dhe kryente detyrat e një prefekti civil. Gjuha zyrtare ishte gjuha shqipe.

Koloneli Dekuen u tregua një shqiptarofil i nxehte dhe nuk kurseu asgjë për te ndihmuar mbarëvajtjen e Republikës. Hinterlandi i kësaj republike ishte shumë i ngushtë. Sali Butka qëndronte ne Melcan e ne Boboshtice. Francezet bene c'është e mundur për ta bindur atë të vinte ne Korce e te bashkëpunonte me ta. Derguan ne Melcan një delegacion shqiptar bashke me një major francez, te cilët e keshilluan te dorezohej por Saliu nuk e pranoi, megjitheqe ngritja e flamurit ne Korce Saline e kishte kënaqur. Ai e gjente ne interes te Republikës qëndrimin e tij jashtë valles dhe e quante si një sigurim me te mirë për poziten e Themistokliut, i cili për çdo eventualitet kishte një vend ku te mbeshtetej. Por gjatë vitit 1917 edhe Qeveria venizeliste ishte forcuar. Ushtria e saj ishte shtuar dhe kishte filluar te peshonte rëndë, prandaj Venizelua kishte filluar te loste intrigat e tij kundra Republikës, te cilën e kishte hale ne sy dhe e shihte si një pengesë serioze për realizimin e aspiratave te tij mbi Korcen. Ai e dinte se tërë këto suksese te Republikës se Korces i detyroheshin personit te Themistokliut. Sureteja franceze (sigurimi) administrohej nga vellezeria Galvani. Këta filluan intrigat kundër Themistokliut duke shfrytezuar merine dhe pakenaaqesine qe kishin kundër tij disa persona me influence ne Korce. Ky grup i te pakenaqurve kryesohej nga bejleret e Dishnices. Këta organizuan disa mbledhje te fshehta, ku edhe u pergatit një peticion kundër Themistokliut i cili akuzohesh si njeri qe mbante marrëveshje te fshehta me kundershtarin. Komploti u pergatit si duhet.Mbasi u muar si duket edhe pëlqimi i gjeneral Sarailit, ne tetor 1917, një mbrëmje, një kamion solli disa oficere te sigurmit nga Follorina ne Korce te cilët u drejtuan për ne shtepine e Themistokliut dhe e ftuan këtë për ne Selanik, ku gjoja e thirrte gjeneral Saraili. Themistokliu kishte kohe te fshihej te arratisej e të mos u dorezohej atyre qe kishin ardhur ta arrestonin, por duke e ditur vehten e tij te pafajshem e duke patur besim ne drejtesine franceze, u dorezua menjehere dhe u nis bashke me ta për ne Selanik. Atje, brenda tri katër ditëve u nxuar para gjyqit ushtarak. Aty u akuzua për aktivitetin qe kishte zhvilluar ne favor te sherbimit informativ austro-bullgar kur ndodhej ne Pogradec, para marreveshjes mee francezet. Themistokliu nuk e mohoi këtë aktivitet. Ai insistoi duke thënë se pas marreveshjes kish vepruar besnikerisht dhe si një aleat i vërtetë me francezet dhe kerkoi qe të mos merrej parasyssh veprimtaria e tij para marreveshjes. Gjykata ushtarake nuk i mori parasysh justifikimet dhe e deklaroi fajtor për aktivitetin e tij te meparshem duke e denuar me vdekje. Mbasi dënimi u aprovua nga gjeneral Saraili, i cili ushtronte te drejtën e Presidentit te Republikës Franceze, Themistokliu u pushkatua ne Selanik padrejtesisht dhe tradhetisht. Populli i Korces dhe veçanërisht shoket e Themistokliut ishin te shqetësuar për fatin e tij. Ne mëngjes kur pritnin ndonjë lajm mbi fatin e tij, pane qe shetitnin nëpër rrugët e qytetit patrulla te shumta franceze, te cilat kishin vënë nëpër dritaret mitraloza. Ne orën 9 te asaj ditë, u thirren nga ana e gjeneralit francez pjestaret e Këshillit Qeveritar. Gjeneral Sali ishte një person i ashper e gjysmeanormal, mbasi kishte humbur ne lufte pesë djem. Pra, me brutalitetin e tij qe e karakterizonte i njoftoi këshillit qeveritar pushkatimin e Themistokliut dhe i kercenoi këta, se në rast te ndonjë manifestimi, kishin për t'u marrë masa te rrepta. Gjithashtu i porositi qe te keshillonin popullin te mbante gjakftohtesine dhe te qëndronte i urte. Sigurisht nuk ngjau asgjë. Me vrasjen e Themistokliut kish ndryshuar edhe qëndrimi politik i Frances.

Qe atë ditë u shpall mosekzistenca e Republikës se Korces. Emri i Republikës u nderrua ne emrin kazave-qeveritare e Korces. Keshilli qeveritar u suprimua dhe mori emrin e Këshillit te Paresise (Conseil del notables). Ky keshill u formua nga persona te tjerë me konservatore. Kompetencat e këshillit u kufizuan krejt. Nuk kishte një te drejtë legjislative, nuk kishte te drejtë për emerimin e nepunesave e te perpilonte buxhetin apo te kontrollonte financat. Gjithë të drejtat e kompetencat e këshillit qeveritar i kaluan delegatit te Frances, gjithë vulat zyrtare, timbrat e Republikës u nderruan, zyrat qeveritare vazhduan te funksiononin nën mbikqyrjen dhe urdhërin e delegatit francez. Francezet vetëm ne punët e gjykates shqiptare nuk nderhyne asnjëherë dhe vendimett e saj i respektonin. Kjo gjykate me personelin e saj te ndershem i solli mjaft sherbime vendit. Pas pushkatimit te Themistokliut, organet e sigurimit francez i vazhduan persekutimet e tyre. Ato arrestuan një pjesë te bashkepunetoreve te Themistokliut si Qamil Panaritin drejtor i Policise, Mehmet Pupen, komisar i policise, si edhe Mehmet, Sejfullah e Maliq bëj Pojanin, te cilët u dënuan me vdekje. Mbasi dënimi i tyre u zbrit ne 20 vjet te burgosurit u derguan ne Guaiane. Një koloni franceze ne Ameriken e Jugut. Bashke me këta u derguan edhe 30 vete te tjerë. Me denimin e tyre, Republika e Korces mori fund....
 
Krahina “Autonome” e Korçës

Fitore e shënuar e Lëvizjes Patriotike Shqiptare.


Nga: APOSTOL BITRAKU


Krahina "Autonome" e Korçës, fitore e shënuar e Lëvizjes Patriotike Shqiptare. 92 vjet më parë 10 Dhjetor 1916-2008

Ishte 10 dhjetori, i vitit 1916. Lufta e Parë Botërore ose Lufta e Madhe, siç thuhej shpesh, ishte në zhvillim e sipër. Shqipëria ishte bërë shesh beteje, midis forcave ndërluftuese. Ushtritë italiane dhe franceze, kishin zënë Shqipërinë e Jugut, kurse ushtritë austro – hungareze e bullgare, Shqipërinë e Mesme. Në Korçë, ishin vendosur forcat pushtuese greke. Rreziku i copëtimit dhe aneksimit të Shqipërisë së Jugut, nga shovinistët grekë, ishte i madh. Pikërisht në këtë periudhë kaq të vështirë, forcat patriotike ngritën popullin në këmbë, për t'i dalë zot vendit . Në krahinën e Korçës, vepronin çetat e Themistokli Gërmenjit dhe Sali Butkës. Gjithashtu patriotët, veçanërisht Themistokli Gërmenji, duke përfituar nga rasti i shtrirjes së ushtrisë franceze në Korçë dhe në qarkun e saj, ngritën një komision, dhe në emër të popullsisë së krahinës, u kërkuan forcave franceze, largimin e grekëve nga Korça dhe ngritjen e një administrate shqiptare.


Themistokli Gërmenji, (1871-1917)


Kështu, autoritetet franceze të pushtimit, u ndodhën përballë një lëvizjeje të fuqishme patriotike shqiptare, që kërkonte me çdo kusht largimin e pushtuesve grekë, nga Korça. Francezët ishin të interesuar të shuanin "vatrat e zjarrit" dhe të kishin siguri e qetësi në prapavijat e tyre. Për këtë arsye, komandanti francez i zonës së Korçës, koloneli Dekoen, sipas udhëzimeve të komandës së Armatës së Lindjes, vendosi të largonte nga Korça, venizelistët grekë dhe hyri në bisedime me udhëheqësit e lëvizjes shqiptare.


اeta patriotike e Themistokli Gërmenjit


Ishte pikërisht,10 dhjetori, i vitit 1916. Sipas njoftimeve që jep gazeta "Adriatiku",e cila dilte asokohe në Korçë, por jo shumë e njohur, ajo ditë u kthye në një festë të vërtetë. Njerëzit u mblodhën në shkollën e Shën Gjergjit, që në orën 9:00 të mëngjesit. Aty, vjen Themistokliu dhe paria e Korçës. Ndërsa përpara prefekturës, ushtarët francezë, veshur me uniformë festive, qëndronin për nder armë. Themistokliu u rrëfeu njerëzve shkakun e mbledhjes: - Do të deklarohet vetëqeverisja e Shqipërisë, - tha ai, - prandaj, duhet të kemi vëllazëri e dashuri midis nesh. Foli gjithashtu, z. Vasil Kondi.



Më tej, komisioni prej katërmbëdhjetë vetash, shtatë të krishterë dhe shtatë muslimanë, u nisën për në prefekturë. Në këtë komision, që mori përsipër barrën e kujdesjes për vendin dhe u paraqit përpara kolonelit, bënin pjesë: Rafail Adhami, Kostandin Nocka, Nikolla Vangjeli, Vasil Singjeli, Vasil Kondi, Llambro Mborja, Thimi Cale, Shaqir Shabani, Tefik Rushiti, Hysen Dishnica, Emin Rakipi, Qani Dishnica, Sali Babani dhe Haki Shemshedini. Aty i priti koloneli, Dekoen dhe oficerë të tjerë francezë, veshur me uniforma ushtarake dhe me grada. Dr. Haki Mborja i drejtohet komandantit francez e i tregon qëllimin e ardhjes së tyre. Komandanti i priti me buzëqeshje, duke thënë, se duhet bërë protokoll. U bë protokolli.





Sipas protokollit të 10 dhjetorit , qyteti i Korçës, Bilishti, Kolonja, Opari dhe Gora, formonin një krahinë "autonome", që do të administrohej nga shqiptarët, nën mbrojtjen e autoriteteve franceze. Krahina do të administrohej nga një këshill administrativ, i përbërë prej katërmbëdhjetë vetash, i cili do të kishte edhe xhandarmëri për të mbajtur rregullin. Gjuha zyrtare në kërkesa, ankesa e kontrata, do të ishte shqipja dhe flamuri i Krahinës "autonome", ai shqiptar, me një shirit të trengjyrëshit francez. Si u bënë këto biseda, të cilat u përkthyen nga dr. Noke, protokolli u firmos nga të dyja palët .Pastaj, Themistokliu doli në ballkon dhe ngriti flamurin. Ushtria franceze i rrinte për nder flamurit, kurse populli thërriste me gëzim: - ''Rroftë Shqipëria!''- Dikush këndonte e dikush hidhte valle. Entuziazëm, një ditë e vërtetë festive! Paskëtaj, nën tingujt e muzikës, ushtarët parakaluan me armët ngjeshur. Themistokliu me shokët, hynë brenda, uruan njëri - tjetrin dhe u nisën për në katundari. Dekoeni i përcolli buzagaz, deri tek porta. Në katundari, komisioni i kërkoi Themistokliut, të marrë drejtimin e policisë. Ai pranoi dhe pjesëmarrësit e uruan. Sekretar i përgjithshëm u zgjodh, Petro Harizi.



Krahina " autonome"e Korçës, pati rëndësi të madhe dhe ishte sukses i shënuar, i forcave patriotike shqiptare. Ajo, megjithëse pati autonomi të kufizuar, arriti të sigurojë mjaft të drejta për popullin, të krijojë kushte qetësie dhe zhvillimi ekonomik, si dhe të paralizojë veprimtarinë shoviniste greke, në Shqipërinë e Jugut.



Duke shfletuar më tej, gazetën "Adriatiku'', njihemi hap pas hapi me veprimtarinë e krahinës " autonome " të Korçës dhe arritjet e saj. Këshilli administrativ i krahinës, në të cilin, rolin kryesor e luante Themistokli Gërmenji, ndonëse mbante detyrën e prefektit të policisë, hartoi mjaft rregullore për administratën publike, për financat, arsimin, policinë, gjyqet, buxhetin, etj. Kujdes iu kushtua sidomos, zhvillimit ekonomik të krahinës. Masa të rëndësishme u morën edhe për arsimin. Shkollat greke u mbyllën, për t'u hapur gjashtëdhjetë shkolla fillore shqipe, gjithashtu edhe një shkollë e mesme. Bashkë me francezët, u arrit të ngrihet një sistem i rregullt postar, të shtypen pulla të reja, si dhe monedha të krahinës "autonome."



Marrëdhëniet e Themistokliut dhe të funksionarëve të tjerë, të këshillit administrativ, me forcat franceze dhe sidomos, me kolonelin Dekoen, kanë qenë të mira dhe pozitive. Në nr. 10 të gazetës, mësojmë se, më 25 dhjetor, në Gazino të Korcës, ushtarët francezë dhanë një koncert, ku u mblodhën pesëqind franga. Këto franga, u ndanë për të varfrit e qytetit. Kurse, me rastin e Vitit të Ri, Themistokli Gërmenji i dhuroi kolonelit, Dekoen, një dyfek me çark dhe një kobure, të larë me ar. Edhe më simbolike, ishte dhurata e grave të shoqërisë " Ylli i mëngjesit''. Ato kishin përgatitur për kolonelin, një tapita të qëndisur me dy patkonj të bashkuar, në mes, flamuri shqiptar dhe ai francez, me fytyrën e Skëndërbeut.



Krahina "autonome" pati veprimtari edhe në drejtime të tjera. Në nr. 30 të gazetës, jepet lajmi, se posta po vepron. Por, meqenëse markat e para të zëna prej grekëve u sosën, u vendos që të dalin marka të reja ( pulla). Dhe ato dolën. Ishin të bukura në formë. Në qendër, shqiponja me dy krerë, në krye, fjala ''Korçë'', në të majtë ''vetëqeverisje'', në të djathtë, 'Shqipëri'' dhe në mes, vlefta e markës. Pak a shumë, këto fjalë ishin vënë edhe në monedhat e reja, që u prenë, një frangëshe e poshtë. Ushtarit francez, i cili gdhendi klishenë e monedhave, iu dhurua një orë e florinjtë.



Lajme, njoftime të ndryshme dhe urdhra të prefektit të policisë, shohim edhe në numrat e tjerë të gazetës. Krahina "autonome "e Korçës, u interesua dhe mori masa edhe për ruajtjen e pyjeve, për higjienën e pastërtinë, për çmimet, për furnizimin e popullit me drithë, e deri tek tabelat që duhet të vinin tregtarët, në dyqanet e tyre. Në urdhrin Nr. 10, thuhet se, tregtarët duhet të rrëzojnë tabelat që kanë vënë në gjuhë të huaj dhe t'i shkruajnë ato, në gjuhën amtare. Francezët vendosën marrëdhënie të mira edhe me taborët e Sali Butkës dhe prijësit e tjerë, të kësaj kazaje.





Por, Republika "autonome" e Korçës, megjithë sukseset që pati, nuk jetoi gjatë. Që kur u krijua, u prit në mënyrë armiqësore dhe të ashpër nga shovinistët grekë dhe qeveria italiane.Veprimi i gjeneral Sarrait , komandant i Armatës së Lindjes, kishte rënë si bombë në kancelaritë e fuqive të mëdha, ndaj ato bënin presion për shfuqizimin e protokollit të datës, 10 dhjetor. Si rezultat i këtyre presioneve, qëndrimi i forcave franceze ndaj lëvizjes patriotike shqiptare, në Korçë dhe krahinës " autonome", filloi të ndryshojë. Ata po ndiqnin, tashmë dhe arrestonin, patriotët shqiptarë. Në këto kushte, gjenerali Sarrai, u detyrua të largonte nga Korça, kolonelin Dekoen, në maj, të vitit 1917, megjithëse e ngrinte lart veprimtarinë e tij. Pas largimit të tij nga Korça, ngjarjet u zhvilluan me shpejtësi. Në muajin nëntor të këtij viti, elementë grekomanë dhe bejlerë të Korçës , montuan fshehurazi, një proces kundër Themistokli Gërmenjit, duke e akuzuar atë, për tradhëti dhe agjent të austriakëve. Me shpejtësi të madhe, një gjyq ushtarak i Armatës së Lindjes, në Selanik, e dënoi atë me vdekje dhe e ekzekutoi, më 9 nëntor 1917.


Qëndrimi burrëror i Themistokli Gërmenjit, para ekzekutimit.




Qëndrimi i Themistokliut, përpara gjyqit dhe përpara ekzekutimit, ishte burrëror dhe dinjitoz. Në letrën që i shkruante së shoqes, ai theksonte se: "Jam viktimë e mashtrimeve", "Vdes i pafajshëm" dhe " Rroftë Shqipëria!" - Ndërsa një oficer francez, i cili e pa me sy vrasjen, e përshkruan kështu ngjarjen: - " E kam njohur Themistolkli Gërmenjin dhe u ndodha i pranishëm kur u pushkatua. Ai nuk tregoi asnjë shenjë frike, përpara vdekjes. Të gjithë sa ishim aty, mbetëm të mahnitur. Ai ishte i veshur me rroba kombëtare dhe ecte me hapin e qetë dhe plot dinjitet. Fjalët e tij të fundit, që iu drejtuan përfaqësuesit ushtarak francez, ishin: - ''Ju, nuk e njihni mentalitetin shqiptar. Nuk e njihni shpirtin e popullit tim! Ju, po bëni një gabim shumë të madh. Rroftë Shqipëria!" - Vrasja e Themistokli Gërmenjit, ishte një humbje e madhe për krahinën "autonome" të Korçës dhe lëvizjen kombëtare shqiptare.



Pas kësaj, komanda franceze në Korçë, më 16 shkurt 1918, abrogoi protokollin e datës, 10 dhjetor, dhe krahinën e Korçës, e mori drejtpërdrejt nën administrimin e saj. Megjithëkëtë, autoritetet ushtarake franceze, nuk guxuan të zhduknin të gjitha fitoret e arritura nga përpjekjet dhe lufta e patriotëve shqiptarë. Në krahinë vazhdoi të ngrihej flamuri shqiptar, krahas atij francez, dhe shkollat që u hapën, e vazhduan mësimdhënien.



Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, në maj, të vitit 1920, forcat franceze u larguan nga Korça, duke marrë fund kështu edhe krahina "autonome" e Korçës. Populli i kujton ata, si aleatë në ato çaste të vështira dhe krahinën "autonome", si një sukses të asaj periudhe, që ndikoi drejtpërdrejt, në ruajtjen e tërësisë tokësore të atdheut tonë, 92 vjet më parë. Ata u larguan, duke lanë pas kujtimin e mirë dhe varret e ushtarëve francezë, këtu në Korcë, sikurse edhe liceun francez, që edukoi për dekada të tëra, brezat e rinj.
 
Titulli: Krahina “Autonome” e Korçës

patriotizmi i korcareve njihet nga te gjithe.
Atehere patriotet vinin atdheun mbi besimet e tyre fetare dhe mbi interesin personal.
Nuk do isha i sigurt ditet e sotme se a do bente te njejten gje ndonje ortodoks korcar apo do shiteshe me gjite breke si nje pjese e korcareve te sotem!!!
Po te mos ishte Themistokli Germenji me disa te tjere tani une do isha ne ndonje forum grek,Korca do quheshe Korica,
Jugu i Shqiperise do ishte nen grekun dhe ju do hapnit tema ne forum sic hapim tema per Camerine.
Prandaj i detyrohemi shume atyre burrave te atehershem.
Duhet tu perulemi figurave dhe veprave te tyre!LAVDI.
 
Titulli: Krahina “Autonome” e Korçës

Urime per temen e sjell.
 
Titulli: Krahina “Autonome” e Korçës

Une kame nje kartoline me pulle poste nga krahina autonome e Korces nene francezet. Ne ne Vlore kishim problemet tona me Italianet ne te njeten kohe.
 
Titulli: Krahina “Autonome” e Korçës

Ne fakt ne Korce jane dyndur nje potpuri jo e paket kryesisht vllehe,greke,turq,sllave,rome,te gjithe keta popuj kane pasur te drejten e shprehjes po ashtu si dhe shqiptaret.Ne gjithe periudhat ku ka pasur perplasie shteti shqiptar me ato shtete fqinje kryesish greqi ose jugosllave nje pjese e folklorit korcar i eshte pergjigjur pozitivisht.per shembull vllehet ose sic quhen ne gjuhen popullore [cobenet]kane shprehur hapur se nje bashkim me greket do ti favorizonte ne shume aspekte,lidhja kryesore ishte feja ortodokse,por kjo nuk do te thote qe ata jane greker por jane rumane te cilet mereshin kryesisht me blektorine prandaj dhe jane quajtur cobene.Greqia i shfrytezoi kryesisht ne luften e dyte boterore per interesin e saj ,pra per te zgjeruar teritorin e saj,Kam pare nje plan nga televizjoni grek kur pa hyre ne korce ne nje fshat qe quhet Dishnice kane dale vllehet e atij vendi kush vendoste lule ne gryket e armeve e kush me flamuj greke per te festuar hyrjen e grekeve ne korce,po ashtu ndodhi dhe ne korce duke rene kembanat e kishave dhe duke organizuar panair me kenge dhe valle.Mua nuk do te me vinte cudi ne rast se ngrihej nje minoritar grek do te vepronte ne ate menyre ose nje maqedonas ose serb per patriotet e tyre, por qe te veproje nje minoritet Rumun qe ne fund te fundit eshte vertet i erdhur dhe i vendosur ne ato krahina kjo tregon se jane te ushqyer me pabesi.E mundem une qe ne rast se gjermania me ka dhene strehim pune dhe shtetesi ne periudhe lufte me francen ti pres francezet me flamuj dhe me lule,kjo quhet turp dhe tradheti.Tradhetaret shume i kerkuan por asnj nu i deshi
 
I dashur Ivan,
Ne radhe te pare te pergezoj qe i ke permendur vllehet ne nje cast kaq te rendesishem te historise se qyteterimit Korcar.
Por te lutem informahu mire per popullin vllah se ke informacion te gabuar.Si mund te quhem un rumun e shum e shum vlleh te tjere kur i di shum mir rrenjet e mia deri 300 vjet.Fisi im dhe shum fise te tjera vllehesh kane qen rreth viteve 1690 ne zonen e Frasherit dhe pikerisht ne fshatin Zavalan,Frasher,Kosine.....etj ,dhe pas nje kryengritje ,te shtypur,ndaj pushtimit osman u zhvendosem ne Epir (janine). Un e di shume mire qe nga viti 1700-1917 fisi im ka jetuar ne nje fshat te quajtur Mixhide(kefalovris ne greqisht)
nga viti 1917 jemi zhvendosur ne Shqiperi.
A mund te quhem un,Vllah qe flas nje gjuhe latine kam nje kulture te pasur me zakone dhe tradite,AUTOKTON?
Kur te theksoj qe shume e shume "Shqipetar" nuk e dine as nga e kan origjenen e tyre dhe nuk eshte habi po te mesojne na nje dite qe e kane pertej ANADOLLIT.
Si mund te quhemi ne rumune kur Voskopoja (Moscopolea ne vllahce) ne vitet 1700-1850 ka qene nje metropol i vertet per ate kohe,I BANUAR NGA SHUMICE DERRMUESE VLLEHE, me rreth 50000 banore.Dhe meqe u permend Voskopoja duhet thene se ky pseudopatriot SALIH BUTKA e ka djegur kete perle te Korces.
A mund te quhen Vllehet Autokton ne Epir,Maqedoni (emertime Bizantine) ose pashalleku i Janines dhe pashalleku i Manastirit (emertime Osmane)?
 
Vllahu
Por te lutem informahu mire per popullin vllah se ke informacion te gabuar.Si mund te quhem un rumun e shum e shum vlleh te tjere kur i di shum mir rrenjet e mia deri 300 vjet

Nuk je vetem ti qe i di, por te gjithe i dine qe ne 300 e ca vjet .Jan me te vertet fanatik ne kete drejtim
 
I dashur Ivan,
Ne radhe te pare te pergezoj qe i ke permendur vllehet ne nje cast kaq te rendesishem te historise se qyteterimit Korcar.
Por te lutem informahu mire per popullin vllah se ke informacion te gabuar.Si mund te quhem un rumun e shum e shum vlleh te tjere kur i di shum mir rrenjet e mia deri 300 vjet.Fisi im dhe shum fise te tjera vllehesh kane qen rreth viteve 1690 ne zonen e Frasherit dhe pikerisht ne fshatin Zavalan,Frasher,Kosine.....etj ,dhe pas nje kryengritje ,te shtypur,ndaj pushtimit osman u zhvendosem ne Epir (janine). Un e di shume mire qe nga viti 1700-1917 fisi im ka jetuar ne nje fshat te quajtur Mixhide(kefalovris ne greqisht)
nga viti 1917 jemi zhvendosur ne Shqiperi.
A mund te quhem un,Vllah qe flas nje gjuhe latine kam nje kulture te pasur me zakone dhe tradite,AUTOKTON?
Kur te theksoj qe shume e shume "Shqipetar" nuk e dine as nga e kan origjenen e tyre dhe nuk eshte habi po te mesojne na nje dite qe e kane pertej ANADOLLIT.
Si mund te quhemi ne rumune kur Voskopoja (Moscopolea ne vllahce) ne vitet 1700-1850 ka qene nje metropol i vertet per ate kohe,I BANUAR NGA SHUMICE DERRMUESE VLLEHE, me rreth 50000 banore.Dhe meqe u permend Voskopoja duhet thene se ky pseudopatriot SALIH BUTKA e ka djegur kete perle te Korces.
A mund te quhen Vllehet Autokton ne Epir,Maqedoni (emertime Bizantine) ose pashalleku i Janines dhe pashalleku i Manastirit (emertime Osmane)?

Athere i bje te jesh Shqiptar ???
 
Republika “autonome” e korçës

A duhet lejuar zhdukja e një vlere historike që perkujton rezistencën antishovinste greke ???

Lufta e Parë Botërore ishte në zhvillim. Shqipëria ishte bërë shesh beteje, Ushtritë italiane dhe franceze, kishin zënë Shqipërinë e Jugut, kurse ushtritë austro – hungareze e bullgare, Shqipërinë e Mesme.
Në Korçë, ishin vendosur forcat pushtuese greke. Rreziku i copëtimit dhe aneksimit të Shqipërisë së Jugut, nga shovinistët grekë, ishte i madh. Pikërisht në këtë periudhë kaq të vështirë, forcat patriotike ngritën popullin në këmbë, për t’i dalë zot vendit, vecanërisht patrioti i shquar Themistokli Gërmenji, duke përfituar nga rasti i shtrirjes së ushtrisë franceze në Korcë dhe në qarkun e saj, ngritën një komision, dhe në emër të popullsisë së krahinës, u kërkuan forcave franceze, largimin e grekëve nga Korca dhe ngritjen e një administrate shqiptare. Më 10 dhjetor 1916 në qendër të qytetit të Korçës, në hollin e ndërtesës së Bashkisë, një kompani këmbësore franceze kishte marrë një qëndrim ceremonial. Komandanti i tyre Henri Descoins, i rrethuar prej një morie delegatësh, po shihte për herë të fundit faqet e daktilografuara të marrëveshjes që do të firmosej nga ai dhe katërmbëdhjetë delegatët shqiptarë të kazasë së Korçës, ku përfshiheshin shtatë ortodoksë dhe shtatë myslimanë. Autoritetet franceze, u ndodhën përballë një lëvizjeje të fuqishme patriotike shqiptare, që kërkonte me çdo kusht largimin e pushtuesve grekë, nga Korça.
Komandanti francez i zonës së Korcës, koloneli Descoins, sipas udhëzimeve të komandës së Armatës së Lindjes, vendosi të largonte nga Korça, venizelistët grekë dhe hyri në bisedime me udhëheqësit e lëvizjes shqiptare.
Ishte pikërisht,10 dhjetori, i vitit 1916. Njerëzit u mblodhën në shkollën e Shën Gjergjit, që në orën 9:00 të mëngjesit. Aty, vjen Themistokliu dhe paria e Korçës. Ndërsa përpara Bashkisë, ushtarët francezë, veshur me uniformë festive, qëndronin për nder armë.
Sipas protokollit të 10 dhjetorit 1916 , qyteti i Korcës, Bilishti, Kolonja, Opari dhe Gora, formonin një krahinë “autonome”, që do të administrohej nga shqiptarët, nën mbrojtjen e autoriteteve franceze. Krahina do të administrohej nga një këshill administrativ, i përbërë prej katërmbëdhjetë vetash, i cili do të kishte edhe xhandarmëri për të mbajtur rregullin. Themistokli Gërmenji, u caktua me detyrën e prefektit të policisë një njesi ushtarake që me dinjitet u vu në krah të Armatës franceze të Orjentit për garantimin e rendit publik dhe që Presidenti Francez ka nderuar disa luftëtar shqiptar.
Gjuha zyrtare ishte shqipja dhe flamuri i Krahinës “autonome”, ai shqiptar, me një shirit të trengjyrëshit francez. Protokolli u firmos nga të dyja palët .Themistokliu doli në ballkon dhe ngriti flamurin së bashku me Kolonelin.Marrëdhëniet e funksionarëve të këshillit administrativ shqiptar, me forcat franceze dhe sidomos, me kolonelin Dekoen, kanë qënë të mira dhe pozitive. Krahina “ autonome”e Korçës, pati rëndësi të madhe dhe ishte sukses i shënuar, i forcave patriotike shqiptare. Ajo, megjithëse pati autonomi të kufizuar, arriti të sigurojë mjaft të drejta për popullin, të krijojë kushte qetësie dhe zhvillimi ekonomik, si dhe të paralizojë veprimtarinë shoviniste greke, në Shqipërinë e Jugut.Por tashmë në vitin jubilar të 90-të vjetorit të largimit të armatës franceze nga Korça dhe fitores së pavarsisë përfundimtare të krahnës së Korçës , Shtëpia muze është lënë në mëshir të fatit dhe Pllaka që përkujtonte ditën kur patrioti i shquar Themistokli Gërmenji dhe Koloneli Francez ngriti flamurin që shpallte Korçën Republikë Autonome nuk është më.
Persona të paidentifikuar, (nuk dihet prej sa kohësh), e kanë grabitur pllakën dhe shtëpia është lënë në mjerim të plotë, kjo të bën të mendosh se ka qarqe të interesuara që kjo banesë me vlera historike të shumëllojshme të humbasë si vend ngjarje historike duke marë me vete edhe vlerat e shumta të saj dhe duke konkretizuar shuarjen e kujtesës historike mjaftë të ndjeshme që kjo godinë dhe pllaka përkujtese ka për banorët e qytetit. Ja disa vlera të rëndësishme që përkujtohen nëpërmjet kësaj godine.
1. Në këtë pllakë përkujtimore shkruhej se data 10 dhjetor 1916, që përkon me ditën kur patrioti Themistokli Germenji e shpalli nga godina e administratës vendore , Korçën, Republikë Autonome, duke e shpëtuar atë nga lakmitë që kishin trupat pushtuese për këtë qytet.
2. Kjo godinë kreu funksionin e selisë qëndrore të Republikës Autonome të Korçës që ndikoi fuqishëm në zhvillimin e lëvizjes patriotike në vendin tonë dhe hodhi bazat e zhvillimit kulturor perendimor.
3. Edhe në maj të vitit 1920, kur trupat franceze nisën të largohen dhe grekët përparuan drejt Korçës banorët ringritën menjëherë flamurin po nga kjo godinë dhe organizuan rezistencën që çoi nënshkrimin e protokollit të Follorinës më 15 maj 1920. Bashkëveprimi i vullnetarëve nga e gjithë shqipëria që u mblodhën në Korçë dhe dorëzimi gradual i qytetit nga francezët ( data e fundit 21 qershor 1920 ) bëri që shqipëria e jugut të mbetej e lirë nga trupat greke.
4. Gjatë luftës iralo-greke që u zhvillua edhe në teritorin shqiptar, mbasi hynë grekët në Korçë, nuk e kishin haruar goditjen e 1916 dhe 1920. Grekët si fillim u treguan të matur. Por më pas në këtë godinë historike që frenoi okupimin e Korçës disa vite më parë, veç flamurit shqiptar vunë edhe flamurin grek tamam në prag të 28 nëntorit 1940. Pas ca kohësh, në janari i ‘41-it, flamuri ynë u hoq dhe mbeti vetëm ai grek.
garnizonit të qytetit, Gjenerali Theodhoraqis Dhimitros, nga ballkoni i Bashkisë deklaroj: “ ثshtë gëzim i madh të shohësh Korçën të “lirë”, këtë qender të kulturës greke të bashkohet me atdheun helenik”.
5. Bashkia e Korçës që instuticionalisht funksjononte në këtë godinë ka edhe një meritë tjetër me vlera patriotike. Edhe pse me forcën e armëve në të valvitej flamuri grek , drejtuesit e arsimit dhe shumica e arsimtarëve korçar kundërshtuan zbatimin e mësimit të detyrueshëm të gjuhës greke ashtu siç kishin bërë disa kohë më parë ndaj zëvëndësimit të mësimit tradicional të gjuhës franceze me atë italina.
6. Mëkëmbësi i mbretit fashist italjan Viktore Emanuel III në Shqipëri, Gjenerali Francësko Jakomoni kujton gjatë vizitës në Korçë disa ditë pas largimit të forcave greke: “ Në Korçë bëmë homazhe tek monumenti i patriotit Themistokli Gërmenji që kishte dhënë jetën për pavarësinë e qytetit të tij dhe konsiderohej si simbol i lirisë shqiptare. E përshkova në këmbë rrugën kryesore të qytetit deri tek bashkia, aty shfrytëzova rastin për të ftuar muslimanët dhe orthodoksët që të hidhnin pas shpine gjithshke të papëlqyeshme që mund të kishte ndodhur mes tyre në periudhën e pushtimit grek “.
Në historinë e qytetit të Korçës, “Banesa ku u ngrit Flamuri Republikës së Korçës’’ (Muzeu Historik që nga viti 1977) tashmë është renuar plotësisht , aktualiasht mezi po qëndron në këmbë dhe duket si faqe e një libri historik të djegur ku kopertina është duke u shkërmoqur mbas flake. Dhe ky imazh ndodh sot kur për vlerat e kësaj encikopedie të gjallë historike ka mjaftë interes dhe referenca.
I nderuar lexues, nuk po rendis këtu pergjegjesit e kësaj gjendje pasi menjëherë do të politizohet duke e kthyer në top futbolli por rendita gjendjen e saj i bindur se ligji pëcakton përgjegjësitë dhe mënyrën e trajtimit , le të shërbej ky shkrim që si një dukuri ku ligji sundon mbi politikën që tenton të mposhtë ligjin.
•tirana observer•
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top