Republic of Analbania

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
"Problemi më i madh me komunikimin është iluzioni se po ndodh vërtetë"

George Bernard Shaw

Hap ndonjë ditë, cilëndo ditë, ndonjë nga të përditëshmet e shtypit shqiptar dhe tek këmbët e tua do bien si insekte gjithëfarësoj analizash shtypi me tema të perceptuara në module psikoekzistenciale (sa inteligjente tingëlloi kjo huh?), të trajtuara në mënyrën që të ngjajnë elitare, gati të tejbotëshme, mbushur me fjalë të huaja, të panjohura, mbytur me koncepte të largëta sa google.com, por gjithësesi të vështira, si për të provuar me shkrim se autorët i përkasin tjetër rangu, tjetër klase. Këta janë mësuesit e kombit, farisej të gatshëm për të ligjëruar pafund për çdosend. Kujdes nga këta, se realisht nuk thonë shumë përveçse "shikomëni mua sa i dijshëm (lexo provincial) jam".

Këto analiza e debate skarco janë vepra të atyre që në gjuhen e plebejve si ne quhen llafollogë profesionistë, që shkruajnë jo aq për të përcjellë mesazhe sesa për të masturbuar me ëmbëlsinë e tingullit të zërit, apo gërmës së tyre. Të vetëkënaqur ngrihen në ajër si tullumbace të fryra prej fjalësh të mëdha e termash që për t'i lexuar e shqipëruar njeriut normal i duhen gjithëfarësoj shtrembërimesh t'ia dali. Opinionet e tyre, njëherësh nihiliste dhe të vetëkënaqura, janë editorialet e debatucëve, "perlat" e midhjeve tona elitare, që prodhojnë pafund mendim. Këta gjela, dy, tri herë në javë bëjnë vezë mendore. Por, pafat, s'janë veçse mufka, adoleshentë të thinjur e të papërmbushur.

A na nevojiten debate profesionistësh apo profesionistë debatesh?

Ndize televizorin për të ndjekur një transmetim debati dhe do gjesh po këta tipa euriditë, analistët e shtypit (dhe televizionit...dhe të çdo mediumi nën diell) duke dhënë më shumë mend. Këta opinionistët tanë të kudogjendur e të gjithëdijshëm kanë një tabiat të padurueshëm për tu marrë me gjithëçka. Nuk ka rëndësi ç'është tema, analistët e qytetit buzë Lanës janë të gatshëm të shprehen për çdosend.

Qoftë mbarështimi i bletëve, marksizmi, turizmi, Kushtetuta, letërsia, zgjedhjet amerikane, centralet bërthamore, kultivimi i trangullit, filozofia, ndërtimet pa leje, seksi, historia e Gjergj Kastriotit, moda, sallameria, ekonomia etj etj...këto janë të gjitha brenda fushës së tyre (pafund) të ekspertizës. Këta pleq janë të gatshëm të diskutojnë çështjet e rinisë... këta burra japin mend për problemet e gruas.

Nuk është aspak çudi që në të njëjtën mbrëmje, në të njëjtën orë, në kanale të ndryshme televizive të shikosh të njëjtit syresh duke folur për tema pa lidhje njëra me tjetrën... Janë të habitshëm, mrekullues, shterpë. Janë arratisur ekspertët, janë harruar akademikët dhe profesionistët. Larg qëndrojnë teknokratët, heshtin ekonomistët, struken juristët. Civilët na mësojnë mbi ushtrinë. Ushtarakët të mbajnë shënime! Në televizionet shqiptare dominojnë psikopatët e gjithëdijshëm.

Këta kanë uzurpuar studiot dhe faqet e shtypit, janë opinionistë dhe opinionbërës, natyrisht janë edhe opinon analizues. Këta në bashkëpunim me njëri tjetrin janë viktimat dhe autorët e shterpësisë së debatit publik ndër shqiptarët. Këta nuk i lënë rradhë ekspertëve, nuk u lëshojnë vend atyre që vërtetë kanë diçka për të thënë e për të dhënë. E kështu, pa e kuptuar as vetë kontribuojnë në sterilizimin e vazhdueshëm të mendimit në këtë vend. Janë mistrecë nga natyra, apo mistrecë të stërvitur. Shesin mend, e blejnë kravata - gjithësesi pa shije.

Unë nuk di të them se çfarë e mundësoi forcimin e këtyre tipave opinionisësh batutaxhinj, aq sa nuk di të them çfarë i bën hijenat të arrijnë t'i marrin thelën luanit, por keqardhje ndjej. Sepse ky vend ka ekonomistë, bujq, biznesmenë, juristë, filozofë, historianë, gjuhëtarë e gjithfarë profesionistësh brilantë që kanë shumë më tepër për të dhënë se debatucët, por që nuk gjejnë më as dëshirën për të hyrë në biseda të kota me ata që kujtojnë se dinë, e që në këmbim mbeten jashtë debatit publik. Kjo është një kosto reale për shqiptarin e thjeshtë, që në vend se të informohet dhe edukohet nga profesionistët, sorrollatet hundësh nga hajvanët që kanë përmbytur hapësirat mediatike.

Në këto kushte shoqëria jonë rrezikon të mbetet e varfër, injorante dhe e mefshtë, e paedukuar dhe e pa dije. Si mund të formojmë opinione të mirëinforumuara kur gjith' ç'dëgjojmë e ç'lexojmë është produkt i narcistave të vegjël analistë që kërcejnë pupthi çdo rast që u jepet për t'u shfaqur në televizion? ثshtë koha të bëhemi të ndërgjegjshëm, pak më të shkathët e pakëz më të mençur, për të kuptuar se kemi nevojë të lexojmë e të dëgjojmë nga ata që dinë çfarë flasin e flasin shkoqur për çfarë dinë. Mjaft me këta që të llafosurën e kanë për profesion, e profesion s'kanë, pos llafollogjisë. Duhet të kuptojmë që koston e paguajmë vetë ne si shoqëri kur debati real, edukues dhe informues për çështjet mungon, kur komunikimi i vërtetë mungon.

Blendi Salaj
peshkupauje
 
Titulli: Republic of Analbania

Dhe ne krye te tyre qendron Fatos Lubonja.I semure nga sensi i kundershtimit.I cili verbohet kur kemi te bejme me shkencen e vertete,i cili verbohet kur kemi te bejme me emrin Shqiptar.Analiste te tjere te cilet gerr-gerrvishin si bubercat qe kam shkruajt tek "dicka per Skenderbeun".Keta qe dijne vetem te fshijne,ti bejne gjerat e thjeshta te kot koklavitshme.Keta qe bejne nje pune te vullnetshme e te pavullnetshme qe synon ta beje popullin si vetja e tyre,skizofrene te pariparueshem.
 
Titulli: Republic of Analbania

Wawwwwww, hera e pare qe shoh nje artikull te mahnitshem nga ana analitike dhe perberese...
Fjale te thjeshta per te shprehur gjera te kuptueshme dhe me baze te plote. S'duhen fjale te medhaja per te shprehur realitetin.:)
 
Titulli: Republic of Analbania

Dhe ne krye te tyre qendron Fatos Lubonja.I semure nga sensi i kundershtimit.I cili verbohet kur kemi te bejme me shkencen e vertete,i cili verbohet kur kemi te bejme me emrin Shqiptar.Analiste te tjere te cilet gerr-gerrvishin si bubercat qe kam shkruajt tek "dicka per Skenderbeun".Keta qe dijne vetem te fshijne,ti bejne gjerat e thjeshta te kot koklavitshme.Keta qe bejne nje pune te vullnetshme e te pavullnetshme qe synon ta beje popullin si vetja e tyre,skizofrene te pariparueshem.

Vertete...Te kujtohet kur per Tosin thashe te njejten gje si artikulli larte??

Perdorte fjalen sui generis, per te treguar njohurite e tija, po nuk merrte vesh konteksin ku po e vinteLOLLOL
 
Titulli: Republic of Analbania

Nuk i ve dhe shume faj.Ka vuajtur shume.
I ve shum faj kur do qe te bej qe te vuajne menderisht dhe Shqiptaret,pas tij.
 
Titulli: Republic of Analbania

Nje problem mjafte i dukur me efekte degjeneruese ne trendet qe po levizim. Une kam drojen se keto lloj mjaullimash, zhurmash shurdhuese qe po na servirin pseudotelevizionet dhe pseudogazetat tona, nje dite do na behen ushqimi yne i preferuar.
''Kur mungon luani majmuni behet mbret'' - ishte nje thenje qe na doli te jete mese e vertete. Me sa duket shoqeria civile ( intelektuale te vertete ti quajme), ka humbur rrugen dhe vertete une kete heshtje te tyre nuk munde ta kuptoj. Nuk di a ta quaj dremitje, mbledhje energjish, apo te themi se realisht kjo elit nuk egziston fare tek ne. Nuk ma thote mendja kete te fundit kur kujtoje tere ate plejade intelektualsh qe nuk frymojne askunde. Them te drejten se eshte e rruges qe ata te deuken me hijerendesin dhe madheshtin e tyre dhe te na zgjojne nga gjumi te te perfundoj njeher e pergjithmone kjo ndriqueshmeri verberisht qorre. Madje, ata mendoj se edhe e kan obligim ndaj vendit te tyre kete gje. Por heshtja me vret cdo dite e me shume. Nga mosdukja e tyre, si kepurdhat pas shiut kan ngre koken pseudonaliste, pseudokolumnistet e pseudot e tjere te cilet na mjegullojne gjithka rreth nesh me pseudofraza kote te cilat munde te jene gjithqka pos te karakterit arsimor, edukues e informues. Madje koheve te fundit keta trimosh jane trimeruar aq shume saq kan filluar te jetojne ne utopi, se mbi ta nuk qendron askush.
Ne nje nga televizionet lokale te rrethit tim para ca netesh me rastisi te degjoje nje emision mbi barazin gjinore dhe trendet e levizjes se femres ne ate lokalitet. Kojshikja ime, me imazhin kundrthenes te kombinimit fatal te fizikut dhe garderobes qe vetem imagjinata e ceket munde ta prodhoj dhe me kualifikimet shkollore te barabarta me kurse per qepje dhe zierje, mjaullinte mbi te drejtat dhe barazin gjinore. Mjerimi nuk eshte ndryshe mendova. Madje ajo me shume pompozitet krenohej se shkollimi qe po merrni keto femra ne keto drejtime gjithnje e brengosur me fatin se disa nga to kishin demtuar gishterinjet me gjilpere apo gjate zierjes. Them me vete gjinia e bukur ne lokalitetin tim ne kete gjendje ishte ne vitet '40.
Desha te dali ne dritare dhe te fyej te gjithe eliten femrore te lokalitetit tim ( fatbardhesisht nuk eshte pak). Ku ishin ato femra intelektuale te ketij lokaliteti qe kishin toleruar nje gje te tille. Per te qene me e keqja keto emisione realizohen mu nga xhepi yne. Pra me para te taksapaguesve ( me parat tona) ne blejme dokrra.
Them te drejten se me kete qasje na duhet kohe per ndryshim i cili nuk duket as qe ka filluar asgjekundi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top